Prof.Dr. Fejaz Drançolli,Ph.D
Ky ndërtim i tipit kullë nuk ekziston, Kulla e Riza Bej Gjakovës është djegur dhe rrënuar nga forcat naziste në vitin 1944. Pos humbjes të një ndërtimi arkitektural u djegën u shkatërrua edhe një numër dokumentesh të arkivit të karakterit privat si dhe mjaft libra,foto,eksponate me vlera artistike etnologjike të koleksionit familjar të familjes Kryeziu në Gjakovë.
Gjatë historisë populli shqiptar përjetoi dhuna dhe tmerre të paparapara nga sunduesit të ndryshëm të cilët pos tjerash plaçkitën, djegën, rrënuan dhe shkatërruan vlerat e trashëgimisë historike-kulturore. Në disa raste u “përvetësua” kultura shpirtërore e materiale shqiptare, u shkatërrua një pjesë e identitetit dhe etnitetit shqiptar. Në gjirin e këtyre shkatërrimeve ishte edhe kulla trekatëshe e Riza Bej Kryeziut në Gjakovë.
Riza Bej Gjakova (1847-1917) i lindur në Gjakovë nga familja Kryeziu, i njohur jo vetëm në qytet, por në rajon dhe më gjerë. Ishte përfaqësues i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Lidhjes së Prizrenit dhe pjesëmarrës së bashku me Isa Boletinin dhe 400 luftëtar të tjerë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë në vitin 1912. Ai vdiq me 1917 në Shkodër, ku u varros. Gjatë Luftës së Dytë Botërore pasardhësit e tij Ganiu, Hasani, Saidi e nipi Dervish Kryeziu u rradhiten me forcat progresive, Anglo-Amerikane me ide të bashkimit kombëtar. Për kontributin e tyre dhënë çështje kombëtare, Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i dekoroi me Urdherinë e Flamurit Kombëtar të Kl.1 me motivacion “Pjesëmarrës në Luftën Nacional-Çlirimtare si nacionalista. Mirëpo, në rastin tonë nuk do të ndalemi në veprimtarinë e tyre për zgjidhjen e çështje kombëtare, por në kullën trekatëshe të përsonalitetit, atëdhedashësit dhe patriotit shqiptarë, Riza Bejë Gjakova.
I pari pashë i kësaj dere fisnike ka qenë Kurt Pasha, muhafiz i Ujvarit në vitin 1663. I biri i tij, Hasan Pasha ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftërat austro-turke. Në vitin 1694, Hasan Pasha ka qenë mytesarrif i Shkodrës. Mbi njëzet pasardhës të Kurt Pashës,kanë arritur gradën pasha. Disa prej tyre u dalluan si mbështetës të zhvillimeve kulturore e arsimore në Gjakovë. Adem Pasha, në ato vite, ka qenë mytesarrif në disa sanxhaqe shqiptare. Në vitin 1694 ka qenë mytesarrif i Ohrit, në vitin 1696 mytesarrif i Elbasanit, në vitin 1697 përsëri mytesarrif i Ohrit, ndërsa në vitin 1699, kur Axhiza Baba vjen në Gjakovë, Adem Pasha ishte mytesarrif i Shkodrës.
Murad Pasha ka qenë mecen i vërtetë i dijetarëve dhe intelektualëve të kohës. Ai edhe vetë ka qenë njeri i ditur dhe i penës, gjë që vërtetojnë dorëshkrime të cilat ruhen nëpër disa koleksione në Prishtinë, Gjakovë dhe Sarajevë. Nga dera fisnike e Kryezijëve dolën dijetarë dhe poetë, si: Sejfedin Pasha, i biri i Ali Pashë Gegës (vd. 1790); Ahmed Kurd Pasha ( vd. 1827) dhe Mustafa Pasha (i biri i Sejfedin Pashës). Sejfedin Pasha i parë ka ndërtuar një xhami e cila quhej Xhamia e Sefës, ndërkaq Mustafa Pasha(Karabash)gjyshi i Riza bej Gjakovës në fillim të shekullit 19 ka ndërtuar Kullën e Sahatit.
Nga gjiri i saj kanë dal shumë figura të ndritura të kombit si Riza bej Kryeziu (Gjakova),nismëtar i shpalljes së pavarësisë në Shkup së bashku me Isa Boletinin siç pohohet nga Fan Noli me 6 të vjeshtës së I-rë të vitit 1912 në Gazeten “Dielli” i cili vë nën akuzë Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, për të cilët shkruan se kur Riza Beu dhe shokët e tij kërkonin autonomi, Hasan Prishtina kërkonte reforma për mbretërinë Otomane. Riza bej Gjakova siç pohon Dhimitër Zografi delegat i mërgates shqiptare nga Rumania në shpallje të pavarësisë, dëshmon se Riza bej Gjakova ishte prijës i delegacionit kosovar në shpalljen e pavarësisë në Vlorë i cili nga qeveria e Vlorës ishe emëruar si bashkë-komandant i gardës kombëtare së bashku me Isa Boletinin të cilët luftuam në Himarë kundër hordhive vorio epirote të Spiro Milos.
Historia e popullit shqiptarë deri me tani ka qenë e ndaluar për figurat më madhështore të saj. Ngarkesat ideologjike të “luftës klasore” përjashtuan nga faqet e saja koloset e luftërave çlirimtare duke varfëruar në masë të madhe historinë e popullit shqiptar. Figurat më të spikatura me prejardhje nga familjet fisnike qe ishin ne krye të përpjekjeve antiosmane te cilat dilnin ne krye të kryengritjeve nuk konsideroheshin figura pozitive sepse ajo prishte themelin e konceptit të ngushtuar nga ngarkesa ideologjike që sundoi shumë gjatë në mesin intelektual shqiptar. Një ndër ta ishte edhe Riza bej Kryeziu (Gjakova). Në shumë raste të pjesëmarrjes së tij në nisma kryengritëse duke u vu në ballë të tyre, gjente vend nga historianët vetem në ”të tjerë”. Historianët që shkruan për ato përpjekje shqiptare bënin selekcionimin e emrave të pjesëmarrësve duke anashkaluar Riza bej Kryeziun si figurë nën embargo. Andaj kësaj figure madhështore duhet ti ipet vendi i merituar në histori, çka me të drejtë e bëri prezidentja Atifete Jahjaga me dekorimin e tij për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Kjo derë fisnike kishte ndërtua edhe objekte të shumta të tipeve të ndryshme e që fatkeqësisht nuk e mbijetuan faktorin natyrë, kohë e njeri. Siç theksuam,Mustafa Pasha gjyshi i Riza Beut pos tjerash, në trojet e veta për nevojtarët, qytetarët e Gjakovës me rrethinë, për t’u orientuar në kohë dhe hapësirë ndërtoi Kullën e Sahatit, objektin publik të njohur për arkitekturën qytetare gjakovare dhe më gjërë. Kjo kullë sahati nuk e mbijetoi kohën u rrënua, por në vend të saj, u rindërtua ndërtimi i ri, në dekadën e parë të shek. XXI. Në afërsi të kullës së sahatit u ndërtua edhe kulla e njohur e Riza Bej Gjakovës. Ndërtimet, kompleksi arkitektonik i familjes Kryeziu ishte në zonën historike, në bërthamën e Çarshisë së vjetër të Gjakovës, në pjesën veri perëndimore të Xhamisë së Hadumit, pranë rrjedhës së lumit Krena. Rëndësia e kullës pos tjerash qëndron në faktin se strehoj delegacionin kosovar prej 400 luftëtarëve të lirisë dy javë para nisjes së tyre në Vlorë për tu vu në shërbim të qeverisë së Vlorës në mbrojtjen e pavarësisë së shpallur. Aty pos Isa Boletinit qëndronin tërë paria e Kosovës.
Kulla e Riza Bej Gjakovës paraqet një ndërtim arkitektural të qytetit e ndërtuar në dekadën e tetë të shekullit XIX. U ndërtua nga mjeshtër, ustallarë dibran që ishin sinonim i këtij lloj, tip të ndërtimit. Në qytetin e Gjakovës kishte një numër të konsiderueshëm të kullave të muratuara nga gurët e që ishte karakteristike edhe për kullën e Riza Beut. Ky ndërtim paraqiti një objekt familjar të tipit kullë. Kulla si ndërtim i fortifikuar ekzistencial shqiptar ishte realizim në kuadër të kompleksit të ndërtimeve që e përcjellin këtë objekt të fortifikuar. Kompleksi kishte avlinë a oborrin me lulishte e pemë të ndryshme. Rrugicët e oborit ishin të shtruara me kalldërmë, Këtu nuk duhet harruar, por është e nevojshëm të vihet në pah se nëpër oborrin e shtëpisë kalonte përroska. Donator i kullës ishte Riza Bej Kryeziu i njohur si Riza Bej Gjakova. Kulla si realizim arkitektonik ishte ndërtuar në vendin,ku sot gjendet ambulanca, përkatësisht Qendra e Mjekësisë Familjare. Mund të theksojmë se edhe gurët e themelit të këtij ndërtimi janë nga gurët, rrënojat e kullës së cekur.
Ndërtimi i fortifikuar i Riza Bej Gjakovës ishte një realizim që u ndërtua nën ndikimin e kullës më të vjetër qytetare,kullës së Zenel Beut në Pejë. Këta kishin edhe lidhje familjare. Ndërtimi i Gjakovës i takon variantës me muret e gurit të dyshek- llëkut që dalin nga muret perimetrale në formë këndi në katin më të lartë të objektit. Elementi konstrutive-arkitektonike e cila ndikon në pamjen e kullës, fillon nga gjysma e etazhit të tretë. Pra kemi të bëjmë me një kullë tre katërshe (sipas njësimit në popull ). Kjo kullë edhe pse më e re nga kullat fshatarake i përmban të gjitha veçorit e kullave fshatare, por natyrisht në skemën kompozicionale ishte më e pasur dhe më me shije dhe vlerë artistike, Kjo veçmas është vërejtur në enterierin e kullës. Donatori kishte forcë dhe fuqi materiale për zgjedhjen e mjeshtërve të dekoracioneve të brendësisë së kullës. Ndërtimi, si çdo kullë kishte bazë a planimetri katërkëndëshe këndrejt. Kulla kishte konstrukcion të çatisë katër ujësh që mbulohet me çeramidhe tradicionale. Monotonin e kullës e thyenin oxhaqet dhe baxha në qendër të çatisë. Strehët e çatisë nuk ishin të gjëra, por në nivel të kurorës së kulmit e cila dilte në formë ancaku dy gurësh të profilizuar. Me gurë të profilizuar e të cokatur ishin të realizuara hapjet e dritareve, dera kryesore si dhe qoshet e mureve anësore të kullës. Porta kryesore e hyrjes si dhe hapjet, dritaret nga ana e jashtme ishin të mbuluara me hark. Në përdhes, pos frëngjive kishte edhe hapje të vogla të mbuluara me arkitra. Frëngji pushke kishim edhe në çdo katë të objektit të fortifikuar.
Ndërtimi tre katësh i kullës kishte funksione të ndryshëm. Kati i parë ishte magaze, depo në katin e dytë ishin dhomat e fjetjes ndërsa në më të lartin ”Oda e burrave” dhe dy kthina të fjetjes. Komunikimi mes etazheve realizohet me ndihmën e shkallarëve të mbrendshëm të konstruktuara nga druri. Dy shkallët e para ishin nga guri e që kishin për qëllim evitimin e lagështirës. Kjo e cekur ishte karakteristike edhe për shtyllën kryesore të kullës. Kulla si ndërtim është karakterizuar edhe me dokoracione të arteve të zbatuara. Këto dekoracione kanë arritur në shprehje në kthinat e odave, në odën e burrave në veçanti. Oda e madhe apo oda e burrave si pjesa më e bukur e kullës është cilësua me tavanin dekorativ me rozetë në mesin e saj. Këtë odë pos tavanit e cilësonin dollapët, musandra, raftet dhe dera e odës. Tavanët e kthinave të tjera si në çdo kullë qytetare e cilësonin tavanët e tipit vanë. Çdo dhomë kishte edhe hamamxhikun, banjon e vogël gjë që flet për qytetërimin familjarë e kombëtar. Këto realizime me funksion dhe vlera artistike u bënë nga mjeshtër shqiptarë vendor. Pra ky ndërtim i fortifikuar ekzistencial familjar pos rëndësisë historike kishte edhe vlerën e saj artistike, etnologjike e kulturore.
Po ashtu duhet theksuar se me djegien dhe rrënimin e këtij ndërtimi u shkatërrua një fond i veçantë i koleksionit privat të Riza Bej Gjakovës dhe të parëve të tij. U asgjesua një numër i dokumenteve, arkives, bibliotekës, vlerave etnologjike, qilimat, jastëkët, enët, sinit e bakrit që ishin të gdhendura në reliev linear dhe të imët. Humbën një numër i fotove familjar dhe shumë objekte të lëvizshme të tjera me vlera historike e artistike. Me këtë shkatërrim humbën mjaft dëshmitë të kulturës shpirtërore materiale të të parëve të familjes Kryeziu e të Riza Bej Gjakovës* në veçanti.
******
*Riza bej Gjakova-Kryeziu (Gjakovë, 1847 - Shkodër, 1917) i njohur nga bashkëkohësit si Riza begi, ishte pinjoll i bejlerëve të Gjakovës, prijës popullor tradicional, pjesëmarrës në lëvizjet e parapavarësisë si në fundshekullin e XIX ashtu edhe ne fillimshekulllin XX dhe adjutant nderi i Sulltan Abdyl-Hamidit
Leu në oxhakun e Kryezinjve të Gjakovës, u shqua me ndodhitë e Lidhjes së Prizrenit në cilat përkrahte krijimin e një vilajeti shqiptar. Për këtë u internua në Urfe dhe më pas në Diyarbekir.
Riza bej Kryeziu u përfshi në kryengritjet e viteve 1910, 1912. Në kryengritjen e Kosovës të vitit 1912 ai u shqua si organizator, luftëtar dhe prijës popullor. Në korrik zhvilloi luftime të ashpra në Llap e Boletin.
Zëri i tij u dëgjua bashkë me Hasan Prishtinën në betejën e Klinës, ku u thyen keqas forcat osmane.
Në gusht të vitit 1912 ishte i pranishëm në kuvendin e Ferizajt si përfaqësues i parisë së Gjakovës.
Nga Ferizaj, drejt Shkupit, sipas kronikave të shtypit, kryengritësit shqiptarë udhëhiqeshin prej Riza beg Gjakovës dhe Bajram Currit.
Në nëntor 1912 Riza Bej Gjakova u zgjodh delegat në Kongresin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Riza bej Gjakova mori pjesë në protestat që u organizuan në Vlorë kundër barbarizmave serbe e greke në trojet shqiptare”.
Riza bej Gjakova ka pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë në Vlorë i cili mbrojti qeverinë e Vlorës dhe si bashkëkomandant i policisë popullore me Isa Boletinin, i plagosur nga luftërat me serbo-malazezet u përlesh me falangat e vorioepirotëve të Spiro Milos në Himarë e zona tjera shqiptare.
Qeveria e Vlorës-struktura udhëheqëse e saj dhe ministritë renditen emrat e ministrave me në krye kryeministrin Ismail Qemali dhe nën numrin 11. Komandantë të Policisë Popullore u zgjodhën Isa Boletini dhe Riza Bej Gjakova.
Begë dihet që të ketë qenë ekonomikisht në gjendje të mirë dhe kishte apirata për marrjen e qeverisjes së qytetit në dorë. Kundërshtarë kryesor duket të ketë qenë Bajram Aga i cili si duket në bashkëpunim me formacionet osmane të stacionuara në qytet i kishte shkatërruar Kullën Riza Begut në vitin 1898.
Flori Bruqi