2019-01-09

Entela Binjaku: Elvi Sidheri - ''Emigrantja''




Nga Entela Binjaku

Ai pëlqen Pablo Nerudën, njeh mirë 7 gjuhë të ndryshme, ekipi i tij i zemrës është Milani, i pëlqen shumë Roma është njohës shumë i mirë i historisë, mendon se “dashuria bën mirë gjithmonë”.

Kështu e njoh unë Elvi Sidherin, një ndër miqtë më të mirë të “Zemrës Shqiptare” dhe nga redaktorët më aktivë. Shkrimet e tij janë një dëshmi e informacionit të gjerë, aftësisë përpunuese të tij, reflektimeve të guximshme, humorit simpatik dhe të vërtetave shpotitëse.

Por romani i tij me titullin “Emigrantja” ishte një befasi e vërtetë! Dhe një emocion i bukur që të dhuron surpriza.. Një punim voluminoz, mbi 400 faqe, shkruar me kohë në mendjen e tij, por që prej disa ditësh kemi mundësinë të prezantohemi me të.

Sot jam e kënaqur që lajmin për botimin e romanit të Elvi Sidherit ta përcjell edhe për mijra lexuesit e zemrës shqiptare.

Me dëshirën e madhe për të ftuar të gjithë lexuesit t´i bashkohen leximit të këtij romani, dhe më urimin për një rrugë të gjatë dhe të mbarë Elvit në krijimtarinë e tij, i përcjell urimet më të mira edhe nga ana e redaksisë së revistës.

Më poshtë do të gjeni edhe një prezantim të shkurtër që Elvi ka përgatitur për lexuesit e tij të “Zemrës Shqiptare”.

Nuk mund të shkruaja më mirë se ai vetë.

“Është një libër që siç ndodh me çdokënd që merr përsipër të shkruajë diçka, posedon vetë shpirtin e autorit (timin) përbrenda dhe do dëshiroja që kjo gjë të përçohej edhe tek lexuesi eventualisht. Flet nëpërmjet personazheve, vendeve, situatave, njerëzve dhe ngjarjeve për përvoja unike sa edhe të kujtdo që ka provuar emigrimin pas viteve 90-të, një fenomen i cili ka shenjuar zhvillimin psiko-social-ekonomik të Shqipërisë gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve, por që për "habi" të veçantë nuk përmendet nga askush, sikur fare të mos kishte ndodhur realisht, sikur 1 milion e gjysëm shqiptarë mos të kishin emigruar nëpër Europë e botë, 800 mijë prej tyre në jug të vendit tonë,pra në Greqi. ...Dhe sikur jeta dhe kontributi i tyre t'ia vlente të përmendej vetëm për kontrabandistë, krim të organizuar apo për votat e zgjedhjeve, për lekët që çojnë rregullisht pranë familjeve të tyre dhe ekonomisë së vendit dhe për festa, Pashkë, Vit i Ri e Krishtlindje kur vijnë dhe i vonojnë kufinjve. Të tjerat po ua lë juve t'i zbuloni".

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...