Dom Shtjefën Kurti ishte nje prift dhe shenjtor shqiptar.
Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.
Shtjefën Kurti lindi në Ferizaj në vitin 24 dhjetor 1898. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, dhe pastaj ndoqi mesimet ne Rome, ne institutin Santa Maria. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t’i vazhduar në Romë në kolegjin “Propaganda Fide”. U shugurua në Rome ku mbajti edhe të parën meshë. Më pas u kthye në vendlindje ku punoi në zyrën ipeshkvnore e më pas në Gjakovë. At Shtjefni nuk ndiqte vetëm jetën fetare.
Kisha e Madhe në Shkodër ( e parë nga lart)
Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dy famullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonte Kosova. Ishte Ati ku u rrëfye Nënë Tereza dhe ku rrëfehej në oborrin mbretëror deri në vitin 1939 Mbretëresha Geraldinë.Por ditë të vështira do ta prisnin pas Luftës së Dytë Botërore. M 1944-1945 eshte famulltar ne kishen e famullise katolike ne Tiranes (ne Bulevard). Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. Lirohet nga burgu i tmerrshëm i Burrelit në vitin 1966, por arrestohet sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. Fajsohet per pagezimin te femijeve. Denohet me vdekje. U pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. Eshte i vetmi qe u martirizua per çeshtje fetare kur feja ishte e ndaluar ligjetisht me 1967.
Brendësia e Kishes s'Madhe në Shkodër
Hajredin Fuga: Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshëm që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur
Jani Vasili: “I kam shprehur dhe i shpreh keqardhjen time të thellë familjes, për këtë rëndesë të madhe shpirtërore, edhe për pamundësinë time për të shprehur hapur bindjen time në atë kohë, bindjen time për të vërtetën në atë vendim”.
Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për Hajredin Fugën mëngjesi i datës 2 qershor 2011, kur një person me emrin Nikolin Kurti i kërkonte një takim dhe arsyen përse e kërkonte këtë takim. Kishte të bënte me një ngjarje shumë të rëndë që lidhej me të shkuarën e Hajredin Fugës, prokuror në kohën e diktaturës komuniste. Të njëjtin takim, Nikolini i kërkoi dhe gjyqtarit Jani Vasili. Nikolin Kurti kishte 20 vjet që kërkonte eshtrat e xhaxhait të tij, Dom Shtjefën Kurti, i pushkatuar në vitin 1971. Gjurmët e kërkimit e kishin çuar prej kohësh tek procesi i gjyqit ndaj Dom Shtjefën Kurtit, atje ku kishte qenë prokuror Hajredin Fuga e gjykatës Jani Vasili. Nikolini kishte vendosur t’i takonte për të mësuar detaje të gjyqit ku u dënua me pushkatim padrejtësisht, xhaxhai i tij, Dom Shtjefën Kurti.
Takimi me prokurorin
“E mora në telefon dhe iu prezantova. I thashë dua të takoj për çështjen e pushkatimit të Dom Shtjefën Kurtit. Jam nipi i tij. Mu përgjigj menjëherë pozitivisht. Më tha po, mund të takohemi dhe lamë një vend takimi. Ishte data 2 Qershor. Shkova në vendin ku e kishim lënë të takoheshim dhe po e prisja. Erdhi 10 minuta pasi kisha mbërritur unë. U ngrita në këmbë. I thashë uluni… ai më tha: Para se të ulem dua të kërkoj të falur për Dom Shtjefnin. Dua të kërkoj një ndjesë që nuk munda ta bëj ndaj Dom Shtjefnit, prindërve të tij dhe gjithë ju familjarëve!
I thashë se e pranoj ndjesën. Pastaj u ul. Kisha marrë me vete dokumentin ku paraqitej kërkesa e tij si prokuror i çështjes, drejtuar gjykatës për pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit. E pa dhe më tha menjëherë: “është e vërtetë, është shkresa që unë kam shkruar… Por ashtu ishin kohët… etj”.
Pastaj nisi të më flasë për detaje të gjyqit, falsifikimin e të gjitha akuzave përmes të cilave u dënua me pushkatim xhaxhai im Dom Shtjefën Kurti. I kërkova të më bënte një nder: të gjitha çfarë po më thoshte t’i shkruante në një letër me shkrim dore, jo me kompjuter. Më tha menjëherë Po! Por duhet të më japësh pak ditë kohë dhe unë do ta shkruaj dhe do e sjell.
Pas pesë a gjashtë ditësh më mori në telefon dhe më tha e kam gati. U takuam sërish.
E pashë që e kishte shkruar me detaje. Më kërkoi që të mos e bëja publike përsa kohë të ishte gjallë. “Jam i moshuar, i lodhur e i sëmurë dhe nuk jam në gjendje të suportoj dot debatin që mund të bëhet në media për këtë gjë”. I dhashë fjalën që nuk do ta botoj në media për sa kohë ishte gjallë. Unë e mbajta fjalën dhe nuk e botova. Tani kam vendosur ti publikoj letrën e tij dhe atë të Jani Vasilit, në një libër për jetën e xhaxhait tim, Dom Shtjefen Kurtit.
Letra
“Në takimin e parë të datës 2 qershor 2011, unë të shpreha keqardhjen time të thellë, për gjithçka ndodhi në Shqipëri, në periudhën e regjimit komunist ndaj qindra e mijëra shqiptarëve, përfshirë dhe rastin konkret, të cilët u persekutuan dhe u martirizuan vetëm e vetëm pse u përpoqën dhe luftuan për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë.
Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshëm që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur. Duke lexuar, brenda dy ditëve, njërin nga librat që më dhuruat, unë munda të njihem realisht me figurën e shquar të Dom Shtjefnit, si një patriot, atdhetar, personalitet dhe luftëtar i paepur për çështjen kombëtare, për arsimin dhe gjuhën e vendit tonë. U përgëzoj për atë punë të lavdërueshme që keni bërë për njohjen dhe përjetësimin e figurës së këtij martiri. Këtë e them me sinqeritet dhe të më besoni.
Kanë kaluar diçka më shumë se dyzetë vjet në largësinë e viteve dhe do të përpiqem të jem i saktë në kujtesën time….”, është ky fillimi i një letre të gjatë të Hajredin Fugës për nipin e Dom Shtjefën Kurtit, për të cilin dikur kishte kërkuar dënimin me pushkatim.
Në letër ai sqaron detaje të rëndësishme ku vërtetohet falsiteti me të cilin diktatura vriste njerëz të pafajshëm. Në fund të letrës, ish-prokurori i çështjes së Dom Shtjefën Kurtit, i kërkon nipit të viktimës së tij të mbeten miq përjetë. Në atë kohë, Hajredin Fuga po mbyllte një karrierë të spikatur në sistemin e drejtësisë në Shqipërinë postkomuniste. Kishte qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Takimi me gjykatësin
Takimi i Nikolin Kurtit me Jani Vasilin është i ngjashëm me takimin e tij me prokurorin, Hajredin Fuga.
“Jani Vasili kishte dijeni me sa duket nga Hajredini se unë do ta kërkoja dhe sapo e kontaktova me tha menjëherë po për takimin. Ishte pak javë pasi kisha takuar Hajredinin. U ulem në kafe. I tregova vendimin e tij për pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit, ku kishte qenë relator.
Po më tha, është e vërtetë. I kërkova detaje se si ishte e vërteta e atij gjyqi. I kërkova që ta shkruante me dorë dhe ma solli. Më kërkoi gjithashtu të mos e botoj për sa kohë të ishte gjallë”.
Letra e Gjykatësit
“Jani Vasili, anëtar i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë
Me kërkesë të z.Nikolin Kurti, i deklaroj se vendimi i Gjykatës së rrethit të Krujës me Nr. 54 datë 31.7.1971, me të cilin, ndër të tjera është dënuar me vdekje për të ashtuquajturin krim sabotim, si dhe vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në të cilën kam marrë pjesë edhe unë, janë tërësisht të padrejtë. Në të dy vendimet e sipërme, është pranuar pa asnjë bazë ligjore, ndër të tjera, dënimi me vdekje i të gjykuarit Shtjefën Kurti për krimin e sabotimit.
Në të dy arsyetimet e vendimeve, është qartësisht e vërtetuar se veprimtaria e pranuar nga Gjykata në ngarkim të të sipërmvet rezulton qartë se nuk ka asgjë të përbashkët me sabotimin, por është interpretimi i qëllimshëm, tejet i zgjeruar i diktaturës komuniste, për të zhdukur veprimtarinë shoqërore e fetare, sikurse i dënuari Shtjefën Kurti. Është më se e qartë, se në këtë vendim çdo gjë ish e paragjykuar dhe e vendosur nga diktatura komuniste.
I kam shprehur dhe i shpreh keqardhjen time të thellë familjes për këtë rëndesë të madhe shpirtërore, edhe për pamundësinë time për të shprehur hapur bindjen time në atë kohë, bindjen time për të vërtetën në atë vendim. prill-maj 2012”.
Hajredin Fuga dhe Jani Vasili kanë ndërruar jetë pak vite më parë. Pas rënies së sistemit komunist, ata vazhduan karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, duke kapur majat deri në Gjykatën Kushtetuese. Për të respektuar marrëveshjen me ta, Nikolin Kurti nuk i botoi dy letrat e tyre për sa kohë ata ishin gjallë. Letra e Hajredin Fugës dhe Jani Vasilit, me ndjesën që i kërkojnë nipit të viktimës së tyre, botohet për herë të parë në Kujto.al, me lejen e Nikolin Kurtit, nipit të Dom Shtjefën Kurtit.
Dom Shtjefën Kurti, ishte një prift katolik, lindr në Ferizaj të Kosovës më 24.12.1898. Studioi në Seminarin e Shkodrës, më pas në Insbruk të Austrisë, në Kolegjin Canisianum dhe, në fund, në vitin 1919, në Romë pranë Kolegjit të Kongregatës Propaganda Fide. U shugurua meshtar në Romë më 13.05.1921. Në vitin 1930 u kthye në Shqipëri për Dioqezën e Durrësit. Në Kosovë kishte qënë famullitar në Ferizaj e Novoselë. Në Shqipëri qe famullitar i Zhejës, Gurrëzit e Tiranës. U arrestua dy herë: herën e parë në Tiranë më 27.10.1946 dhe u dënua me 20 vjet burg, prej të cilëve bëri 17, në burgun e tmerrshëm të Burrelit; herën e dytë u arrestua në Gurrëz më 11.06.1970. U dënua me vdekje. Ky vendim u shqyrtua nga një trupë gjyqësore e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku bënin pjesë: Llazi Stratobërdha, zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, Ali Zenko antar dhe Jani Vasili antar, të cilët me datë 8.9.1971, mori në shqyrtim çështjen Nr.806, që i përket të gjykuarit Shtjefën Kurti: Për krimin e sabotimit dhe të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit
popullor, d.m.th. për krime të parashikuara nga neni 72 dhe paragrafi i parë i nenit 73, në bazë të cilave gjykata e Krujës e ka dënuar me vdekje, me pushkatim dhe e konsideroi atë vendim të mbështetur në ligj. Në vendimin e Gjykatës së Lartë theksohet se “Për të gjykuarin Shtjefën Kurti vendimi nuk mund të ekzekutohet, pa pritur përgjigjen e lutjes që ai, sipas nenit 349 të Kodit të Procedurës Penale ka të drejtë t’i drejtojë Presidiumit të Kuvendit Popullor për faljen e jetës. I akuzuari Kurti nuk i kishte bërë kërkesë falje Presidiumit të Kuvendit Popullor, megjithatë ai organ ishte njoftuar me vendimin përmes Gjykatës së Lartë. Një ditë të ftohtë shkurti të vitit 1972, Dom Shtjefën Kurti merret dhunisht nga qelitë e burgut për t’u vënë para togës së pushkatimit. Kur e pyetën nëse i vinte keq për jetën, ai i qetë përgjigjet: “Nuk më vjen keq se po
vdes, po më vjen keq se jetën po ma merrni ju”. U pushkatua në Gurrëz më 20.10.1971.
Më poshtë botohet e plotë faksimile e letrës së ish-prokurorit Hajredin Fuga dhe ish-gjyqtarit Jani Vasili.
Vrasja që tronditi Vatikanin
Nga Luan Shtëpani
Zbardhet informacioni sekret i Ministrisë së Brendshme
Në prill të vitit 1973, gjatë një takimi me besimtarë në Pulia të Italisë, Papa Pali VI krejt papritur dha një mesazh për besimtarët shqiptarë të cilët ishin të privuar të kryenin ritet fetare. Posti dhe etika nuk ja lejonin të bënte publike dhe shkakun për të cilën ai theu rregullat duke dalë nga tema dhe duke u marrë me hallet e shqiptarëve nën komunizëm. Por, shumë njerëz e dinin të vërtetën. Shkak ishte bërë lajmi i pushkatimit të Dom Shtjefën Kurtit, sepse kishte guxuar të pagëzonte një fëmijë. Kjo ngjarje do të shoqërohej me protesta të emigrantëve në botë ku ajo pranë Selisë së OKB kishte përfunduar me ndërhyrje të dhunshme të policisë.
Kush ishte prifti katolik
Dom Shtjefën Kurti lindi në Prizren. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa gjimnazin në qytetin e Shkodrës. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t’i vazhduar më tej pas Luftës së Dytë Botërore në Romë. I arsimuar në Austri e Vatikan për teologji, pas studimeve emërohet në Gjakovë. Do të reagonte fort pas përballjes me realitetin shtypës dhe vrasës që shteti i mbretërisë së dytë të Jugosllavisë ushtronte mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare në trevat e saj në Kosovë. Në këtë periudhë mbledh fakte dhe dokumenta për gjenocidin. Materiali denoncues i dorëzohet sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Ky material bëri që Lidhja e Kombeve të hapte një hetim ndërkombëtar duke ngritur një komision të përbërë nga diplomatë. Mbretëria e Jugosllavisë për të amortizuar situatën, emëroi pranë kësaj organizate si ambasador fituesin e çmimit “Nobel” i cili i bindi anëtarët e komisionit që ky dokument të konservohej. I kërcënuar me jetë, Dom Shtjefën Kurti në 1930 vjen në Shqipëri. Në 1938 qëndron në Tiranë, ku dhe merr detyrën Famullitar- Dekan i Kishës Katolike për kryeqytetin.
Letra për Papën
Në shtator 1946 ai i shkruan një letër prekëse Papës të dërguar në mënyrë të fshehtë, ku e informon se kleri në Shqipëri po jeton në një epokë të vërtetë persekutimi e dhunimi. “Aktivitetet tona janë eliminuar. Janë arrestuar meshtarë dhe një numër i madh i popullsisë katolike dhe myslimane. Nuk ekziston asnjë lloj lirie, as e shprehjes, as e mendimit, as e shtypit. Kush do të guxonte të kundërshtonte, do të zhdukej nga shoqëria njerëzore pa ditur as ku do të përfundonte”. Me tej, Dom Shtjefën Kurti shkruan se shumë gjëra mbeten për tu thënë dhe se ka nxituar të hidhte këto rreshta, që të mos kapej në aktin e të shkruarit.
Gjyqi
Dom Shtjefën Kurti ftohet nga qeveria komuniste që të drejtojë Kishën Unite Katolike të Shqipërisë me kushtin që ajo të mos varej nga Vatikani, po të bëhej një Statut i ri ku të shkruhej që Kisha Katolike të varej nga Qeveria shqiptare. Ai nuk e pranon, dhe për pasojë arrestohet, duke u shpallur agjent i zbulimeve të huaja. Dënohet nga një gjykatë speciale ushtarake. Nga pushkatim i bëhet 20 vjet burg. Lë qelinë e burgut më 1963, nga amnistia. Vjen në Tiranë. Pas shumë vitesh në burg emërohet si drejtues i të njëjtës kishë që dikur e kishte ndërtuar vetë në Krujë. Por, ditët do të bëheshin më të vështira për priftin katolik. Pas mbylljes së dhunshme të institucioneve e objekteve fetare ai do të punonte në kooperativë, deri në 1970 ku e arrestojnë për herë të dytë. Regjimi i kohës ishte informuar se ai bënte fshehurazi rituale fetare siç ishte pagëzimi i fëmijëve të sapolindur. Në të vërtetë ai e bënte këtë gjë, të cilën e ka pranuar dhe në sallën e gjyqit. Kështu pra, në vendimin Nr.54 të 31 korrik 1971 të gjykatës së Krujës do të dënohej me vdekje. Dy vjet pa e marrë vesh askush të vërtetën. Në vitin 1973 “RAI” do të njoftonte se në Shqipëri është pushkatuar një prift, sepse ka pagëzuar një fëmijë. Ndërsa Radio “Vatikani” e konfirmoi vrasjen në mars 1973.
Shkrimi i ZP Një shkrim i ZP më 5 prill 1973
Në një shkrim në gazetën “Zëri i Popullit”, me titull “Vatikani dhe fashistët i kanë duar e shkurtra në Shqipëri”, sulmohet Vatikani për propagandën e tij kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Në artikull bëhet me dije se ditët e fundit “Selia e Shenjtë” ka ndërmarrë një fushatë të gjerë shpifjesh dhe trillimesh e cila ka për qëllim të keqinformojë dhe të ngrejë opinionin publik kundër vendit tonë. Më tej shkruhet se radioja dhe hierarkët e lartë krishterë na akuzojnë për terrorizëm fetar se autoritet shqiptare paskan urdhëruar vrasjen e një ish prifti katolik që sipas tyre na paska qenë një shërbëtor i vërtetë. Me lot e vaj ajo na thotë se “Papa vetë po lutet ditë e natë që shërbëtorit besnik të zotit nga Shqipëria t’i prehet rehat shpirti në parajsë”. Më poshtë shkruhej se “Vatikani dhe fashistët i kanë duart e shkurtra në Shqipëri. Populli shqiptar ua ka treguar me kohë vendin dhe ai qëndron kurdoherë vigjilent dhe i gatshëm të dërrmojë çdo synim e orvajtje për të përlyer emrin e mirë të Republikës Popullore të Shqipërisë, për të influencuar mbi të, ose për të prekur sovranitetin e saj. Ne u themi në mënyrë të prerë dhe me vendosmëri këtyre zotërinjve që t’i mbajnë duar larg nga Shqipëria”.
Dokumenti Ministrise se Puneve te BrendshmeInformacioni sekret i Ministrisë së Brendshme
Informacioni mban datën 9 prill 1973. Në këtë informacion raportohet se me 1 prill ne Selinë e OKB-së është organizuar një demonstratë në shenjë proteste duke shfrytëzuar vrasjen e priftit. Në këtë protestë kanë marrë pjesë 150 vetë, kryesisht katolikë të arratisur nga krahinat e veriut të cilët mbajtën në duar pankarta, hodhën parrulla kundër pushtetit popullor dhe shpërndanë një promemorie të “Komitetit Shqipëria e Lirë”. Po ashtu, raportohet për shkrimet në gazetat amerikane dhe për sulmet e Papës ndaj persekutimeve fetare në Shqipëri. Paralajmërohet se do të ketë një tjetër demonstratë të përmasave më të mëdha.
Kalvari i vuajtjeve
Kalvari i vuajtjeve për familjarët e tij nuk mbyllet këtu. Nipi i Dom Shtjefën Kurtit, z. Nikolin Kurti është shprehur për “abc/ STORY”, emision i gazetarit Ferdinand Dervishi, se trupi i tij ishte dërguar në morgun e spitalit të Tiranës për të shërbyer si kadavër për nxënësit e Mjekësisë. Këtë ai e bazon në një dokument që gjendet në MPB. Sipas tij, kjo është një pistë kriminale, shumë e ulët dhe jashtë njerëzore, sepse duhet të bëhej me lejen e të afërmve të tij. Ndërsa eshtrat sipas z. Kurti ndodhen në një parcelë në Tufinë në një vend të paidentifikuar.
Kjo pra është në pak radhë historia e jetës dhe vrasjes së Dom Shtjefën Kurtit. Kontributi i tij në shërbim të fesë është vlerësuar maksimalisht nga autoritetet më të larta kishtare. Në emër të këtij kontributi dhe sakrificës që i kushtoi dhe jetën, ka ardhur koha që familjarët të mësojnë të vërtetën se ku gjenden eshtrat e Dom Shtjefën Kurtit, e vërtetë e cila gjendet në memorien e të gjithë atyre që u bënë dëshmitarë të kësaj ngjarje