Shkrun Flori Bruqi
Shkrimtari ka ndërtuar një strukturë letrare ku bashkëjeton fantastikja me realen, ajo që ndodh vërtet me pandehmën, nofka me emrin, kryeqyteti me provincën, personaliteti njerëzor me ideologjinë, individi me pushtetin, indoktrinimi me folklorin, verbëria me katarsisin, persekutimi me tragjedinë, erotika me impotencën, iluzioni i lirisë me lirinë, komprometimi i saj nga e kaluara dhe shumë asociacione të tjera që vijnë me ngjyra pirandeliane dhe përmes një grotesku mbresëlënës. Një roman që të mban mbërthyer dhe të detyron të udhëtosh me personazhet, disa prej të cilave jetojnë jo kohën reale, por një kalendar krejt tjetër. Kemi të bëjmë me një tekst me shumë regjistra gjuhësorë ku metafizikja dhe fakti ndeshen në sfondin e fantastikes për të rikrijuar botën shqiptare nën peshën e një banaliteti, i cili, njëherësh, ka edhe fytyrën e dhunës edhe atë të klounit. Aty ku nuk ndërhyn kuraja civile, ndërhyn letërsia, e cila mundohet t’i japë sy lexuesit për të mundur verbërinë e një nate të gjatë groteske.
****
Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.
Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.
Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.
Tituj të veprave
Krisma dhe trëndafila - (1975)
Hapa në rrugë - (1981)
Emrin e ka dashuri - (1984)
Si ta qetësoj detin - poezi (1988)
Ditë njerëzore
Shën Shiu - 2010
Jeta që na dhanë - 2013
Etj.
No comments:
Post a Comment