Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në parti.


Ai, sipas burimeve do të largohet nga posti i kryetarit, nga Kryesia e edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.

Arsye për këtë vendim mësohet të jenë mospajtimet me “metodat e eliminimeve politike”.

Burime brenda partisë i kanë thënë se Ymeri këtë vendim do ta bëjë publik në konferencën e thirrur për në orën 15:00.

Visar Ymeri në konferencë: Dorëheqje nga pozita e kryetarit apo tejkalim i problemeve brenda VV-së?

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë për media për sot në orën 15:00.

Sipas njoftimit të shkurtër, në konferencë do të flasë vetëm kryetari i VV-së, Visar Ymeri, pa ndonjë sqarim të mëtutjeshëm për atë që do të shpaloset para mediave.

“Sot, në ora 15:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media, ku do të flas Kryetari Visar Ymeri. Konferenca mbahet në zyrat tona, në lagjen “Arbëria”. Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Konferenca po thirret në një moment kritik për VV-në, pas kundërshtimeve e mospajtimeve mes eksponentëve të rëndësishëm të partisë.

Duke pasur parasysh intervistat e Ymerit dhe Dardan Molliqajt, të cilët nuk mohonin një përçarje të mundshme të VV-së – dhe fjalët e tyre që gjithçka do të zgjidhet pas daljes së Kurtit nga burgu – sot nuk mohohet mundësia që Ymeri të ofrojë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetë Ymeri ka pranuar se brena VV-së ka mospajtime të thella mbi atë se si duhet të funksionojë tutje VV-ja, përderisa Albin Kurti, kandidat për kryetar të VV-së, pas lirimit ka thënë se VV ka nevojë për reformë organizative.

Pas lirimit nga burgu, Kurti nuk ishte pritur në zyrë nga Ymeri e as Molliqaj, prej çka kuptohet se mospajtimet brenda VV-së nuk janë shuar ende, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që gjithçka të tejkalohet.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)