Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/06

MINISTRI LLESHI S' PËRMBAHET PËR BERISHËN: S'KA MË FJALË SHQIPE PËR MONSTRËN QË NUK NJEH ASNJË CAK...


 


Ministri Lleshi s' përmbahet për Berishën: S'ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak...

Ministri i Brendshëm Gjenerali  Sandër Lleshi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit  Prof.dr.Sali Berisha, se policia nuk ka trajtuar rastin e përdhunimit të vajzës 14 vjeçare në Kavajë.

Reagimi i ministrit është shumë i fortë, pasi e quan Berishën një monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij.

'S'ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri', ka shkruar ministri i Brendshëm.

Ndërkohë Berisha i ftuar në 'Tempora' reagoi duke thënë se shkrimin e ka bërë Rama nga Twitteri i Lleshit.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...