2019-01-09

Udhetari

Udhetari, Sabri Godo
Në prozën e Sabri Godos dëshmohet dhuntia e veçantë krijuese, mjeshtëria posaçërisht e dukshme gjuhësore, kultura e gjerë historike dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj historisë kombëtare.


ISBN: 978-99956-771-6-9


Sabri Godo ka lindur në Delvinë më 28 gusht 1929. Mori pjesë në Luftën Antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Ka pasur një veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tremijë faqe fejtone dhe shkrime kritike. Në janar të vitit 1991, Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht është Kryetar i Ansamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit. Sabri Godo, një nga hartuesit e Kushtetutës së Republikës ishte gjithashtu bashkëkryetar i Komisionit për përgatitjen e saj.



"Në prozën e Sabri Godos dëshmohet dhuntia e veçantë krijuese, mjeshtëria posaçërisht e dukshme gjuhësore, kultura e gjerë historike dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj historisë kombëtare."



"Romani "Udhëtari" i Sabri Godos është një rrëfim ndryshe mbi luftën, ndryshe nga interpretimi stereotip i kësaj periudhe historike në letërsinë shqipe. Përmes rrëfimit të ngjarjeve nga lufta partizane në muajt e fundit të saj, ky roman vjen për të thënë atë që është heshtur në prozën tonë mbi këtë temë.

Natyrisht, historinë rëndom e shkruajnë fituesit, por në rrëfimin për luftën shqiptare – shqiptare nën trysninë e ideologjisë u ushtrua të shprehurit e egërsisë dhe urrejtjes ndaj palës tjetër, që si rrjedhim mbase do të sundojë jo vetëm në letërsi por përgjithësisht në artin shqiptar përgjatë gjysmë shekulli.

Mund të ketë qenë ky ngasësi kryesor, i bartur thellë në shpirtin e autorit për 60 e më shumë vite, për t'iu kthyer edhe njëherë luftës, pjesëtar dhe dëshmitar i së cilës ka qenë edhe vetë. Dhe këtë pjesë të historisë sonë, pas kësaj distance kohore e sjell ndryshe dhe saktësisht të qartë në thelbin e saj.

Sabri Godo, mjeshtër i pakalueshëm në gdhendjen e portreteve të karaktereve historike në prozën shqiptare, kësaj here, po në atë letërsi, do të na sjellë portretin kolektiv të një lufte dramatike dhe tragjike për kombin, lëngatën e së cilës do ta vuanim për gjysmë shekulli."

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...