Ai ka treguar se gjatë luftimeve, UÇK-ja kishte arritur të kapte robër dy ushtarakë serbë. Këta ka treguar se UÇK-ja i ka shkëmbyer me katër ushtarakë amerikanë.
“Kohë pas kohe u kemi bërë thirrje të dorëzohen. Kanë pas një paragjykim se ne nuk do të sillemi sipas konventave për robër. Në një situatë është zënë rob një ushtar i trajnuar dhe i përgatitur për operacione komando.
Ka pas të kryer përgatitjet ushtarake. I dyti ishte ushtari në shërbim. Të dytë nëpërmjet njësive tona përgjegjëse, janë trajtuar, janë marrë shënimet aq sa lejohet.
Kemi marrë informata për moralin e ushtarëve serbë, për arritjet e tyre, si e shohin nga pozicioni i tyre forcën tonë, si i kanë humbjet, si i bëjnë ndërrimet, si i kanë organizimet. S’ka pas nevojë fare as për dhunë as për me ngrit zërin.
Të gjitha që i kanë ditë na i kanë treguar dhe ne i kemi përdor për të zhvilluar operacionet. Këta robër lufte u janë dorëzuar Shqipërisë në Kukës, e më pas tek autoritetet e ushtrisë amerikane.
Aq sa kam informata kanë qenë të izoluar në një bazë ushtarake amerikane diku në regjionin e Frankfurtit dhe pas luftës përmes një kleri fetar janë shkëmbyer në Suboticë me katër ushtarë amerikanë që ishin zënë robër lufte në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. U janë kthyer familjeve të veta”, ka shpjeguar Quni.
Sa i përket betejës së Koshares në përgjithësi, Quni ka thënë se aty u shkaktua një prej humbjeve më të mëdha të Serbisë.
Ai ka thënë se Serbia e pranon humbjen në këtë betejë madje edhe duke e quajtur “ferri i Koshares”, por shton se suksesi i atribuohet forcave të huaja dhe jo UÇK-së. Kjo, sipas Qunit, nuk ekziston.
“Nga turpi që ta arsyetojnë humbjen ata nuk ia lënë meritat djemve dhe vajzave të Kosovës, por meritat për humbjet ua lënë njësive të specializuara të partnerëve tanë të NATO-s e Amerikës, duke u thirrur se në këtë betejë kanë marrë pjesë eprorë të lartë të njësive të huaja.
Aty ka pas të huaj, por ishin njerëz të udhëhequr nga ideali i tyre. Kanë qenë 16 ushtarakë të huaj, disa pa përvoja fare ushtarake. Disa me njohuri të ndryshme.
Sidoqoftë jemi mirënjohës ndaj tyre, por nuk kanë qenë determinues për suksesin e brigadës”, ka shtuar Quni.
******
Anton Quni rrëfen ekskluzivisht detajet
e pathëna të Betejës së Koshares
Deputeti Quni, gjatë intervistës, ka thënë se e vërteta mbi lavdinë e Betejës së Koshares i ka bindur edhe ata që në çfarëdo forme u munduan ta zbehin. Ai ka përmendur, luftën e pakursyer të heronjve Agim Ramadani e Sali Çeku, të cilët edhe ranë heroikisht në këtë betejë. Beteja e Koshares, ku u vranë 113 luftëtarë dhe mbi 400 u plagosën, sipas Anton Qunit, është krenari për tërë kombin shqiptar dhe ashtu duhet të trajtohet me peshën e saj historike, pa ndikime ideologjike, partiake apo politika ditore.
Z. Quni, jemi në përvjetorin e njërës prej betejave më të lavdishme të luftës së UÇK-së, a mund të na thoni si një nga protagonistët, si e përshkruani luftën në këtë betejë?
Anton Quni: Qëllimi i operacionit ishte hapja e korridorit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës për tu siguruar mbështetja me të gjitha nevojat për njësitë e UÇK-së në brendi të Kosovës.
U përcaktua drejtimi Padesh-Koshare-Botushë, një teren kodrinoro-malor.
Fillimisht forcat tona numëronin rreth 150 luftëtarë, kurse përballë ishte batalioni i 56-të kufitar me rreth 300 ushtarë. Gjate zhvillimit të operacionit, njësia jonë do të strukturohet mirë nga skuadrat deri tek niveli i brigadës, me 2600 luftëtarë dhe teknikë të konsiderueshme.
Kurse batalionit 56-te kufitar do të ju vijnë në ndihmë pjesë të njësive nga brigada 125 e motorizuar, brigada 72 për operacione të veçanta, brigada 63 e parashutistëve, batalioni diverzanto vëzhgues, batalioni i policisë ushtarakë dhe njësi tjera paramilitare, të mbështetur me arsenal te fuqishëm luftarak.
Luftimet me intensitet të ndryshme u zhvilluan nga 09 prill 1999 deri me 14 qershor 1999.
Nga radhët tona humbën jetën 113 luftëtarë dhe mbi 400 u plagosën. Kurse armiku i ka pranuar 109 te vrare vetëm nga brigada 125.
Në fund të muajit maj u ngritën temperaturat duke e nxitur kështu edhe zhvillimin e vegjetacionit, me ç’rast të dyja palët u detyruam t'i ndryshojmë mënyrat e angazhimit të njësive.
Beteja u zhvillua në gjatësi të frontit deri në 20 km dhe në thellësi deri në 7 km.
Rrezja më e largët e veprimit ishte me obuz deri në 20 km.
Gjatë operacionit, në duart tona ra një ndër kazermat më të mbrojtura dhe më moderne të kohës.
Forcat serbe pas vetës lanë material të konsiderueshëm ushtarak si: Armë sulmuese, armë për mbrojtje kundërajrore, armë anti-tank, minahedhës të kalibrave të ndryshëm, mina anti-këmbësori dhe anti-tank, pajisje të komunikimit, pajisje të vëzhgimit, material mjekësor, mjete të transportit,etj.
Po ashtu, nga ana jonë, u kapen objektet me rëndësi të veçantë si: Maja e Zezë, Rrasa e Koshares, Koka dhe Maja e Kokës, nga ku ishte më e lehtë t’i dominonim forcat serbe.
Çka sipas juve e karakterizoi këtë betejë duke i vënë një pozitë të rëndësishme në historinë e luftës çlirimtare?
Anton Quni: E veçanta e Betejës së Koshares është suksesi historik i forcave tona.
Nga shtiza e flamurit u ul flamuri i armikut dhe u ngrit në shenjë të fitores flamuri i ynë kombëtar. Këtë moment nuk mund ta harroj kurrë në jetë!
Na e tregoni një ngjarje më interesante që keni përjetuar në Koshare?
“Anton Quni”: Ka shumë të tilla, por do e veçoja marrjen në pyetje të ushtarit serb i zënë rob nga ushtaret tanë.
Ndër të tjera e pyeta se a e kishte në plan që ndonjë herë ta vizitonte Shqipërinë. Ai u përgjigj me- jo kurrë.
I urova mirëseardhje në Shqipëri. Kur e kuptoj se tani më gjendet në Shqipëri, u tmerrua, filloj të dridhej nga frika dhe i humbi shpresat që ndonjë herë do të kthehej në vendlindjen e tij në Nish.
Ai u trajtua sipas konventave ndërkombëtare për robërit e luftës.
Na flisni për heronjtë, Agim Ramadani dhe Sali Çekun, cili ishte roli i tyre në betejën e Koshares?
Anton Quni: Për shkak të mungesës së kuadrove ushtarake dhe natyrës së tyre, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj kryenin detyra të shumëfishta. Ata do i gjej në rolin e luftëtarit, vëzhguesit, instruktorit, furnizuesit, dialoguesit, mobilizuesit, planëzuesit, strategut,etj.
Ata e ngritën ushtrinë nga asgjëja dhe arritën të krijojnë një ndër njësitë më profesionale të UÇK-së dhe më vdekjeprurëse për forcat e armikut.
Si i kujtoni ditët e rënies së heronjve Sali Çeku e Agim Ramadani, sa ishte e rëndë për ju që t`i humbnit dy strategët kryesorë të luftës dhe të betejës së Koshares?
Anton Quni: Në të dy rastet pothuajse ngjarja ishte e njëjtë. Ne komunikonim me radiolidhje duke i koordinuar veprimet deri në detaje. I kalonim njëri tjetrit informatat në lidhje me lëvizjet, mbështetjen artilerike, rreziqet, etj. Shpesh shkëmbenim urimet për avancime në teren. Në momentin kur nuk morëm përgjigje në radiolidhje, e kuptuam se tani e tutje duhet te vazhdojmë pa Agimin dhe Salihin.
Kur e kupton se tutje duhet vazhduar edhe pa ata që i dhanë jetë njësisë, ky fakt të tmerron, por heroizmi i tyre gjithashtu të motivon dhe ri-ngritë për të vazhduar betejën deri në fitore.
Sa qonte peshë fakti se ushtarëve betejës së Koshares i prinin luftëtarë profesionit si ju dhe heronjtë e tjerë?
Anton Quni: Të jesh një lider i mirë ushtarak, ndër të tjera duhet të jesh njohës i mirë i artit ushtarak. Profesionisti nuk kërkon nga ushtarët të bëjnë diçka që nuk mundet vet ta bëj. Ai e vlerëson deri ku janë kufijtë e angazhimit të njësisë të cilën e ka në udhëheqje. I parasheh qëllimet dhe mundësitë e armikut dhe sjellë vendime të duhura bazuar në kushte dhe rrethanat edhe më ekstreme të vendimmarrjes.
A ka dyshime rreth vrasjes së Agim Ramadanit dhe Sali Çekut?
Anton Quni: Ne bashkëluftëtarët nuk kemi dyshime të tilla.
Këto dyshime u ngritën nga njerëz të ligj, të cilët në vend që të ishin pjesëmarrës në këtë betejë, e arsyetonin vetën larg vijës së frontit, se kinse në Koshare edhe ata do të vriten pas shpine njëjtë si Agimi dhe Salihi.
Ishte lojë e ndytë për të demotivuar luftëtarët dhe për ta penguar suksesin e Betejës së Koshares, por, fatmirësisht nuk ia arritën qëllimit.
Cili ishte ndikimi në Koshare i Thaçit, Veselit e Haradinajt?
Anton Quni: Komunikimi me Shtabin e përgjithshëm të UÇK-se bëhej kryesisht përmes ndërlidhësit të autorizuar.
Jo rrallë ky komunikim bëhej edhe drejtpërdrejt nga komandanti i brigadës, Rrustem Berisha dhe unë, në cilësinë e shefit të shtabit.
Anton Quni: Nuk kemi pasur pengesa të veçanta përveç ndonjë incidenti apo keqkuptimi të izoluar.
Ne si staf i brigadës kemi arritur që t’i tejkalojmë të gjitha paragjykimet dhe t'i unifikojmë forcat duke i shfrytëzuar të gjitha burimet që brigadën ta bëjmë sa me operacionale.
Pas luftës, sikur pati një tendencë nga grupe të caktuara për t`u “heshtur” lavdia e betejës së Koshares, si e keni parë ju këtë situatë?
Anton Quni: Tani e vërteta mbi lavdinë e Betejës së Koshares i ka bindur edhe ata qe në çfarëdo forme u munduan ta zbehin.
Beteja e Koshares është krenari për tërë kombin shqiptar dhe ashtu duhet të trajtohet me peshën e saj historike, pa ndikime ideologjike, partiake apo politika ditore.
A është Kosova e sotme ajo për të cilën luftuan heronjtë Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahaj dhe të rënët e tjerë?
Anton Quni: Duhet edhe shumë punë dhe angazhim për ta bërë Kosovën të bukur ashtu siç e ëndërronin Agimi, Salihi, Xhemajli, Abazi dhe te gjithë dëshmorët.
Kur do të plotësohet ëndrra e heronjve për Ushtrinë e Kosovës dhe si i komentoni zhvillimet aktuale politike në lidhje me formimin e ushtrisë?
*****
Deputeti dhe ish gjenerali Anton Quni thotë se si të akuzuar në Gjykatën Speciale nuk do ta shoh as Hashim Thaçin e as Kadri Veselin, megjithatë një ditë sipas tij që të dy do të japin llogari për atë çfarë kanë bërë.
Këto komente, deputeti i LDK-së, Anton Quni i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.
Lidhur em Gjykatën Speciale, thotë se nuk e përjashton mundësinë që një numër i vogël i njerëzve, të ketë keqpërdorur luftën e UÇK –së, prandaj thotë se një gjykatë e tillë, sado e padrejtë që të jetë.