Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/08

Detaje të reja: Polici e kishte dërguar të miturën edhe në Shqipëri, kontakti i parë në Suharekë


Në dhomën numër 5 të një moteli në Suharekë, sipas prokurorisë kishte ndodhur kontakti i parë seksual mes policit V.V. dhe vajzës, e cila atëherë ka qenë nën 18 vjet.

Ky kontakt, sipas prokurorisë kishte ndodhur pa dëshirën e saj.

“Pas këtij rasti, ka vazhduar lidhja e tyre edhe në të shumtën e rasteve janë dalë në të njëjtin motel. Sipas të dëmtuarës, tri herë kanë qenë dhe kanë vizituar disa qytete në Shqipëri, si Tirana, Potoku, Kalaja e Rozafës dhe Elbasanit, ku edhe atje sipas të dëmtuarës, ka pasur marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës, të siguruar nga “Koha Ditore”, në momentin kur është vendosur rreth paraburgimit të të dyshuarit, V,V.

Prokurori i këtij rasti, Ruhan Saliu, sipas vendimit ka deklaruar para gjykatës se të gjitha takimet, e dëmtuara i ka pasur nën kërcënim.

“Kur në fillim të muajit janar, viktima i ka thënë V.V. se po dyshon që ka mbetur shtatzënë, ai me datën 12 janar, ai bashkë me të dëmtuarën kanë shkruar në Ordinancën ‘Kestrina’ tek doktori Fehmi Ahmeti dhe pas kontrollës aty është konstatuar se është shtatzënë. Prej këtij momenti, i dyshuari ka filluar të bëjë trysni dhe presion mbi viktimën, që ajo sa më parë ta ndërpret shtatzëninë, duke i thënë se ‘nëse nuk e ndërprenë, do të bjerë në konop’. Me datën 15 janar, e ka ndërprerë shtatzëninë 10 javësh”, thuhet në vendim.

Prokurori Saliu, ka kërkuar nga gjykata masën e paraburgimit, duke pretenduar se i dyshuari mund të arratiset.

“I dyshuari mund të arratiset, të ndikojë në të dëmtuarën dhe familjarët e saj, pastaj edhe në dëshmitarët e mundshëm që janë në rast, të cilët as ata dhe as e dëmtuara ende nuk janë intervistuar në prokurori rreth këtij rasti. Si arsye tjetër për caktimin e masës së paraburgimit është edhe pesha e këtij rasti dhe mënyra e kryerës së veprave penale, por edhe jehona e madhe mediatike, që është bërë në opinion lidhur me këtë rast”, ka deklaruar prokurori para gjykatës.


****

Ja çfarë ka deklaruar polici Vesel Veseli para gjykatës
Polici i dyshuar për tri veprave penale, Vesel Veseli të cilit iu caktua masa e paraburgimit një ditë më parë, nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe as prokurorisë.

Në vendimin, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, ka mohuar pretendimet e prokurorisë. Ka thënë se në vitin 2017 nuk është marrë me rastin e vajzës në Drenas, e cila në kohën e denoncimit ishte e mitur.

“Nuk e kam trajtuar rastin, nuk kam dhënë kurrfarë kontributi për sa i përket rastit dhe natyra e rastit ka qenë që të trajtohet nga një zyrtar policor femër. Fakti që prokurori e përmend se kam shkuar të shkolla, e kam marrë numrin e telefonit, jam takuar me të dhe i kam bërë presion, nuk qëndron. Njoftimin e parë, që jam njoftuar me atë vajzë ka qenë fusha e futbollit në Poklek të ri, në fund të majit apo fillimi i qershorit, nuk e di saktësisht. Unë nuk i pranoj këto akuza, që i ka bërë prokurori dhe nuk qëndroi prapa tyre. Ju lutem që të ma caktoni një masë të butë. Unë as nuk do të ikë, as nuk do të ndikojë dhe do të përgjigjem sa herë që kërkohet nga unë”, ka deklaruar i dyshuari para gjykatës.



****

Ibrahim Berisha: Polici Vesel Veseli nuk e ka pranuar fajësinë

Polici që po dyshohet për abuzimin seksual të nxënëses nga Drenasi, është raportuar se ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin dhe abuzimin seksual.

Por Prokurori i çështjes Ibrahim Berisha pohoi për Ballkani.info se i dyshuari për keqpërdorim të 16 vjeçares polici Vesel Veseli nuk e ka pranuar fajësinë.

“ Në disa media po e shoh që po flitet se Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë po kjo nuk është e vërtetsë se ai fajësinë nuk e ka pranuar” tha Berisha.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...