Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/08

Presidenti Hashim Thaçi pas kthimit nga SHBA-të: Kërkova që dialogu të vazhdojë me taksën, mora përgjigje negative

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur pas kthimit nga SHBA-të ka thënë se se duhet të dëgjohet edhe këshilla e ndërkombëtarëve, e cila nënkupton një pezullim të taksës.

“Unë kam potencuar se dialogu duhet të vazhdohet i pakushtëzuar, prandaj mendoj se kjo këshillë nga institucionet e vendit duhet të respektohet. Jo të heqet taksa por përmes një pezullimi t’i jepet hapësirë një procesi të gjithanshëm. Vendimi i takon Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit. Në shikim të parë duket se Serbia po dëmtohet, por nuk ka ndonjë çmim që paguan prishjen e raporteve me SHBA-të”, ka thënë ai.

Tutje, Thaçi ka thënë se Kosova duhet të investojë në ruajtjen e raporteve me SHBA-të, dhe se sipas tij vetëm një investim i tillë shënon rritje ekonomike dhe zhvillim të vendit.

“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë për të kultivuar partneritetin për kontribuesin kryesor të pavarësisë dhe ushtrisë, SHBA-të. Veç një kultivim i tillë shënon rrijte ekonomike dhe zhvillim të shtetit. SHBA-të e kanë qëndrimin se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet shtetërore, dhe të ruaj partneritetin me shtetet të cilat kanë investuar shumë”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai në Uashington ka kërkuar që dialogu të vazhdojë me taksën në fuqi, por ka marrë përgjigje negative.

Thaçi në SHBA mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ku është takuar me zyrtarë të ndryshëm amerikan.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...