
Ermonela Felaj
Nën drejtimin e kryetares, znj Ermonela Felaj, nënkomisioni parlamentar për ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur ndryshe dhe si ligji per
Vetingun i policisë.

Aida Shehi
E ftuar, për të raportuar, për ecurinë e procesit të Vetingut në Polici, ishte Znj.Aida Shehi, Drejtoresha e Pergjithshme Ekonomike dhe e Sherbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Brendshme, njëkohësisht edhe Kryetare e Bordit Përzgjedhës.
Znj Felaj, në vijim të mbledhjes së nënkomisionit , ja dha fjalën znj. Aida Shehi për të raportuar mbi vijueshmërinë e veprimtarisë se Bordit Përzgjedhës, Komisionit të Jashtëm te Vlerësimit të Gradave më të larta në Policinë e Shtetit dhe Sekretiariati Teknik, si dhe për afatin e fillimit te procesit të Vetingut në Polici.
Ne fjalën e saj, znj Shehi theksoi se, Ministria e Brendshme me hyrjen në fuqi të ligjit, ka marrë masat për ngritjen e strukturave, sa i përket vijimit të procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë, duke ngritur së pari Bordin Përzgjedhës, i cili përbëhet nga Z.Fatbardh Zenelaj përfaqësues i Institucionit të Avokatit të Popullit, z.Gjergji Semani Përfaqësues i SHISH, Znj.Ardita Shehaj perfaqësuese e Institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nga Znj. Ardiana Hala, përfaqësuese e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
“Me krijimin e këtij Bordi dhe miratimin e VKM-së përkatëse, për trajtimin financiar të anëtarëve të Bordit Përzgjedhës, të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit Kalimtar të punonjësve të Policisë si dhe të Sekretariatit Teknik pranë këtij Komisioni, ka vijuar puna për marrjen e masave, sa i përket logjistikës”- – shtoi më tej znj Shehi. Ajo vuri në dukje se: “ jemi në pritje të nisjes së punës të Sekretariatit Teknik dhe Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit”
Më pas znj. Shehi ju përgjigj pyetjeve dhe interesimit te anëtarëve te nënkomisionit për ecurinë e punës se organeve të përzgjedhura për Vetingun në rradhët e Policisë së Shtetit, si dhe vuri theksin te hapat e tjerë që do të ndiqen, për trajnimet nga ekspertë ndërkombëtarë si PAMECA DHE ICITAP , por edhe përcaktimin e rregullores së Komisionit të Jashtëm . Znj Felaj në mbyllje të mbledhjes inkurajoi punën e Bordit Përzgjedhës por edhe strukturave të tjera për një proces të drejtë dhe efektiv, për Veting-un në Polici.
*Ermonela Felaj ka lindur në Berat më 9 Nëntor 1976. Në korrik 1999 ka perfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Magjistraturës si “Magjistrate Prokurore”. Ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat deri në vitin 2009. Znj. Ermonela Valikaj Felaj është zgjedhur për dy mandate deputete për Qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 si dhe ne ato te vitit 2013. Gjithashtu ka qënë anëtare e “Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, “Komisionin e Sigurisë Kombëtare” si dhe “Keshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve” në Kuvendin e Shqipërisë. Është Ministre e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment