2017-04-11

Gjenerali i UÇK-së ,zt.Daut Haradinaj i vendosur: Mendoni mirë para se ta ekstradoni Ramushin në Serbi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjenerali Daut HaradinajDaut Haradinaj: Kam folë me vetëdije të plotë për luftë


Reagimi i përfaqësuesve diplomatik të akredituar në Kosovë, të institucioneve të Kosovës e shumë akterëve tjerë, ka bërë që deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj të sqaroi deklaratën e tij dhënë ditë më parë rreth reagimit që do të ndodhte në vend, në rast të ekstradimit të vëllait të tij, Ramush Haradinajt në Beograd.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se një deklaratë të tillë e ka dhënë me plotë vetëdije, porse ajo deklaratë është kapur për bishti dhe kujt i ka konvenuar ajo le të mbajë përgjegjësi.

Haradinaj theksoi se ka tendenca për ta destabilizuar këtë vend, derisa ua ka rikujtuar diplomatëve në Kosovë se e kanë gabim që po e mbajnë një njeri peng për qëllime të caktuara.

Haradinaj: Mendoni mirë para se ta ekstradoni Ramushin në Serbi

“Unë kam fol dhe përsëriti edhe një herë, duhet të kemi kujdes, sepse nuk luhet me kombin tonë. Nuk ka provokim më të madh se sa nëpërmjet një njeri ta destabilizimi i vendit. Nëse e kanë atë qëllim le t’i implementojnë ato agjenda diku tjetër. Këtë duhet ta dinë edhe diplomatët se po e mbajnë një njeri peng për qëllime të caktuara e që e kanë shumë gabim. Askush më shumë se sa unë vet nuk e donë paqen dhe stabilitetin e Kosovës, asnjë prej qeveritarëve serb nuk e kanë ruajtur as serbët e Kosovës, as monumentet historike as kulturore, por i kemi ruajtur vet se e kemi kulturë si shqiptarë. Ata që po tentojnë destabilizojnë e që janë udhëheqës në Beograd duhet me ditë mirë që nuk lëshojmë pe më. Përgjigjen e njëjtë do ta kenë siç e kanë marr 1998-1999. Kurrkush nuk na ka sjellë lirinë, e kemi fituar vetë me ndihmën e miqve tanë. Asnjëherë nuk kam thënë se duam spastrim etnik të Kosovës, por nëse me ndojnë që nëpërmes një njeri dhe me transferimin e tij në Beograd duhet t’ia vënë gishtin kokës, me pas kujdes, ata janë duke tentuar ta spastrojnë Kosovën, jo Daut Haradinaj. Nëse duan të luajnë me zjarr, atëherë puna e mbar u qoftë”, ka thënë Haradinaj.

Në pikën jashtë rendit të ditën pati edhe deklarime tjera. Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi foli rreth projektligjit për transformimin e FSK-së në ushtri, duke e akuzuar presidentin e vendit se mashtroi opinionin kur nisi procedurat për themelimin e ushtrisë pa ndryshime kushtetuese. Selimi ka dhënë arsyet pse Kosova ende nuk ka ushtri, elementin kryesor të shtetësisë.





Daut Haradinaj: Kam folë me vetëdije të plotë për luftë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka mohuar se ka thënë që do të ketë spastrim etnik, por se Beogradi duhet të ketë kujdes, pasi është vetë ky shtet që po tenton ta spastrojnë Kosovën.

Haradinaj në seancën e sotme plenare ka thënë se kushdo që ka dilema se çka po ndodhë në Kosovë dhe rreth Kosovës, duhet ta kuptojë se ka tendenca që ka qëllime të destabilizohet Kosova dhe rajoni.

Ai ka thënë se nëse e kanë qëllim destabilizimin le t’i implementojnë diku tjetër, ata që janë në Beograd, pasi duhet ta dinë se sa herë të duan do ta kenë përgjigjen siç e kanë marrë në vitin 1998-99.

“E përsëriti edhe një herë e kam thënë me plotë vetëdije atë deklaratë. Por ajo deklaratë është kapur për bishti dhe kujt i ka konvenuar ajo le të mbajë përgjegjësi. Ata që sot krekosen për serbët e Kosovës, le të na tregojnë se si u bë vrasja e Pandes për t’ua lënë fajin shqiptarëve....Nuk kam thënë se do të ketë spastrim etnik por duhet ata në Beograd të kenë kujdes sepse janë ata që po tentojnë ta spastrojnë Kosovën, e në rast që po duan me luajt me zjarr, puna e mbarë iu koftë”, tha ai.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...