2019-01-11

Shkrimtari dhe mediat


Fotoporteti

Nga Flori Bruqi


"Ndërskamcat " midis gazetarëve , shkrimtarëve , kritikës letrare  mediave të shkruara dhe  atyre audio-vizive në trojet tona  nuk është e re. 

Nuk mbahet mend qoftë dhe një rast i vetëm që të jetë pranuar prej njërës prej palëve përgjegjësia për gjithçka joserioze që ndodh në procesin e ndërlikuar të komunikimit prej shkrimtarëve te lexuesi, me disa ndërmjetësi tashmë të përmendura mes tyre.

Shkrimtarët shqiptar të Kosovës thonë se veprat e tyre janë të denja, janë botuara në gjuhën shqipe apo të huaj, kanë marrë këtë çmim e atë çmim. Tani shkrimtarët e kanë fare të kollajtë të vetë promovohen në rrjetët e shumta sociale...


Cilëndo “Shtëpi botuese “,”Shtëpi virtuale” të rrjeteve sociale të“Facebook-ut”ose “Twitter”-it të hapësh, qoftë dhe me një zgjedhje krejt rastësore, do të vëresh kopertina librash një pas një, dhe doemos pyetje “në cilën librari mund ta gjejmë”, pyetje që, pavarësisht prej përgjigjes,shkrimtarin e saj nuk e çon te libraria.

 Në një farë mënyre, shkrimtarët kosovar që mbushin letërsinë nuk kanë kujt t’i ankohen, sepse “gazetën e vet dixhitale” e kanë, aty mund të shkruajnë çfarë të duan për librin e tyre, aty mund të mbledhin mendime dhe të zhvillojnë debate.

Jo vetëm kaq, secili prej tyre mund të hapë dhe një faqe virtuale në emrin e librit që ka botuar dhe aty të verifikojë çfarë mendojnë njerëzit për të.

 Pak më ndryshe është çështja për shkrimtarë të një rëndësie cilësore, të cilët as tentojnë të gjejnë hapësirë diskutimi përmes “gazetave vetanake ", as u intereson shumë mendimi popullor, ndërkohë që specialistët ose u shmangen veprave të rëndësishme, ose presin të verifikojnë pikëpamjet e tyre përmes faktorit “kohë”.


Zakonisht përgjegjësia i është lënë kritikës letrare, ndonëse ky term është krejt i njëanshëm: pse duhet të jetë kritik dhe jo edhe vlerësim; a duhet të merren studiuesit vetëm me vepra të qortueshme apo edhe me ato që përbëjnë cilësinë letrare. 

Me sa duket termi “kritikë letrare” mban ende gjurmën ideologjike të së shkuarës moniste , kur detyrë e saj ishte vigjilenca prej ikjes nga parimet dhe shmangieve ideologjike të kohës.

Sot në  trojet tona shqiptare flitet për “protonizëm”, që është një alternativë e kritikës, madje studiues shqiptarë në Perëndim e kanë propozuar si sjellje metodologjike.(Protoinizmi:Nga teoria në praktikë -Vizione Letrare,Gjekë Marinaj, SHB"Nacional",
Tiranë, 2010).

Shkrimtari , koha, vepra, botuesi, kritika, studimet, media e shkruar dhe ajo audio-vizive , lexuesi – rruga për të shkuar deri te leximi ka qenë me të vërtetë me shumë stacione dhe mjaft e gjatë, por sot, sikurse u tha, është bërë më e lehtë. 

Të paktën një gjë është krejt e sigurt: kurrë ndonjëherë libri nuk ka pasur kaq shumë mundësi ekspozimi, nëse përfillim si të tillë dhe ekspozimin në rrjetet virtuale. Po a nuk e përdorin edhe kryetarë shtetesh e qeverish, personalitete të artit dhe të shkencës, këtë rrugë popullarizimi?

Dhe me të vërtetë, po të niseshim prej konsideratave që shprehen poshtë ballinave të librave në rrjetet sociale do të thuhej se gjithçka është më së miri.

Por ky është vetëm një iluzion. Sepse të gjithë e dinë se deri në ç’pikë ka rënë leximi dhe deri në ç’shkallë është degraduar fati i librit dhe i shkrimtarit në trojet shqiptare dhe në diasporë... 

Dikur ishin shkrimtarët që merreshin me njëri-tjetrin dhe promovonin njëri-tjetrin: Mitrush Kuteli me Lasgush Poradecin ,Gjergj Fishta me Xanonin,Shtjefan Gjeçovin, Prenushin, Poradeci Musinenë. 

Tani shkrimtarët më shumë merren me poshtërimin e njëri-tjetrit. Me poshtërimin e të gjallëve dhe të vdekurve.

 Me krijimin e opozicioneve nga më të pabesueshmet: politike, krahinore, fetare. Ndërsa ajo që dikur quhej kritikë letrare zëre se ka vdekur.

Në trevat pak a shumë  shtyp letrar nuk ka,përpos disa revistave letrare si fjala vjen Revista letrare e Tiranës “ "ILLZ",  Revista letrare “Obilesk” , Revista letrare e LSHK -së “Metafora”, 
Revista kulturore letrare “Orfeu”, revista letrare ”Jeta e re”,
gazeta"Nacional", "Floripress", "Koha","Flaka..."   etj., 

   Vallë, ç’mund të thuhet tjetër?

Cila është tribuna ku shprehen mendimet e kritikëve?

A duhej të shuhej javorja “Drita",për të cilën dikur zinin radhën paralel me radhën e qumështit qindra qytetarë të dielën; a duhej të mbaronte “Nëntori”, që, me gjithë syrin e tij të mprehtë për të goditur në kohë çfarë mund të vlerësohej mirë përkohësisht, por pa pëlqim nga lart?

Kjo nuk është një çështje për sot. Kohë më parë mund të ishte shtruar.

Sot është për t’u shenjuar se shtyp letrar nuk ka. Edhe ato revista që grupojnë njerëz me shije të përafërta që ekzistojnë përgjithësisht nuk janë të interesuara për letërsinë e sotme.

Ndërkohë, bibliotekat e personaliteteve të shkencës dhe të letrave, që kanë dalë në shitje në trotuaret e rrugëve dhe bulevardeve, tërheqin vëmendjen e lexuesit të mençëm: rishiten, me gjithë vulat e atyre që i kanë përdorur, me gjithë shenjimet që mund të kenë lënë, sepse i besojnë shijes së atij që i ka blerë dikur, jo për ndonjë nostalgji, siç mund të jetë gati dikush për të thënë. 

A nuk ndodhi pikërisht kështu vitin e kaluar me bibliotekën e gjuhëtarit A. Kostallari, e cila u zhduk sa hap e mbyll sytë nga “vitrina e trotuarit”në Tiranë?

Njerëzit botuan artikuj kritikë pse kjo bibliotekë po shpërbëhej kështu, por njëherësh ishin të lumtur që kishin arritur të gjenin ndonjë kopje prej bibliotekës së nxjerrë në ankand.
Shkrimtarët flasin për krizë leximi, po aq sa dhe për krizë të mendimit kritik, për krizë të letërsisë vetë. 

Disa ditë më parë pata shprehur mendimin se një pjesë e përgjegjësisë për gjithë këtë krizë pa zot është e mënyrës si mediat e shkruara dhe ato audio-vizuele e përçojnë vlerësimin për librin te lexuesi.

Është fakt se në mungesë të kritikës letrare dhe në kushtet kur vetë shkrimtarët nuk duan më të shkruajnë për njëri-tjetrin, qoftë dhe në mënyrë kritike, siç ishte në fillimin e shekullit të kaluar (rasti Faik Konica – Naim Frashëri), fati i promovimit të vlerave të letërsisë ka mbetur në duart e gazetarëve të rubrikave kulturore të "Kosova sot",  “Kohës ditore”, “Zërit”, “Epoka e re”,”Bota sot “ apo" RTV-21","RTK"-së (Programi 1,3) , “Koha vision”, ”TV7”,
”Klan Kosova’,Tribuna kanal " " TV Klan" ,  “Top Chanel”, etj. të cilët, me gjithë vlerësimet që meritojnë, në mos për tjetër për kohën që u kushtojnë shkrimtarëve duke i intervistuar pa i lexuar librat e tyre, duhet thënë se nuk janë pjesa më e kualifikuar e gazetarisë shqiptare. 

Nuk ndodh vetëm në realitetin shqiptar: libri shitet pasi janë blerë gjithë gjërat e tjera që i duhen një familjeje; për librin në shtyp ka vend kur diku tepron një copëz vend.

 A nuk ishte rasti i debatit popullor për dorëshkrimin e një romani që u desh të administrohej nga gjykata pikërisht shembulli se sa poshtë është ndërmjetësimi i shtypit për librin? 

Është, doemos. Më shumë se dy javë zgjati ky debat, kush ka të drejtë dhe kush nuk ka të drejtë, është dhuratë apo është grabitje.

Por vepra në vetvete nuk i interesoi askujt. Vetëm një studiues arbëresh shtroi pyetjen se dorëshkrimi mund të ndryshojë mendimin për veprën që njohim, për letërsinë vetë. 

E thënë më thjesht: faqet kulturore bëhen faqe krye titujsh nëse ka diçka sensacionale për shkrimtarin për sherret apo miqësitë e tij, por për veprën jo.

Tradicionalisht koha e pushimeve(verë apo dimër) njihet si kohë leximi, jo vetëm për shkollarët, që kanë marrë detyra, por edhe për të rriturit, që, në intervalin nga njëra lojë në tjetrën, mund të shfletojnë diçka, qoftë dhe për kureshtje.

Por cili libër shkon në duart e tyre? 

Kryesisht kujtime kuzhinierësh, magazinierësh, rojash, sanitarësh, të atyre që ishin emërtesa e vjetër politike.

Kjo është dhe fytyra e shtypit sot në trojet tona shqiptare : ashtu si dikur, portretet e shefave të dikurshëm politikë mbushin ballinat e tyre. 

Letërsia dokumentare që ka lidhje me këta shefa lexohet mirë, por libri i shëndetshëm, letrar a shkencor qoftë, mbetet në raftet e bibliotekave. 

Dhe në familjet shqiptare gjithnjë e më shumë vendin e këtyre të fundit po e zënë diskografia dhe multimedia.

Po pse një letërsi e rrezikuar shumë prej vetëbotimit, mediokritetit dhe dështimit, shërbehet edhe më mediokre prej mediave, si ndërmjetëse kryesore të tyre?

Sepse edhe media tona sot nuk janë institucion vlerësimi dhe çertifikimi të cilësisë, qoftë për letërsinë, qoftë për kulturë, qoftë për tregti. 

Miqtë e mediave të shkruara dhe audio-vizive dhe të gazetarëve që mbajnë rubrikat kulturore; parapagimi i kohës televizive në të zezë a në të bardhë, dhe mjaft shkaqe të tjera, bëjnë që ekranet dhe të përditshmet të jenë gjithë të mbushura me libra mëhallash e fisesh, komandantësh që nuk kanë qenë kurrë komandantë dhe personalitetesh që s’kanë qenë kurrë të tillë.

A është kjo një dukuri krejt e pa evitueshme? 

Zgjedhja e mençur që ka bërë gazetrja e mirënjohur Beti Njuma, për kujdesëse e rubrikës së përjavshme “Vitrina e librit”“ Top Channel”, apo Isa Vatovci si dhe Reshat Sahitaj në faqët e së përditshmës “Kosova sot “,duke iu referuar rregullisht ekspertëve të librit dhe të komunikimit, studiuesve; duke përzgjedhur kryesisht librin e padyshimtë, vlen si pohim se kjo nuk është e pashmangshme.

Por nëse do të veprohej edhe gjetiu kështu, që përzgjedhjen e librit të javës ta bënin studiuesit e mirëfilltë -specialistët, atëherë do t’u pritej rruga ndereve dhe implikimeve dhe “vitrina e librit” nuk do të ishte siç është sot: ndoshta kurrë s’ka qenë më keq. 

Dhe kështu, nuk ka më as" Libra të shejtë" ,e  as  "Lexim të shejtë", por komprometim shijesh dhe çoroditje të lexuesit.

Ishte dikur shtojca  për kulturë“Rilindja”, ku pak a shumë kishte gazetar të ndritur të sajë si fjala vjen :Vehap Shita, Jusuf Gërvalla, Mehmet Kajtazi ,Shyqri Galica ,Rushit Ramabaja,
Nexhat Halimi,  e disa të tjerë , që me shkrimet e tyre dëgjohej zëri i shkrimtarit   , qe edhe sot ai zë është xëx dhe  të  nxitë  , në këtë katrahurë mediatike, politike e veçanërisht kulturore, që  pak a shumë të mbi-zotërojë arsyeja,dija dhe vlera artistike, të këtë qetësi dhe harmoni intelektuale ashtu siç  kishte dikur “Rilindja”  që "jehonte " zëshëm në mbarë hapësirën shqiptare e më gjërë.

Këto ditë gazetari i mirënjohur Ramiz Bala,nxorri nga shtypi librin enciklopedik "Koha e qëndresës",  një"Monparnas" i  rezistencës  së shkrimtarëve,gazetarëve,muzikantëve,piktorëve
  kosovarë  "nëpër stuhi"(1993-2000)...

Dhe krejt në fund trojet tona kanë analistë dhe krijues më namë që dijnë të shkruajnë dhe të bëjnë kritikë letrare të mirëfilltë. 

Kësaj radhe do i veçojë disa shkrimtar, studiues dhe analistë që i kam lexuar dhe studiuar  gjatë vitit 2018 , si fjala bie :  Eshref Ymeri,Gjekë Marinaj,Fatmir Terziu ,Vilheme Vranari,Përparim Hysi, Naim Kelmendi, Agim Vinca, Besim Muhadri,HelenaGrillo,
  Besnik Mustafaj, Elvira Dones, Ervin Hatibi, Gëzim Ajgeraj , Flutura Açka, Luljeta Leshanaku, Nuhi Veselaj, Nazmi Rudari,
Reshat Sahitaj ,Isa Vatovci, Shefqet Dibrani,Sejdi Berisha, Bedri Halimi, Gjin Musa, Engjëll Koliqi, Iliriana Sulkuqi,Hamdi Hysuka,Beqir Ismaili, Skendër Mulliqi,Hivzi Muharremi,Ilir Hivzi Muharremi ,Hasan Hasani,Arif Molliqaj,Ferit Lamaj, Murat Gecaj, Musa Jupolli, Naim Fetaj,Dije Lohaj,Lulzim Logu, Albert Habazaj, Ibish Neziri,Bajame Hoxha,Kristaq Turtuli, Zef Pergega, Kopi Kyçyku,Bilall Maliqi,Brahim Avdyli,Odise Plaku,Sarë Gjergji,Liri Loshi,Faruk Tasholli,Rifat Muriqi,
Pranvera Gjoni,Merxhan Avdyli,Gjon Necaj,Lazer Stani,
Ramadan Thaçi,Ali R.Berisha,Prend Ndue Buzhala,Petraq Kote,Namik Selmani,Xheladin A.Çitaku, Demir Reshiti,Hasan Qyqalla,Fehmi Pireva,Frrok Kristaj,Hyqmet.B.Hasko,Robert Martiko,Ramë Oraça,Izet Culi,Bedri Tahiri,Jahja Lluka,Perikli Shuli,Agim Metbala,Rudina Papajani,Dhimitër Nica,Trandafile Molla,Leonora Bruçaj,Bardha Alimeta,Makfire Maqedonci-Canolli,Farida Zmijani-Ramadani,Arbër Ahmetaj,Migena Arllati,Skendër Zogaj, Rexhep Shahu,Izet Duraku,Atdhe Geci,
Nora Lokaj,Ligor Shyti,Shkodran Cenë Imeraj, Zef Mulaj,Agim Bacelli, Kadrush Radogoshi, Murteza Osdautaj,Ruzhdi Baloku,
Agim Berisha,Muharrem Blakaj, Lek Gjoka,Raimonda Maleçka,
Naser Aliu, Jeta Beqiraj,Begzat Baliu,Abdulla Mehmeti,Myrvete Baliu,Mujo Buçpapaj,Vangjush Saro, Faik Xhani,Moikom Zeqo,Dibran Fylli,Pal Sokoli,Naxhije Doçi,Kujtim Mateli,Vullnet R.Mato,Beqir Sina,Agim Bajrami,Linditë Ramushi,Rozeta Kreste,
Ilir Shaqiri,Nuhi Bunjaku,Avni Dehari,Xheladin Mjeku,Shpend
 Sollaku,Kozeta Zylo,Fran Tanushi,Fatos Todi Lubonja,Lumo 
Kolleshi,Sabit Jaha,Ramiz Bala,Artesa Osmanaj,Vasil Tabaku,
Bilall M.Maliqi ,Odise Plaku,Xun Çetta ,Isak Shema etj., janë  
personalitete të respektuara që kanë dhënë kontributin  e tyre gjatë vitit 2018   në afirmimin  letraro-artistik,kritik  si dhe transponimit emocional e jetësor të kritikës    letrare, me  fjalë,
imazhe,figura dhe gjetje artistike që, herë-herë të habisin me freskinë e tyre për të cilët kam shkruar edhe më parë në Librat e mijë "Diademë letrare" 1,2,3.

Ndonëse në thelb këta shkrimtar janë krijues që asimilojnë -tubojnë nektarin  dhe përvojën më të mirë të tyre nga vetë jeta.

Dhuntia e vrojtimit të tyre  si dhe kultura e të lexuarit si  dhe mardhëniet  e tyre me media  ata pakë a shumë  kanë përfituar  unin e tyre prej krijuesve të kapshëm nga lexuesit dhe shikuesit audio-vizivë .Pra, këtu kemi të bëjmë, gjithsesi, me krijues që kanë përvojë në të shkruar ,që janë të talentuar, që janë vetë cenzorë e  që premtojnë dhe dijnë që edhe në të ardhmën të balansojnë punën e tyre me mediat e shkruara dhe audio-vizuele... 

Prishtinë,11 janar 2019.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...