Agjencioni floripress.blogspot.com

2026/02/16

Gjyqi në Hagë/ Rama: Nëse liderët e UÇK-së do varrosen për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Clinton e Balir

  Edi Rama theksoi se në rast se 4 liderët e UÇK-së do të varrosen për së gjalli duke i dënuar me 45 vite burg,  atëherë do duhet të nisin arrestimet edhe për Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve mbi ushtrinë serbe në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama nga Prishtina ka bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK, në Hagë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se pretenca e Prokuroria nuk qëndron në asnjë rast, ndërsa theksoi se në rast se 4 liderët e UÇK-së do të varrosen për së gjalli duke i dënuar me 45 vite burg, atëherë do duhet të nisin arrestimet edhe për Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve mbi ushtrinë serbe në Kosovë.

Ka diçka tjetër që është edhe më e rëndë për perëndimin sepse nëse Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të varrosen për së gjalli për luftën dhe çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duhet të vazhdojnë arrestimet, Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile  bombardimeve dhe duhet të ndodhë ekzaktësisht ajo që ka predikuar Milosheviçi që bashkë me atë zviceranin mos gjettë kurrë prehje atje ku është, të dy bashkë atje dhe kjo është e paimagjinueshme dhe unë flas e flas, më duket se çdo fjalë që them është pa kuptim, pa peshë, pa lidhje sepse ajo që po ndodh është shumë e rëndë dhe duhet të flasim, të shkruajmë libra, të tregojmë, por mbi të gjitha, të gjejmë mënyrën të veprojmë. Nuk e kam përgjigjen sesi, por besoj që bashkarisht të dyja shtetet tona mund ta gjejnë një përgjigje që në fund fare të mos i themi vetes si nuk provuam edhe këtë, por t’i provojmë që të gjitha brenda normave që jemi nënshtruar me liri të plotë si pjesë e bashkisë demokratike, euroatlantike etj”, tha Rama.

Ai e ka cilësuar Prokurorinë Speciale si një “prokurori idiotësh”, duke akuzuar se ata janë kthyer në instrumente politike, më keq se sa prokuroritë e Serbisë.

No comments:

Post a Comment

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...