Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/06

Fruthi në Kosovë dhe Shqipëri : Diagnoza dhe masat parandaluese





Që nga qershori i vitit të kaluar e deri në muajin janar të këtij viti, vetëm në Klinikën Infektive në QKUK, 1 mijë e 100 kosovarë kanë kërkuar trajtim mjekësor nga epidemia e fruthit. 600 prej të cilëve janë ndalur për trajtim, ndërkaq 400 persona të tjerë kanë qenë pacientë ambulatorë, që do të thotë vetëm kanë kërkuar shërbime në masa ditore.


Imazh i ngjashëm

Ne për vitin që shkoi i kemi pasur rreth 600 persona të ndalur për trajtim këtu në klinikën tonë, ka qenë mjaft ngarkim i madh edhe i stafit i barnave e të tjera. Megjithatë edhe këtë vit sëmundja po vazhdon edhe në këtë vit, normalisht me një intensitet më të zvogëluar.

Megjithëkëtë më të prekurit nga kjo epidemiologji më të prekurit vazhdojnë të jenë pjesëtarët e komunitetit RAE. Kjo si pasojë e mos vaksinimit të tyre. Por, vendit, sipas drejtorit të Infektives, do t’i duhen edhe së paku katër vite që ta marrë vetën nga epidemiologjia e fruthit.





“Çështja se përse ky numër është kaq i madh qëndron se shumica nga fëmijët nuk janë të vaksinuar. Ne besojmë se duhet të kalojnë disa vite, të paktën 4 vite që gjendja të normalizohet dhe më të mos na shfaqet kjo sëmundje”.

Ramadani thotë se ndonëse ka kaluar periudha, ai bën thirrje që qytetarët edhe më tutje të vaksinohen dhe të paraqiten në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëse vërejnë shenja të gripit.


Sipas Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Republikën e Kosovës (ASK, UNICEF), më pak se katër të pestat (79%) e fëmijëve të moshës 24 deri 35 muaj janë plotësisht të imunizuar në përputhje me kalendarin e imunizimit të Kosovës. Në Kosovë 79% e fëmijëve të moshës 24-25 muajsh janë të vaksinuar plotësisht, përderisa vetëm 1/3 e fëmijëve janë të vaksinuar në mesin e komunitetit rom ashkali dhe egjiptian. 



Rezultate imazhesh për Fruthi ne Kosovë


Duke qenë se një nga arsyet për mbulimin e ulët të imunizimit është mungesa e njohurive dhe ndërgjegjësimit tek prindërit për pasojat shëndetësore tek fëmijët që nuk vaksinohen, KOMF u bën thirrje institucioneve shëndetësore të kujdesit primar (Qendrave të Mjekësisë Familjare) të realizojnë shërbimin e vizitave mjekësore në shtëpi për evidentimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe zbulimin e sëmundjeve të fëmijëve”, bëhet e ditur në komunikatën e KOMF-së. KOMFi bën thirrje QKUK-së në ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët të cilët janë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e mos imunizimit. KOMF po ashtu i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të sigurojë në mënyrë të qëndrueshme barnat nga lista esenciale. E drejta e fëmijës për trajtim shëndetësor si e drejtë themelore garantohet me Kushtetutën dhe me Legjislacionin e Republikës së Kosovës.



Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas dy persona kanë vdekur nga fruthi në Kosovë.


Grupmosha më e prekur nën 2 vjeç, më shumë raste në Tiranë 51 raste me fruth që nga fillimi i vitit


Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë informacion lidhur më situatën e fruthit në vendin tonë. ISHP bën me dije se për periudhën 01 Janar – 05 Shkurt 2019 numri i të prekurve me fruth është 51 raste (pozitive).

Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre duke ndjekur kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimet e ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

Por thirrja shkon edhe për të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.




Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.


Ndryshe, viteve të fundit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fruthi ka “rilindur” në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar nga shkaku se nuk janë vaksinuar me rregull.

Në shumë vende të Evropës janë regjistruar të sëmurë dhe të vdekur nga fruthi: Rumani 5920 raste me 25 vdekje, Itali 1290 raste, Gjermani 504, Belgjike 218, Danimarkë 134, Çeki 92, Austri 75, Bullgari 72, Spanjë 46 raste.



Rezultate imazhesh për Fruthi ne Kosovë


Fruthi zakonisht atakon moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje ёshtё zvogëluar, por herё pas here paraqiten epidemi nё popullatën joimune.


Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%.

Kush e shkakton fruthin?

Virusi i fruthit bënё pjesё nё grupin e paramixovirusve, ka madhёsi 120-150nm.


Rezultate imazhesh për Fruthi ne Kosovë

Si pёrhapet?

Fruthi ёshtё sёmundje vetёm e njerëzve. Burim i nfeksionit ёshtё njeriu i sёmurё, i cili e mban virusin nё mukozёn e rrugёve tё frymarrjes, ndёrsa infekcioziteti mё i madh ёshtё nё javёn e parё, nё stadin katarral tё sёmundjes. Nё stadin e ekzantemës, infekcioziteti ёshtё i vogёl pёr shkak tё sasisё sё vogёl tё virusit nё rrugёt respiratore. Dy ditё pas paraqitjes sё ekzantemës, i sёmuri nuk ёshtё mё infekcioz.

Pёrhapja e virusit bёhet pёrmes rrugёs frymarrjes dhe konjuktivёs, pёrmes spërklave tё ajrit nё kontakt tё drejtpërdrejt me tё sёmurin. Pasi qё virusi i morbillit ёshtё shumё i ndieshёm nё ambientin e jashtёm ku qёndron vetёm 10 minuta, pёrhapja e sёmundjes nga personi i tretё (mёnyra indirekte) bёhet nё raste tё rralla nё çerdhe dhe institucione ku ka shumё persona. Kёshtu qё, gjatё kohёs sё paraqitjes sё sёmundjes duhet qё dhoma e tё sёmurit tё ajroset sa mё shumё.

Sёmundja mё shumё pёrhapet nё qytete ku ka karakter endemik pёr shkak tё kontakteve mё tё shpeshta nё mes njerёzve dha paraqitet nё sezonin dimёr- pranverё. Tё porsalindurit deri nё moshёn 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi nё qoftё se nёna e fёmiut e ka kaluar sёmundjen ose ёshtё vaksinuar, sepse antitrupat barten nё formё pasive me rrugё transplacentare nga nёna te fryti. Nёse nёna nuk ёshtё imune mund tё sëmuren nga fruthi edhe tё porsalindurit.

Nё Kosovё vaksinimi i obliguar kundёr fruthit ka filluar nё vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumё gjendjen epidemike me kёtё sëmundje, por pёrkundёr kёsaj, Kosova, ka pasur njё shkallё mё tё lartё tё vdekshmёrisё nga kjo sёmundje nё krahasim me vendet e rajonit.


Imazh i ngjashëm

Cila ёshtё pasqyra klinike?

Inkubacioni (periudha prej momentit tё infektimit deri te paraqitja e shenjave tё sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditё dhe nё kёtё fazё nuk ka shenja tё sёmundjes. Pastaj fillon paraqitja e shenjave tё sёmundjes e cila kalon nёpёr dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqёrohet me temperature tё lartё, ngjizje tё zёrit dhe kollё, skuqje tё konjunktivave sё syrit. Nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё dhёmbёve tё poshtёm molar paraqiten njollat e Koplikut qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm e qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.

Ky stad zgjat 3-4 ditё dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tё cilat kanё stad katarral mё tё shkurtёr dhe jo shumё karakteristik .

2. Stadi egzantematik fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe tё gjitha pjesёt e lёkurёs pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.

Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet. Pas 3-4 ditёve, ekzantema fillon tё tёrhiqet sipas rendit qё ёshtё paraqitur nga poshtё-lartё.

Pas kёsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencёs (përmirësimit) nё tё cilёn pacienti fillon tё përmirësohet, tё kthehet nё normalitet, temperatura bie nё normale, ekzantema tёrhiqet dhe kemi njё qërim tё lehtё tё lёkurёs nё trup, por jo nё shuplaka dhe duar, qё e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tё kthehet oreksi.

Nёse i sёmuri vazhdon ende me shenja tё sёmundjes si temperaturë, kollitje, atёherё flasim pёr komplikimet e fruthit tё cilat janё: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumё i rallё 1:1 000 000 raste tё tё sёmurёve, ёshtё encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit tё sëmundjes.


Imazh i ngjashëm

Si bёhet diagnoza e sëmundjes?

Diagnoza e fruthit bazohet nё pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe nё testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet nё bazё tё pasyrёs klinike e cila ёshtё shumё karakteristike pёr fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) qё zgjasin 3-4 ditё, paraqitja e ekzantemës makulopapoloze me pёrhapje kranialokaudale (nga lart e poshtё trupit), janё shenja tё sigurta pёr sёmundjen e fruthit.

Nga ekzaminimet laboratorike duhet pёrmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave tё bardha tё gjakut).
Diagnoza serologike bёhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit tё hemaglutinimit, por mund tё bёhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bёhet mjekimi?

Mjekimi i sёmundjes kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta nё qetësi dhe dhoma duhet tё ajroset sa mё shumё. Fёmijёt nuk duhet tё shkojnё nё shkollё ose nё çerdhe.

Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, pёrdoren barna kundёr temperaturës, kundёr kollitjes, vitamina dhe lёngje. Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.

Cilat janё masat parandaluese?

Pёrdoren masat aktive dhe pasive tё mbrojtjes.

Mbrojta pasive bёhet me aplikimin e gamaglobulinёs hiperimune humane, e cila deri nё moshёn tre vjeçare jepet nё dozё 3-5 ml me rrugё intramuskulare. Nёse jepet mbrojtja pasive deri nё ditёn e tretё pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sёmundjes, e nёse jepet nё ditёn 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumё tё lehtё.

Dhёnia e gamaglobulinёs bёhet vetёm nё rast tё epidemisё te fёmijёt kahetik (tё dobёt fizikisht), te ndonjё sёmundje qё nuk mund tё aplikohet vaksina.

Mbrojtja aktive kundёr fruthit bёhet me vaksinё tё cilёs i nёnshtrohen tё gjithё fёmijёt posa tё kenё mbushur 12 muaj, konkretisht tё gjithё personat prej moshёs 1-14 vjeçare e tё cilёt nuk e kanё kaluar sёmundjen.

Vaksinimi kundёr fruthit bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut. Vaksina mund tё jepet zakonisht si vaksinё e kombinuar fruth+parotid + rubeolё.

Rivaksinimi i fёmijёve bёhet para moshës shkollore.

Pas infeksionit nga kjo sёmundje mbetet imunitet i pёrjetshёm.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...