Skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi. Kico Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943.
Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.
Kultura shqiptare ka humbur një zë të veçantë të saj. Të premten mbrëma ka vdekur shkrimtari, skenaristi e publicisti i njohur shqiptar Kiço Blushi në moshën 75-vjeçare.
La vulë në letërsi e do të njihej gjerësisht si skenarist i filmave emblematikë shqiptarë, ndër të cilët “Beni ecën vetë” e “Nëntori i Dytë”.
Është autor i 14 skenarëve, e për këtë nga disa do të cilësohej edhe si “babai i skenarëve të filmave shqiptarë”. Varrimi i tij do të bëhet sot (e shtunë) në Tiranë.
Blushi u lind më 23 gusht 1943 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse, filloi punën si redaktor pranë Radiotelevizionit Shqiptar.
Në vitin 1974 kaloi si redaktor në kinostudion “Shqipëria e Re” në sektorin e skenarëve. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur”, në vitin 1975, ku u shfaq si bashkautor.
Me skenarin e shkruar në po të njëjtin vit u shfaq si autor i vetëm i skenarit të filmit “Beni ecën vetë”, version kinematografik i librit shumë të suksesshëm me të njëjtin titull. Ky film u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit III. Pos skenarëve për “Beni ecën vetë” e “Nëntori i Dytë” ai shkroi edhe ata për filma të suksesshëm të asaj kohe e që tashmë janë shndërruar në trashëgimi të kinemasë shqiptare si “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Një natë pa dritë” e të tjerë. Si shkrimtar ka sjellë edhe dhjetëra tituj romanesh, novelash e tregimesh, si dhe libra me poezi, si “Çatia e të gjithëve”, “Midis dy njerëzve”, “Pajtoni i fundit”, apo dhe romani i publikuar pak vite më parë “Gjuha e gjakut”.
Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.
La vulë në letërsi e do të njihej gjerësisht si skenarist i filmave emblematikë shqiptarë, ndër të cilët “Beni ecën vetë” e “Nëntori i Dytë”.
Është autor i 14 skenarëve, e për këtë nga disa do të cilësohej edhe si “babai i skenarëve të filmave shqiptarë”. Varrimi i tij do të bëhet sot (e shtunë) në Tiranë.
Blushi u lind më 23 gusht 1943 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse, filloi punën si redaktor pranë Radiotelevizionit Shqiptar.
Në vitin 1974 kaloi si redaktor në kinostudion “Shqipëria e Re” në sektorin e skenarëve. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur”, në vitin 1975, ku u shfaq si bashkautor.
Me skenarin e shkruar në po të njëjtin vit u shfaq si autor i vetëm i skenarit të filmit “Beni ecën vetë”, version kinematografik i librit shumë të suksesshëm me të njëjtin titull. Ky film u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit III. Pos skenarëve për “Beni ecën vetë” e “Nëntori i Dytë” ai shkroi edhe ata për filma të suksesshëm të asaj kohe e që tashmë janë shndërruar në trashëgimi të kinemasë shqiptare si “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Një natë pa dritë” e të tjerë. Si shkrimtar ka sjellë edhe dhjetëra tituj romanesh, novelash e tregimesh, si dhe libra me poezi, si “Çatia e të gjithëve”, “Midis dy njerëzve”, “Pajtoni i fundit”, apo dhe romani i publikuar pak vite më parë “Gjuha e gjakut”.
No comments:
Post a Comment