2013-02-11

Ernesto Sábato, shkrimtari i fundit?


(Perkthyer nga Anila Xhekaliu)

Ernesto Sábato dans la Zone.

Texte en français (Anila Xhekaliu n'a traduit dans sa langue, l'albanais, que la première partie de mon texte, consacré au Tunnel, le reste de mon article étant disponible sur le site de la revue Études).
Traductions de plusieurs de mes articles en espagnol, portugais, anglais ou italien.

                        Ernesto Sábato


Pa aparatin e shënimeve, ja një pjesë e artikullit tim të mëparshëm i publikuar në numrin e dhjetorit 2011 te Études.

Nuk do të ishte aspak e çuditshme nëse qysh nga vdekja e Ernesto Sábatos, ne të kemi humbur shkrimtarin e fundit të madh të përmasës ndërkombëtare, i aftë për t`i dhënë një frymë metafizike dhe angazhim po aq ekzistencial sa shpirtëror letersisë. I lindur në Argjentinë, në krahinën e Buenos Aires, në 1911, shuar 30 prillin e shkuar, pesëdhjetë e pesë ditë para se të festonte 100 vjetorin e tij, Ernesto Sábato, një kohë i përkushtuar karrierës shkencore, është sidomos i njohur për shkrimin e tre romaneve datat e shfaqjes të së cilave shtrihen nga 1948, për Tuneli deri në 1974, viti kur u publikua Ëngjëlli i errësirës, vazhdë e përfundim i Alejandra (më vonë përkthyer në frëngjisht, duke respektuar se pari titullin origjinal, me Heronj e varre, romani i dytë i trilogjisë duke datuar, ai, i vitit 1961.
Këto tri vepra të të vlerësuara si një përmbledhje mrekullisht bashkëkohore kanë ushtruar ndikim shtalpëror mbi një numër të madh shkrimtarësh, jo vetëm për cilësinë e tyre të kulluar letrare por edhe sepse ato kanë hedhur idenë e botës dhe vendin që njeriu zë në të, një vizion që do të mund ta besonim të zi, krejt dëshpërues e që nuk është tjetër përveçse tragjik, qenësor në pyetësorin e tij të pafundmë.
Paul Gadenne shkruante, për të karakterizuar përgjegjshmërinë që artisti modern nuk duhej të friket më, tash e tutje, për ta marrë përsipër : «Qysh prej 80 vitesh e më tepër, letërsia shkruhet para xhelatit». Përgjegjshmëri shkrimtari para të cilës nuk mund tu përmbahesh rregullave dhe konceptim, po aq i lartë sa i fisëm, simbas të cilit roli më i epërm i krijuesit ka të bëjë me demaskimin e tmerrit duke mos patur frikë për ta zbuluar mbretërinë e tij, janë, besoj, dy nga përmasat më të dukshme të veprës së Ernesto Sabatos, i cili përveç kësaj, pothuaj fjalë për fjalë dhe në mënyrë turbulluese, i përgjigjet Paul Gadenne duke shkruar : «Njëri prej misioneve të letërsisë së madhe : të zgjojë njeriun që rend drejt gijotinës».

Tuneli

«Që bota të jetë e tmerrshme, është një e vërtetë që s`ka nevojë për shpjegime”, shkruan Ernesto Sábato që në faqet e para të romanit të tij të parë, Tuneli. Acaruese në pikë të fundit dhe e orientuar drejt fundit të saj tragjik, kjo vepër po aq e rrahur sa Ëngjëlli i errësirës do të jetë prolikse e baroke, shumë e shkurtër rishtë nëse do ta krahasojmë me dy romanet pasuese, ka të gjitha fuqitë, si një gjarpër para presë së tij, për të shtangur lexuesin. Intriga e saj, e zhveshur deri ne fund, është prej një thjeshtësie të denjë parabole, jo aspak e shndritshme si ato të shpëtuara nga Krishti por e zezë : Juan Pablo Castel është një piktor që takon gjatë një ekspozite të tabllove të tij një grua të re, Maria Iribarne, të cilën do ta vrasë mbasi të jenë bërë dashnorë. Nëse tonaliteti i hatashëm i romanit është shfaqur si fillim loje dhe theksohet përgjatë faqeve gjersa krijon një atmosferë mbytëse, tema kryesore e veprës qëndron tek kjo fjali e vogël e pashpirtë : «Është dikush që mund të më kuptonte. Por është, pikërisht , njeriu që kam vrarë.»
Gjithçka ndodh sikur Juan Pablo Castel, si Djalli sipas Charles Baudelaire, ishte dënuar duke iu dashur të durojë, krejt gjatë egzistencës së tij dhe për ta shijuar, një kuvendim skëterre, pa asnjë mundësi të ofruar për tu çliruar nga burgu i tij i padukshëm. Një çast, ai ka besuar se gruaja e re që ka shikuar për herë të parë ndërsa ajo sodiste njërën prej pikturave të tij, do të kishte mundur për t`ia ofruar këtë rastin e pashpresë për t`u arratisur nga burgu i tij : «Ajo ndjeu mbase […]nevojën time të bashkimit : hapësirën e një çasti, shikimi i saj u zbut dhe u duk sikur hodhi një urë mes nesh; por ndjeva se ishte urë e përkohshme dhe e brishtë e varur mbi një greminë».
Brengë humbur, ngaqë ta pret mendja është shumë e pamundur, sipas ligjeve të tragjedisë të cilave Tuneli u detyrohet, të arrijë për tu çliruar prej zinxhirëve të vet. Në fakt, kjo është mbase pikërisht qëllimi i zemrës së ferrit në të cilin shkrimtari ka dashur ta vendosë heroin e tij që deklaron se gjendet : «në një shkretëtirë të zezë, i torturuar nga një lukuni kafshësh të babëzitura e të panumërta që më shqyenin zorrët», dhe është madje djalli në formë njeriu që ka ardhur të ndihmojë të zgjedhurin e tij, i cili «i pushtuar nga një sjellje e dhunshme», pyet veten mos është djalli ai që «tani e tutje ka pushtuar shpirtin e tij, dhe përgjithmonë». Ndikimi djallëzor nuk është pa dyshim një hipotezë e rastësishme dhe i duhet t`i dorëzohet kësaj dukje të trishtë : personazhi i piktorit nuk ka asnjë arsye të vlefshme për ta vrarë gruan që dashuron, me përjashtim të dyshimeve të vagullta të mosbesnikërisë të cilat, shumë shpejt, do të ushqejnë një xhelozi që po bëhet po aq e përbindëshme sa shkatërrimtare.
Kështu, janë «personazhet e panjohura, hijet që ajo nuk i kishte përmendur kurrë” dhe që Juan Pablo Castel i ndjen «megjithatë të lëvizin qetë dhe errët në jetën e saj», që e torturojnë, meqë ngjallin në shpirtin e tij sëmbues, shumë shpejt sigurinë se «ana e keqe e Marisë [është] pikërisht e lidhur me këto hije anonime» të cilat, në dy romanet që do të vijojnë, do të zënë një vend qendror dhe me të vërtetë djallëzor.
Në fakt, qysh në romanin e parë, shkrimtari ngjall të verbërit, në botën nëntokësore e të cilit njëri prej personazheve të romanit të dytë, Heronj dhe Varre, do të guxojë të kuturiset. Në çast, pa mundur ta saktësojë shqetësinë e tij e madje neverinë e tij, Juan Pablo Castel s`ka kurrfarë bezdie për ta rrëfyer faktin që «nuk i do aspak të verbërit e që i ngjallin të njëjtën përshtypje si disa kafshë me gjak të ftohtë, të lagëta e të heshtura, si neperkat».
Kjo shprehje e të Keqes do të mund të na qetësonte, por nuk është veçse mashtronjëse meqë Juan Pablo Castel pohon, siç do të bëjnë personazhet e tjera të Sábatos, që ai ka pjesën e tij të përgjegjshmërisë në kafshërinë universale e madje vetë ai është një kafshë. Piktori ynë nuk është tjetër fundja përveçse trashëgimtar i një tradite të gjatë të kundër-heroit i cili, si ata që vë Dostoievski në nëntokën e tij apo Kamyja në barin e tij nuk reshtin së akuzuari veten për të gjitha të këqijat, përfshi në to dhe ato për të cilat nuk janë përgjegjës : «Prej sa veprimesh të tmerrshme kjo ndarje e mallkuar e vetëdijes time nuk ka qenë fajtore! Ndërsa njëra pjesë e imja më frymëzon një sjellje të bukur, tjetra denoncon gënjeshtrën, hipokrizinë, bujarinë e rremë». Që prej atij çasti, është vetë Juan Pablo Castel-i, duke qenë njëherësh vetëm dhe krenar gjer në delir, që kupton se vetmia e tij e thellë, vetmia e tij e skëterrës, nuk është vetëm fryt i tersllëkut por rezultat i ligësisë kur deklaron : «vetmia ime ishte rrjedhojë e asaj që ishte më e keqja tek unë, e poshtërsive të mia. Në këtë rast, ndjej se bota është e pështirë, por kuptoj që dhe unë jam pjesë e kësaj bote […] dhe rindjej njëfarë kënaqësie duke provuar poshtërsinë time të mirëfilltë dhe duke pranuar që nuk jam më i mirë se përbindëshat e neveritshëm që më rrethojnë.»
Vetëm një vrasës mund të lërë përshtypjen se shenjtëron karrierën e çuditshme të piktorit. Çirak, Juan Pablo Castel nuk do ta vrasë veten, mbase ngaqë rindjen sigurinë se asgjëja më tepër se vdekja pret atë që lë këtë botë të pashpirtë. U dorëzohet vetë policëve dhe do të jetë i burgosur por e dimë fort mirë që kurrë kushtet e mbajtjes së tij në burg nuk do të jenë të krahasueshme me vetminë skëterrë në të cilën, me kokën e vet, duke pasë vrarë atë që ka dashur dhe që qe, simbas pohimeve të tij, e vetmja qenie në botë qe ka rrokur kuptimin e veprës së tij pikturale, ndryhet, sipas Sören Kierkegaard, mbyllet në hermetizmin diabolik si ai që dëshiron të ndëshkohet : «Është vetëm një njeri që ta ketë kuptuar pikturën time. Sa për të tjerët, këto tabllo duhet tu pohojnë pa reshtë pikëpamjen e tyre të marrë. Dhe muret e këtij ferri do të jenë kështu çdo ditë më hermetike».
Tuneli duket megjithatë të mos ketë mbushur mjaftueshëm deri në fund fletoren e përgjegjësive të fiksuara nga shkrimtari që pohon : «Detyra kryesore e romanit sot është të gërmojë njeriun, çka do të thotë të gërmojë të Keqen. Njeriu real egziston qysh nga rënia. Nuk egziston pa Djallin : Zoti nuk mjafton.» Zbulimi nuk mund pra përveçse të rinisë. Ai do t`i lejojë Ernesto Sábatos të zbresë pak më thellë në vendin që Huysmans e quajti atje.


Pak fjale, ose koment (nga sguraziu)... dhe adresa per kontakt:

Per ata qe dhe i publikojne keto materiale... per te kontaktuar perkthyesen perdorni adresen me poshte, te cilen po e corodis pakez me kllapa (per arsye te spam-roboteve dhe te crawler-ve internetikë, te tilla "krijesa" makinale s'mund te "lexojne ne headers" te emailave... por brenda neper tekste lexojne njejte sikur dhe ne vete, rendin me shpejtesine e elektroneve dhe i mbledhin adresat si te cmendur ;).

Anila, nje mike nga Tirana e ka postuar shkrimin-kontributin e vet ne faqen e ashtuquajtur "Stalker" dhe me njoftoi per t'iu qasur - Anila eshte nje perkthyese shuuuuume e respektuar (nga frengjishtja), perkthimet e saj mund te hasen e te lexohen gjithandej neper revistat dhe publikimet letraristike-eseistike, nervi i saj "feminist" ne eseistiken tone sjell mjaft gjera qe deri dje nuk i kishim ose fare pak, "intuita" dhe shija (le te shprehem keshtu ;) rreth perzgjedhjeve tekstuale, te qenurit ne hap me kohen dhe njohja e literatures-publicistikes e bejne sikur te vecante me perkthimet e saja.

Eseistika (letrare) franceze eshte ngjashem sic.. do te thosha ngjashem si dhe ajo shprehja per vete gjuhen frenge, duhet trajtuar ashtu si "me nje shall mëndafshi ta pershkosh prapanicen e nje bebe, dhe ate bebulushçe" -*citat ky - mendoj se s'ka pershkrim me te bukur dhe te sakte per frengjishten (une psh do ta njihja nje perkthim te saj menjehere, dhe kjo s'ka te beje vetem me bagazhin e fjaleve qe ajo perdore, me patronin gjuhesor unik), pa kontributin e saj pothuajse eshte e "pa imagjinueshme" ne qarqet letrare dhe te revistave moderne te letersise sone, jo se dhe ndokush tjeter nuk mund te perktheje si ajo (per fat te mire kemi dhe plot te tjere, natyrisht, sot kemi mjaft perkthyes te talentuar dhe te respektuar) por desha te them... perkthimi eshte dhe art njekohesisht, o e ke ate "rremb te lindur" o nuk e ke, kerkohet aq shume dashuri dhe vetedisipline, kompleksiteti eseistik nuk eshte kompleks vetem per shkak te shtjellimit por shpesh edhe per shkak te gjuhes, te natyres gjuhesore - bie fjala perkthim mekanik sot mund te ofroje dhe "google", perkthimet qe kerkojne saktesi dhe qe jane te lidhura me "juridikat" (si shembull) sado qe kerkojne ekspertizen e duhur dhe zyrtaritetin skajshmerisht serioz, megjithate mund te thuhet se kerkojne "vetem saktesi terminologjike", por perkthimi letrar eshte si nje "qenie e gjalle letrare", duhet te ndjehet frymemarrja gjuhesore-artistike, perkthimi para se gjithash eshte dashuri e pashtershme ndaj gjuhes, ndaj artit te fjales dhe letersise se mirëfilltë, eshte dashuri ndaj gjuhës së madhe te krijuesve, eshte respekt dhe eshte njohuri letrare-artistike e "pemes letrare", eshte ekspertize dhe ndjenje per gershetimin e artit dhe gjuhes ne te njejtin lastar... etj etj - pastaj Anila eshte shkrimtare, autore e disa librave, si dhe poete... shkruan po aq bukur dhe poezi.

***
anilaxhekaliu [ @ ]ymail.com
Pershendetje Senad! Thanks per materialet qe me nis, por dua te ndaj me ty publikimin te "Stalker" te perkthimit qe bera nga frengjishtja:
http://www.juanasensio.com/archive/2013/02/04/ernesto-sabato-shkrimtari-i-fundit.html
shpresoj ta hapesh me lehtesi.
nje pasdite te kendshme!
anila

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...