Në foto:Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri
I dashur Flori,
Ju përshëndes ngrohtësisht për analizën tuaj prej publicisti të talentuar.
Ju pyesni se kush e qiti Kosovën me krye në hi?
Përgjigjja është e thjeshtë fare: shqiptarëve, si gjithmonë, e keqja u ka ardhur nga vetvetja, duke filluar që nga pararendësit tanë pellazgoilirë.
Kjo për arsye se etnia shqiptare është një etni vetëvrasëse.
Asaj, që nga lashtësia e kryehershme, i ka pasë ka munguar aftësia e vetorganizimit, në mënyrë që të dinte si t'i mbronte trojet e veta.
Bindja ime e patundur është se shqiptarët, si në asnjë vend tjetër të botës, përfaqësonjë modelin e përçarjes dhe të vrasjes së njëri-tjetrit.
Përçarja dhe vrasja e njëri-tjetrit janë të trashëguara, po e përsëris, që nga lashtësia pellazgoilire.
A ia keni shtruar ndonjëherë vetes pyetjen:
Serbët pse na urrejnë kaq shumë? Pse na urrejnë madje deri në marrëzi dhe në tërbim?
Në këndvështrimin tim, përgjigjja është e thjeshtë:
Serbë na urrejnë se kemi qenë të pazotë të mbrojmë trojet tona amtare.
Serbët, siç e dini shumë mirë, zbritën drejt gadishullit tonë në shek.VII, kaluan Danubin dhe u dyndën në tokat ilire, i rrëmbyen ato dhe i kthyen në prona të tyre.
Ilirët ndenjën si mumje para tyre dhe kurrë s’e patën guximin t’ mbronin ato.
Madje rrëmbimi i tokave ilire vazhdoi me shekuj dhe ilirët vetëm tërqiqeshin para serbëve.
Tani më thoni, ju lutem Flori , ç’qëndrim do të mbanit ju ndaj meje sikur ju të vinit dhe të rrëmbenit një parcelë nga tokat e mia dhe unë të mos ndihesha?
Po sikur ju të më rrëmbenit një tjetër parcelë nga tokat e mia, edhe një tjetër parcelë, edhe një tjetër parcelë dhe unë të vazhdoja të rrija si mumje para jush?
Si thoni ju, a do të kishit respekt për mua që s’po i mbroja tokat e mia, apo do të më përbuznit deri në urrejtje?
Sigurisht që do të më përbuznit dhe do të më urrenit.
Kështu që serbët jo vetëm na rrëmbyen tokat tona, por krijuan edhe perandorinë e Stefan Dushanit në gadishullin ilirik, ndërsa ¾ e trojeve tona amtare na i grabiti grekosllavizmi.
Prandaj, i nderuar Flori, në mungesë të aftësisë së vetorganizimit të një populli, sipërinë e marrin njerëzit pa moral kombëtarë, servilët, tradhtarët, mercenarët e të huajve.
Dhe kuptohet vetvetiu që Kosovën ata do ta qitnin me krye në hi.
Përshëndetje miqësore.
Eshref Ymeri
Tiranë, 04 shkurt 2019
No comments:
Post a Comment