Agjencioni floripress.blogspot.com

2026/02/18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi dhe fakte lidhur me rastin “Sarajevo safari”

Petkoviq reagon pasi Kurti kërkoi që krimet e “Sarajevo Safari” të hetohen në gjykatë ndërkombëtare Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi dhe fakte lidhur me rastin “Sarajevo safari”, duke theksuar se për hetimin dhe gjykimin e tij duhet të angazhohet një instancë e posaçme ndërkombëtare gjyqësore. Ndaj deklaratave të Kurtit ka reaguar përmes “X”, kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq. Ai pretendoi se “sulmet e bashkërenduara” ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sipas tij me “skenarë të shpikur” synojnë, sipas tij, ta dehumanizojnë atë, duke i cilësuar pretendimet për “Sarajevo safari” si të pavërteta dhe të mohuara më parë. ADVERTISING Tutje, Petkoviq duke propaganduar shtoi se “nuk do t’ia dalin! Por do të vijë dita e gjykimit kur Kurti do të përgjigjet për të gjitha krimet ndaj serbëve”. Sulmi i përbashkët i Kurtit dhe bllokuesve ndaj Presidentit Vuçiç me skenarë të sajuar janë pjesë e së njëjtës matricë dhe burojnë nga e njëjta qendër pushteti me qëllim çnjerëzorizimin e Vuçiqit. Nuk ka gënjeshtër që ata nuk do ta përhapin, përfshirë këtë për “Safari-n e Sarajevës” që është mohuar njëqind herë, vetëm për ta rrëzuar atë”.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...