Heroi i pavdekshëm i kombit Shqiptar
Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në SHBA (USA) po organizohen aktivitete kulturore historike kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut nga Shoqatat e ndryshme të Diasporës Shqiptare që jetojnë në SH B A.
Akademia Shqiptaro –Amerikane e Shkencave dhe Arteve me qendër në New York e kryesuar nga Prof. Dok. Skënder Kodra dheKëshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan me qendër në New Jersey i drejtuar nga Presidenti i saj Ing. zoti Haxhi Dauti organizojnë së bashku konferencën përkujtimore kushtuar: 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Shqiptar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, mbret i Arbërit prijs i Epirit dhe Maqedonisë.
Kjo konferencë ka një rëndësi të madhe pasi shërben në ruatjen e gjallë të ethnokulturës Shqiptare, historisë dhe trashëgimisë të kombit tonë i cili edhe sot jeton akoma i copëtuar dhunshëm, në trojet e tij native që fillojnë nga Mali i ZI, Bosnja e Sanxhaku, në Serbi, në Maqedoni dhe Greqi.
Në përkujtim të Skënderbeut në SH B A do të mbahet një javë festive, që fillon me dt.13 deri me dt. 20 janar 2018, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetet të ndryshme kulturore-artistike ku do të marrin pjesë miq të kombit tonë, Shqiptarë me origjinë nga të gjitha trojet Shqiptare të rajonit të Ballkanit, pjesmarrës të tjerë, shkollarë dhe studiues që kanë sjellë ligjëratat e tyre me hulumtime shkencore dedikuar Skënderbeut, jetës dhe veprës së tij.
Në këtë konferencë përkujtimore është paraqitur dhe do të marrë pjesë me një ligjëratë të saj, Victoria Musacchia (Viktoria Muzaka) me origjinë nga familja e Muzakajve, prej Arbëreshëve të Italisë, që tani jeton në Texas të SH B A e cila do të sjellë në një microfolm disa dokumente interesantë të shekullit XV-të që kanë lidhje me këtë event.
Këtë Konfrerencë e ka projektuar dhe do ta drejtojë Prof. / Academician Bajram Doka, Epigrafi/Albanologji dhe do në të po japin kontributin e tyre Prof. Bexhet Asani dhe Prof. Bashkim Klloboçishta.
Punimet e saj fillojnë me dt. 13 Janar 2018 në sallën e Monroe Colege në bashkë-kujdesin e Prof. Haxhi Berisha në adresën: 2501 Jerome Ave., Bronx, N.N, 10568 USA
Mbas dite në orën 13:30 (3: 30Pm) Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave organizojnë edhe mbrëmjen përkujtimore, dedikuar po për këtë rast në restorantin”Maestros Catering” në New York, në adresën: 1703 Broxdale Avenue, N. York, N.Y, 10460 USA
Koferenca është e hapur për të gjithë dhe zhvillohet me kontributet vetiake të secilit pjesmarrës.
Kjo konferencë vjen mbas asaj që u mbajt me rastin e 100 vjetorit të ngrtijtes së flamurit kombëtar dhe Pavarësisë të Shqipërisë që u mbajt në ambientet e Institutit Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 2012 dhe të dyja këta konferenca qëllimin e tyre kanë ruajtjen dhe kultivimin trashëgiminë ethnokulturore të Arbërit.
Nëpërmjet këtij njoftimi dëshiroj të informoj institucionet e dy shteteve Shqiptare, mediat e të gjitha llojeve, që sipas mundësive dhe dëshirës së tyre të marrin pjesë dhe të percjellin zhvilimin e këtij eventi si dhe aktivitetet e tjera që do të mbahen gjatë kësaj jave përkujtimore në; Connecticut, New York, New Jersey etj, të SH B A ku aktivitetet artistike do të jenë të shoqëruara me kostume kombëtare të trojeve të ndryshme Shqiptare.
Nis viti i Skënderbeut trojet shqiptare
Viti 2018 është shpallur nga Qeveria e Shqipërisë si vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe.
Ky ishte vendimi i parë i qeverisë “Rama 2”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë vendim, ku madje ka kërkuar edhe sugjerime për aktivitete të ndryshme të cilat i përshtaten këtij viti.
“Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare. Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve te VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT, është mëse i mirëpritur”, pati shkruar ai në facebook.
Përndryshe, tri monedha të reja do të hidhen në treg nga Banka e Shqipërisë.Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës i cili vendosi të miratojë emetimin e një serie monedhash përkujtimore me tematikë “550 vjet in memoriam Gjergj-Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)”.
“Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tre monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.” thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë. Kujtojmë se viti 2018, është shpallur nga qeveria si “Viti i Skënderbeut”, në nderim të 550 vjetorit i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.
Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për vitin mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi modelet e dokumenteve administrative që përmbajnë logon, të detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare. Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018.
Skënderbeu lindi në vitin 1403. I përkiste familjes së Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.
Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë.
No comments:
Post a Comment