2013-02-11

Flori BRUQI: cikël poetik; “Fillimi i një poeme”, nga libri: Nëse kam ditur të guxoi, Prishtinë, 2012




Recension

POEMA E DRITËS

Flori BRUQI: cikël poetik; “Fillimi i një poeme”, nga libri: Nëse kam ditur të guxoi, Prishtinë, 2012

Shkruan : Gëzim AJGERAJ

Kësaj here do të ndalemi Brenda një cikli poetik të poetit Flori Bruqi, duke depërtuar në brendinë e metaforës së vargut të tijë, për ta zbërthyer atë nga brendia e përceptimeve tona. Vargun e poetit Flori Bruqi, në këto dhjetë vitet e fundit, e kemi lexuar me kënaqësi, duke e përjetuar po me aqë laryshi temat që na i sjellë Ai, brenda vargjeve. Nga një përceptim i hollë, Brenda këtijë cikli e gjejmë portretin e nënës. Është simbolika më e mire e dashurisë, brenda të cilës poeti i tërheqë dy paralele të pa ndashme nga njëra tjetra. Mëmëdheu dhe nëna, janë dy simbolikat e pa ndashme të dashurisë, të cilat më së miri fshihen Brenda metaforave të vargut, nga të cilat ndërtohet edhe bërthama e këtijë cikël me poezi.



Nga t’ia fillonim?!
Nga plagët e trupit, të zemrës, apo të mëmëdheut ?
Nëpër deje na rridhte Revolucioni dhe qumështi i nënave
Dhe ne-e dinim:
Pa nëna dëshmorësh,
Pa gra e nuse të veja
S’do të ketë kurrë paqë e liri…


Fillimi i një poeme

Pra simbolika e mëmëdheut dhe portreti i nënës, është paralelja më e mire që i bëhet në verge, dashuris për mëmëdhenë, për lirin e tijë. Fillimi i një poeme, na vie edhe si një fillim i ri për të cilin, e desh mundë, djersë, sacrifice e gjakë, për të ardhë deri tek drita, liria.


“Nënë, për ta shpëtuar jetën Ty,
dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin”

Prof.dr.sci.Mirlin (Maxhun) Bruqi

Simbolika e këtyre vargjeve, është emblema më e mire, e asajë që e thamë edhe më lartë. Ajo është pasqyra më e mire e një realiteti, brenda të cilit u përbirua kauza e jonë, mëmëdheu, kombi. E gjithë kjo, i ngjanë një rikujtese, për një fillim të ri që duhet ndërtuar, pa e harruar kurrë atë që përjetuam. Por ajo të na vie gjithmonë në rikujtesë, për ndërtimin e një të ardhme të mbarë. Këto thirrje, Brenda vargut, hapin dritë, vizion, për këtë fillim të ri.


Çerrekshekujt
Në kurriz të maleve
Lanë gjurmët e kanoneve
E Ti
Kosovë
U dole para
AGIMËVE TË MËDHA
Kur trolli me nofullat e veta
Kafshonte BIJTË E SAJ
Kosovë
U dole përpara relikteve’
Qindvjetëshe
Kur Trolli pinte gjak
Përtypte barot
Fashatonte plagën
….
Agimet e Kosovës

Mungesa e nënës, në simbolikën e dytë, krijon një boshllëk që nuk e zëvendëson me asgjë. Kujtimet e sajë, fjalët, dashuria, kujdesi, jan sekuencat të cilat shtrohen Brenda metaforave në vergë, për ta pasqyruar botën shpirtërore të dhimbjes së poetit. Këtë mungesë, Ai e ndien edhe më thellë, brenda mungesës së brezave të të të ardhmes së tijë, të cilët tani më gjenden diku largë. Dhe kjo mungesë e rrethon nga çdo anë, për ta bërë botën e poetit edhe më të zbrazët.


Unë
Kam parasysh
Profilin e fëmijëve të mi
Shoh në sy
Profilin e Granitit e Diamantit
Mullarët e sanës
Në oborrin e braktisur
Ja(gati) e gjithë familja
Mungon(vetëm fizikisht)Ajo
Mungon Nëna ime

Portreti i nënës

Duke e zbërthyer simbolikën e vargjeve për nënën, sërish kthehemi tek simbolika e mëmëdheut, pa të cilën s`do të frymonim as ne sot të lire. Dashuria për të, e ka ushqyer gjithmonë idealin e flijimit, i cili edhe e solli këtë fillim të ri. Gërshetimi i këtyre simbolikave, nuk është i rastësishëm, janë pikënisjet e poetit, Brenda të cilit ai e ndërton edhe vargun, dhe për mes tijë frymon ndër ne. Brenda këtyre agimeve të bardha të Kosovës, dhe Brenda këtijë akureli të diellit të sajë, nganjëher gjejmë edhe zhgënjime, dhe jo pa arsye. Janë herë herë shpresat e djegura të poetit në vergë, ashtu siq po i digjen here here shpresat e Kosovës, nëpër rritën e sajë plotë plagë e dhimbje në trup e në shpirtë.


Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti
nënat kobzeza, që s’kanë një gur ku të qajnë
vejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinj
fëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë

Emigrant, fjalë mizore që s’di të falësh kurrë
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimi
përcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell...!
në shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi...

Shpresat e djegura

Laryshia e temave dhe vargjeve, që na sjellë poeti, na e portretojnë realitetin e këtijë fillimi të ri, me plotë sfida dhe të pa pritura, të cilat shpeshë edhe nuk përkojnë me ëndrrat tona, për agimet e bardha të Kosovës, për të cilat u desh gjak shekullor.
Ne, e zbërthyem vetëm një cikël me poezi, për ta sjellë tek ju një pasqyrë të shkurtër drite, për vargun e poetit Flori Bruqi, duke uruar atijë gjithmonë suksese në krijimtarinë poetike dhe në letrat shqipe.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...