Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur ushtarak i Sërbisë dhe Malit të Zi në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.
Adem Jashari † | Slobodan Milošević |
Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajërore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.
Fuqia (kapaciteti) | |
---|---|
9,000 – 20,000 luftëtarë
3,000 FARKluftëtarë
rreth 80 avionë
(Operacioni Syri i Shqiponjës) 1,031 avonë (Operacioni Forcat Aleate) Më shumë se 30 anije lufte dhe nëndetëse Rreth 50,000 ushtarë të vendosur në veri tëShqipërisë | 85,000 ushtarë(përfshirë 40,000 brenda dhe rreth Kososovës) 20,000 policë 100 Raketa KA(SAM) 1,400 njësi artilerie (tokësore & kundra ajrore) 240 avionë 2,032 mjete të blinduara dhe tanke Qindra vullnetarë rusë |
Viktimat dhe humbjet | |
---|---|
1,500 luftëtarë të vrarë
47 UAV të rrëzuar
2 të vrarë jo në betejë Dy AH-64 Apache të përplasur Një F-117A i rrëzuar Një F-117A i dëmtuar Një F-16C i rrëzuar Dy A-10 Thunderbolt II's të rrëzuar Dy A-10 Thunderbolt II's të dëmtuar Një AV-8B Harrier u përplas 3 ushtarë të kapur | Të shkaktuara ngaUÇK: Më shumë se 300 ushtarë të vrarë Të shkaktuara ngaNATO: 5,000 Ushtarë dhe policë të vrarë 14 tanke të shkatërruar 18 Mjete të bliduaratë shkatërruara 20 njësi artilerie të shkatërruara 121 avionë dhe helikopterë të shkatërruar |
Jashtë Kosovës:
489-528 civilë të vrarë nga bombardimet eNATOs
(sipas Human Rights Watch)[
3 gazetarë Kinezë të vrarë gjatë bombardimit të NATOs
Në Kosovë:
2,238 Civilë Serbë të vrarë dhe të humbur
Rreth 3,000 - 6,000 civilë Shqiptarë të vrarë
848,000 Shqiptarë të Kosovës të Shpërngulur
Pvarësisht akuzave për vrasje selektive dhe vrasjes së civilëve, dënimet e kryeqyteteve perëndimore nuk ishin aq të ashpra sa do të bëheshin më vonë. Policia serbe ndoqi Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij deri në fshatin [[Prekazi i Poshtëm]. Një sulm masiv mbi shtëpinë e Jasharit solli masakrimin e 60 shqipëtarëve, shumica familarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 ishin gra dhe 10 fëmijë.[80] Ngjarja e 5 marsit 1998 shkaktoi irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright tha se tashmë "kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ".
Në 24 mars forcat Jugosllave rrethuan fshatin e Glloxhanit dhe sulmuan luftëtarët e UÇK-së.Pavarësisht fuqisë më të madhe të zjarrit, forcat jugosllave dështuan në shkatërrimin e njësisë së UÇK-së i cili ishte objektivi i tyre. Megjithëse kishte disa të vdekur dhe shumë të plagosur nga UÇK, Beteja e Glloxhanit ishte një rezistencë e suksesshme.
Një qeveri e re u formua në Jugosllavi, e drejtuar nga Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Radikale Serbe. Kryertari i Partisë Ultra-nacionaliste Radikale Vojislav Šešelj u bë zëvendës kryeministër. Kjo shtoi pakënaqësinë në pozicionin e vendit ndërmjet diplomatëve perëndimorë.
Në fillim të prillit, Serbia organizoi një referendum për çështjen e ndërhyrjes së jashtme në Kosovë. Votuesit serbë refuzuan vendosshmërisht kundër ndërhyrjes së huaj në këtë krizë.Ndërkohë, UÇK fitoi shumë territor përreth Deçanit dhe kishte territore nën kontroll në Glloxhan. Kështu që, në 31 maj 1998, Ushtria Jugosllave dhe policia e Ministrisë së Brendshme serbe filluan operacionin për spastrimin e kufirit të kontrolluar nga UÇK. Përgjigjja e NATOs ndaj kësaj ofensive ishte operacioni i mesit të qershorit i quajtur Operation Determined Falcon (Operacioni Fajkoi i Vendosur), një parakalim ajëror mbi kufijtë Jugosllavë.
Gjatë kësaj kohe, Presidenti Jugosllav Millosheviç arriti një marrëveshje me Presidentin e Rusisë Boris Jelcin për ndalimin e operacioneve ofensive dhe pregatitjen e bisedimeve me Shqiptarët. Ku më pas u arrit takimi midis Millosheviçit dhe Ibrahim Rugovës në 15 maj në Beograd, dy ditë pasi u njoftua nga Richard Holbrooke. Një muaj më vonë, Holbrooke, pas një udhëtimi në Beograd ku ai kërcënoi Millosheviçin që nëse nuk bindeshte, "çfarë ka mbetur nga vendi juaj do të shpërthejë", ai vizitoi zonat kufitare të prekura nga luftimet në fillim të qershorit, nga ku u fotografua me ushtarët e UÇK-së. Publikimi i këtyre imazheve fotografike i dërgoi një sinjal UÇK-së, mbështetësve dhe simpatizantëve, dhe vëzhguesve në veçanti, se SHBA-të do të mbështesnin vendosshmërisht UÇK-në dhe popullsinë shqiptare në Kosovë.
Marrëveshja e Jelcinit përfshinte lejimin nga Millosheviçi të përfaqësuesve ndërkombëtarë të ngrinin një mision në Kosovë në mënyrë që të monitoronin situatën. Ky ishte Kosovo Diplomatic Observer Mission (KDOM), (Misioni Diplomatik Vëzhgues në Kosovë), i cili filloi të veprojë në fillim të korrikut. Qeveria amerikane e mirëpriti këtë marrëveshje, por denoncoi thirrjen e iniciativës për armëpushim të përbashkët. Pasi Amerikanët kërkonin tërheqjen e trupave jugosllave.
Gjatë gjith qershorit dhe deri në mes të korrikut, UÇK-ja mbajti avantazhin e vet. UÇK rrethoi Pejën, Gjakovën, dhe kishte caktuar kryeqytet provizor qytetin e Malishevës. Trupat e UÇK-së u futën në Therandë (Suharekë), dhe në veri-perëndim të Prishtinës. Më pas u futën në Rahovec dhe në fshatrat përreth.
Pajimet e Brigadës Speciale së 72-të të Ushtrisë jugosllave në 1999 në luftën e Kosovës.
Pas disa sulmeve të UÇK-së në mes të gushtit, trupat jugosllave nisën operacione ofensive në jug të rrugës Prishtinë-Pejë. UÇK filloi një ofensivë në 1 shtator në rrethinat e Prizrenit, duke rritur aktivitetin usharak të ushtrisë jugosllave. Në Pejë, një ofensivë jugosllave rrezikoi një karvan njerëzish të dëbuar, veprim i cili u dënua nga oficerët ndërkombëtarë.
Në mes të shtatorit, për herë të parë UÇK-ja arriti në veri të Kosovës përreth Podujevës. Në fund, në fund të shtatorit, një përpjekje e vendosur nga jugosllavët nisi për largimin e UÇK-së nga veriu dhe qëndra e Kosovës po ashtu edhe nga lugina e Drenicës. Gjatë kësaj kohe shumë kryeqytete perëndimore dënuan sulmin, por sulmet u intensifikuan. Në 28 shtator, kur u gjetën kufomat e gjymtuara të një familjeje nga KDOM jashtë fshatit Abria e Epërme. Pikërisht Masakra në Abri të Epërme siguroi ndërkombëtarët për genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, ky imazh i gjakosur shtyu luftën në një nivel tjetër.
Kur u tërhoqën nga Kosova pas ndërhyrjes së NATOs, njësitë jugosllave dukeshin me moral të lartë dhe paisjet në përdorim të tyre kishin një dëm minimal. Disa javë para përfundimit të konfliktit, David Fromkin shkroi se ˝dukej më e mundur që uniteti i NATOs mund të thyej para se morali i jugosllavëve të rrëzohej.˝[85] Kur Klintoni lajmëroi që nuk do të dislokonte trupa tokësore, kjo i dha një rritje jashtëzakonshme moralit të ushtarëve serbë.
Në kontrast, të tjera burime raportonin se morali ishte një problem për forcat serbe; studime të inteligjencës zbuluan se shumë ushtarë nuk ishin dakord me veprimet e shokëve të tyre. Një komandant tanku serb raporton:
„Gjatë gjithë kohës që isha në Kosovë, nuk pashë kurrë një ushtar armik dhe njësia ime nuk u përfshi asnjëherë në konflikt me armikun. Tanket të cilat kushtonin 2.5 milionë USD secili u përdorën për të masakruar fëmijët shqiptarë... më vjen turp.“
OKB, NATO, dhe OSBE (1998–1999)
Një F-117 Nighthawk i USAFpregatitet për nisje nga baza ajërore në Aviano, Itali, në 24 mars 1999
Në 9 korrik 1998, Presidenti i SHBA Bill Clinton deklaroi "emergjencën kobëtare" (gjendje e jashtëzakonshme) për shkak të "kërcënimit të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm të sigurisë kombëtare dhe politikave ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara" imponuar nga Jugosllavia dhe Serbia mbi Luftën e Kosovës.
Në 23 shtator 1998 nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pranoi Rezolutën 1199. Kjo shprehte një 'shqetësim të madh' me raportet që i arrinin Sekretarit të Përgjithshëm që mbi 230,000 njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga 'përdorimi i forcës së tepërt dhe diskriminuese nga forcat e sigurisë serbe dhe Ushtria Jugosllave',[89] duke kërkuar që të gjitha palët në Kosovë dhe në Republikën Federale tl Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) të ndalojnë armiqësinë dhe të mbajnë një armëpushim. Në 24 shtator Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC) i NATOs lëshoi një "paralajmërim aktivizimi" (ACTWARN) duke e çuar NATOn në një nivel më të lartë gatishmërie ushtarake si për një mundësi të limituar ajërore ashtu edhe për një fushatë ajërore me faza në Kosovë.[90] Problemi i madh për ata që shihnin si zgjidhjen e vetme përdorimin e forcës ishin mbi 250,000 shqiptarë të dëbuar, 30,000 prej të cilëve ishin në qiell të hapur në pyje, pa veshmbathje apo strehim, dhe me dimrin që afrohej shpejt.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë, Christopher Hill, po drejtonte diplomacinë ndërmjet delegacionit shqiptar, i drejtuar nga Rugova, dhe autoritetet jugosllave dhe serbe. Në këto mbledhje po bëhej një plan paqeje pas planifikimit të NATOs për pushtimin e Kososvës. Gjatë një periudhe prej dy javësh , kërcënimet u shtuan, duke kulmuar në dhënien nga NATO të Urdhërit të Aktivizimit. NATO ishte gati të fillonte sulmet ajërore, dhe Richard Holbrooke shkoi në Beograd me shpresën se do të arrinte një marrëveshje me Millosheviçin. Zyrtarisht, komuniteti ndërkombëtar kërkoi të ndaloheshin luftimet. Specifikisht kërkohej që Jugosllavia të pushonte ofensivën ndaj UÇK-së ndërkohë që përpiqej që të bindte UÇK-në të heqë dorë nga pavarësia. Më tepër, u bënë përpjekje për të bindur Millosheviçin të lejonte trupat paqeruajtëse të NATOs të hynin në Kosovë.
Në 13 tetor 1998, Këshilli i Atlantikut të Veriut lëshoi urdhërat e aktivizimit (ACTORD) për ekzekutimin e sulmeve të limituara ajërore po ashtu edhe fushatë ajërore me faza në Jugosllavi e cila do të fillonte përafërsisht për 96 orë.] Në 15 tetor Marrëveshja e Misionit të Verfikimit në Kosovë (KVM) i NATOs për armëpushim u firmos, dhe afati i fundit për tërheqjen u zgjat për në 27 tetor 1998.Tërheqja serbe filloi në ose rreth 25 tetorit 1998, dhe Operacioni Syri i Shqiponjës (Eagle Eye) filloi në 30 tetor 1998
KVM ishte një kontigjent i madh i monitoruesve të paarmatosur të paqes nga OSBE (të njohur zyrtarisht si verifikues) të cilët u futën në Kosovë. Pamjaftueshmëria e tyre ishte e dukshme që në fillim. Ata u quajtën me nofkën "clockwork oranges" (me kuptimin në zhargon anglisht si diçka e pavend dhe të panevojshme) si referencë për makinat me ngjyrë portokalli që përdornin. Luftimet filluan sërisht në dhjetor 1998 pasi armëpushimi u thye,[94] dhe gjatë luftimeve u vra Zvonko Bojanić, kryebashkiaku serb i Fushë Kosovës. Autoritetet jugosllave u përgjigjën me masa të ashpra ndaj ushtarëve të UÇK-së.
Dëmet pas bombardimit të një depoje armatimi nëSremska Mitrovica Serbi
Nga janari në mars 1999 lufta solli pasiguri në zonat urbane, duke përfshirë bombardime dhe vrasje. Të tilla sulme u kryen edhe gjatë bisedimeve ne Rambuje në shkurt dhe ndërkohë që Marrëveshja e Verifikimit në Kosovë u zgjidh në mars. Vrasjet në rrugë vazhduan dhe u rritën. Kishte përplasje ushtarake në Vushtrri në shkurt dhe zonë e paprekur deri tani në luftime në Kaçanik në fillim të marsit.
Në 15 janar 1999 ndodhi Masakra e Reçakut ku "45 fermerë shqiptarë u rrethuan, u drejtuan drejt një kodre dhe u masakruan.[96] Trupat u zbuluan nga monitoruesit e OSBE-së, duke përfshirë edhe Kryetarin e Misionit William Walker, dhe të dërguarit e huaj të shtypit ndërkombëtar.Jugosllavia e mohoi masakrën.[98] Masakra e Reçakut ishte kulmimi i sulmeve të UÇK-së dhe reprezaljes së jugosllavëve që vazhduan përgjatë gjithë dimrit 1998–1999. Masakra u ndëshkua nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë. Kjo masakër ishte një pkë kthese e luftës. NATO vendosi se konflikti mund të zgjidhej vetëm duke vendosur një mision paqeruajtës ushtarak nën komandën e NATOs. Prishtina u bë subjekt i përleshjeve me armë dhe dëbimit të popullsisë sipas raporteve të OSBE-së.
Konferenca e Rambujesë (Janar–Mars 1999)
Po ashtu në 30 janar 1999 Grupi i Kontaktit lëshoi një set "principesh të panegociueshme" e cila krijoi një paketë të njohur si "Status Quo Plus"—efektivisht rikthimin e autonomisë së Kosovës si para vitit 1990 brenda Serbisë, plus futjen e demokracisë dhe vëzhgim nga organizatat ndërkombëtare. Po ashtu kërkohej një konferencë paqeje e cila protej të mbahej në shkurt 1999 në kështjellën Château de Rambouillet, jashtë Parisit në Francë.
Bisedimet e Rambujesë filluan në 6 shkurt 1999, me Sekretarin e NATOs Javier Solana i cili negocionte me të dyja palët. Ato ishin përcaktuar të përfundonin në 19 shkurt. Delegacioni jugosllav drejtohej nga presidenti i Serbisë Milan Milutinović, ndërkohë që Millosheviçi qëndronte në Beograd. Kjo ishte në kontrast me konferencën e Dejtonit në 1995 e cila përfundoi luftën në Bosnje, ku Millosheviçi negocioi personalisht. Mungesa e Millosheviçit u interpretua si shenjë se vendimet e vërteta po bëheshin në Beograd, një lëvizje që e rriti kriticizmin në Jugosllavi dhe jashtë saj; peshkopi serb i Kosovës Artemije udhëtoi në Rambuje për të protestuar për faktin se delegacioni ishte tejet i papërfaqësuar. Gjatë asaj kohe spekulohej për një padi të mundshme për krime lufte ndaj Millosheviçit, kështu që mungesa e tij mund të jetë motivuar nga frika për arrestimin e tij.
Pajimet e Brigadës Speciale së 72-të të Ushtrisë jugosllave në 1999 në luftën e Kosovës.
Në fazën e parë negociatat ishin të suksesshme. Në veçanti, një deklaratë e lëshuar nga bashkë-kryetari i Gruit të Kontaktit në 23 shkurt 1999 se negociatat "kanë arritur një konsensus për një autonomi për Kosovën, duke përfshirë mekanizma për zgjedhje të lira dhe të ndershme për institucione demokratike.
Ndërkohë që marrëveshja nuk i kënaqi plotësisht shqiptarët, sipas jugosllavëve ata ishin shumë radikalë, të cilët u përgjigjën duke ndryshuar në mënyrë drastike tekstin të cilën edhe Rusia (aleat i RFJ) e quajti të papranueshëm. Ata kërkonin të rishikonin me kujdes statusin politik të Kosovës dhe larguan të gjitha masat e propozuara për implementim. Ndërmjet gjithë këtyre ndryshimeve në versionin e ri të propozuar, eleminohej komplet kapitulli për ndihmën humanitare dhe rindërtim, hiqej komplet mbikëqyrja ndërkombëtare dhe nuk përmendej "vullneti i popullit të Kosovës" në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan. Marrëveshja kërkonte për administrimin e Kosovës nga NATO si një provincë autonome brenda Jugosllavisë, një forcë prej 30,000 trupash të NATOs për mbajtjen e rregullit në Kosovë; të drejtën e kalimit të papenguar të trupave të NATOs në territorin jugosllav, përfshirë Kosovën; dhe imunitet për NATOn dhe agjentët e saj nga ligji jugosllav. Do të lejohej një prani e vazhdueshme e ushtrisë jugosllave me 1,500 trupa për vëzhgimin e kufirit, të mbështetura nga 1,000 trupa për qëllime komande dhe mbështetje, po ashtu edhe një numër të vogël policie kufitare, 2,500 njerëz nga Ministria e Brendshme për qëllime sigurie të përgjithshme, dhe 3,000 policë lokalë.
Marinsat e SHBA marshojnë së bashku me fëmijët shqiptarë në rrugët kryesore të Zhegrës në 28 qershor 1999
Megjithëse qeveria jugosllave citoi dispozitat ushtarake të Shtojcës B të dispozitave të Rambujesë si arsyen e kundërshtimeve të tyre, duke thënë se ishte një dhunim i papranueshëm i sovranitetit të Jugosllavisë, këto dispozita ishin thelbësisht të njëjta me ato të zbatuara në Bosnje për misionin SFOR (Stabilisation Force) pas Marrëveshjes së Dejtonit në 1995. Dy palët nuk i diskutuan problemet me detaje për shkak të mosmarrëveshjeve më thelbësore.[101] Në veçanti, pala sebe nuk e pranonte idenë e pranisë së trupave të NATOs në Kosovë duke zëvendësuar forcën e tyre të sigurisë, duke preferuar më mirë vëzhgues të paarmatosur të OKB-së. Vetë Millosheviçi refuzoi të diskutojë shtojcën pasi informoi NATOn që ishte e papranueshme, edhe pasi atij iu ofrua të propozojë amendamente për dispozitat në mënyrë që të bëheshin të pranueshme.
Ngjarjet rrodhën shpejt pas dështimit në Rambuje dhe pas propozimit alternativ jugosllav.Monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së u tërhoqën më 22 mars, për frikën për sigurinë e monitoruesve që i paraprinte fushatës bombarduese të NATOs.
Në 23 mars, kuvendi serb pranoi principin e autonomisë për Kosovën dhe pjesën jo-ushtarake të marrëveshjes, duke refuzuar praninë e trupave të NATOs.
Në 23 mars 1999 në orën 22:30 UTC+1 Richard Holbrooke u rikthye në Bruksel dhe lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi çështjen formalisht NATOs për veprime ushtarake.Disa orë para lajmërimit, Jugosllavia lajmëroi në televizionin kombëtar se ka deklaruar gjendjen e emergjencës duke cituar një kërcënim të afërt lufte dhe filloi një mobilizim të madh trupash dhe resurshesh.
Në 23 mars 1999 në orën 23:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të "nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë."Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.
Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz Tomahawk u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset. Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs u përfshinë sadopak. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.
Qëllimi i paracaktuar i NATOs u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen". Kjo ishte, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.
Një ushtar i SHBA shoqëron një civil serb pasi iu gjet një armë automatike, 26 korrik 1999
Dëmet pas bombardimit të një depoje armatimi në Sremska Mitrovica, Serbi
Operacionet ushtarake të NATOs ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare. Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç. Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të Majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS.
Në fillim të majit, një avion i NATOs sulmoi një karvan refugjatësh shqiptarë, duke menduar se ishte një karvan ushtarak jugosllav, duke vrarë rreth 50 njerëz. NATO e pranoi fajin pesë ditë më vonë dhe jugosllavët akuzuan NATOn për sulm me vetëdije ndaj refugjatëve. Një raport i mëvonshëm i hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) me titull "Raporti Përfundimtar për Prokurorin nga Komiteti i Caktuar për Rishikimin e e Fushatës Bombarduese të NATOs Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë" ku thuhej se "civilët nuk u sulmuan me dashje në këtë incident" dhe se "as ekuipazhi dhe as komandantët nuk treguan të pamatur për të marrë masa parandaluese të cilat do tu hiqnin akuzat kriminale." Në 7 maj, disa bomba të NATOs godasin ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke egërsuar opinionin publik kinez. Shtetet e Bashkuara dhe NATO më vonë kërkuan falje për bombardimin, duke thënë se ishte një gabim i shkaktuar nga një hartë e pasaktë e para shumë viteve. Një tjetër incident ishte masakra e burgut të Dubravës në maj 1999, ku qeveria jugosllave akuzoi për vrasjen e 85 civilëve pas bombardimit nga NATO të kompleksit. Një raport i mëvonshëm i Human Rights Watch arriti në përfundimin se rreth 19 të burgosur dhe gardianë u vranë nga bombardimi, por që një numër i pasaktë – ndoshta më shumë se 70 shqiptarë – u vranë nga forcat qeveritare serbe në ditët që kaluan pas bombardimit.
Tymi në Novi Sad pas bombardimit të NATO-s
Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATOs filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë. Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje.Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIAs për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së.Në të njëjtën kohë, negociatorët finlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore.
Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATOs.
Protestë anti-Amerikane në Pekin Kinë, 1999
Për shkak të ligjeve censuruese të medias, media jugosllave nuk mbulonte ngjarje që ndodhnin në Kosovë, po ashtu edhe sjellja e vendeve ndaj katastrofës humanitare që po ndodhte atje. Kështu që, shumë pak nga publiku jugosllav prisnin ndërhyrjen e NATO, por mendohej gjërësisht se do të arrihej një marrëveshje diplomatike.\
Mbështetësit e luftës
Mbështetja për Luftën e Kosovës dhe, në veçanti, ligjshmëria për fushatën bombarduese të NATOs vinte nga burime të ndryshme. Në një artikull në 2009, David Clark shkruante se "Çdo anëtar i NATO, çdo vend i BE, dhe shumica e fqinjëve të Jugosllavisë, mbështesnin veprimet ushtarake"me deklarata nga liderët Bill Clinton, Václav Havel dhe Tony Blair respektivisht e përshkruanin luftën si, "një sulm me tanke dhe artileri mbi një popullsi të pambrojtur liderët e të cilëve kishin pranuar paqen," "lufta e parë për vlera" dhe "për të shmangur atë që mund të bëhej një katastrofë humanitare në Kosovë.". Të tjerë si sekretari i përgjithshëm i OKB Kofi Annan i cili i quante veprimet e NATO si të drejtai cili theksoi se në disa raste përdorimi i forcës është i nevojshëm për të sjellë paqenmegjithëse Annan tha se "Këshilli duhej të përfshihej në vendimet për përdorimin e forcës." Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar të pavarur në Kosovë, me titull The Kosovo Report,i cili zbuloi se:
„forcat [jugosllave] nisën një fushatë terrori të planifikuar mirë dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë përshkruhet shpesh si "pastrim etnik", me qëllimin për të larguar shumë, në mos të gjithë, shqiptarët nga Kosova, për të shkatërruar shoqërinë e tyre, dhe përtë parandaluar rikthimin e tyre.“
Ku përfundoi se "ndërhyrja e NATOs ishte ilegale por e nevojshme",Një tjetër raport u publikuar nga Zyra e Informacionit dhe e Shtypit të NATOs[136] i cili raportoi se, "shkeljet e të drejtave të njeriut në shkallë të gjerë në Kosovë japin një terren të pakundërshtueshëm reference për aspektin humanitar të ndërhyrjes së NATO."Disa kritikë shtojnë se NATO nuk kishte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB që dë të thotë se nuk kishte bazë ligjore, por sipas disa shkollarëve të njohur, "nuk kishte asnjë bazë të sigurtë ligjore për atë veprim, i cili u justifikua."
Përveç politikanëve dhe diplomatëve, komentuesit dhe intelektualët po ashtu mbështesnin luftën. Michael Ignatieff e quajti ndërhyrjen e NATOs një "përgjigjje moralisht e justifikueshme ndaj spastrimit etnik dhe vërshimit të refugjatëve, dhe jo si shkak për vërshimin e emigrantëve"ndërkohë që Christopher Hitchens tha se NATO ndërhyri vetëm, "kur forcat serbe filluan të dëbimet masive dhe një spastrim etnik me shkallë të gjerë." Duke shkruar tek The Nation, Richard A. Falk shkroi se, "fushata e NATO arriti heqjen e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe më e rëndësishmja largimin e njësive paraushtarake dhe policore serbe"
Kritikët e luftës
Disa kritikuan ndërhyrjen e NATO si shmangie taktike politike, pasi erdhi direkt pas skandalit të Monica Lewinsky, duke nënvizuar se media amerikane zëvendësoi vëmendjen tek lufta.Gjithashtu, disa theksojnë se para bombardimit, në vend që të ishte një konflikt i përgjakshëm, UÇK nuk përfshi në luftën civile ndaj forcave jugosllave dhe se shifrat e të vrarëve (përfshirë edhe shqiptarët) u rritën pas ndërhyrjes së NATO.Gjithësesi, mungesa e luftës nuk do të thoshte se kishte paqe mes serbëve dhe shqiptarëve, siç kanë theksuar burime të tjera, duke cituar vdekjen e 1,500 shqiptarëve dhe dëbimin e 270,000 të tjerëve para ndërhyrjes së NATO dhe represionin dramatik të popullsisë shqiptarepavarësisht ndryshimeve kushtetuese të regjimit të Millosheviçit që impononte një "aparteid" në Kosovë.
Presidenti i SHBA Clinton dhe administrata e tij u akuzuan se kishin rritur numrin e të vrarëve shqiptarë nga forcat shtetërore serbe. Pas bombardimit të ambasadës kineze në Beograd, Kryeministri kinez Jiang Zemin tha se SHBA po përdorte superioritetin ekonomik dhe ushtarak për të rritur progresivisht influencën në vende të tjera. Liderët kinezë e quajtën fushatën e NATO një precedent i agresionit lakuriq, një formë e re e kolonializmit, një luftë agresive e pabazë në moral dhe ligj. U pa si një komplot i SHBA për të shkatërruar Jugosllavinë, të zgjerohej në lindje dhe të kontrollojë të gjithë Europën.
Karta e Kombeve të Bashkuara nuk lejon ndërhyrjet ushtarake në vende të tjera sovrane me disa përjashtime të cilat, në përgjithësi, duhej të vendoseshin nga Këshilli i Sigurimit të OK; kjo çështje ligjore provoi të ishte kontroverse ndërmjet shumë shkollarëve ligjorë të cilët debatojnë se megjithëse Lufta e Kosovës ishte ilegale, ishte sërisht e drejtë. Çështja u soll në Këshillin e Sigurimit të OKB nga Rusia, në një projekt-rezolutë e cila, inter alia, do të konfirmote "se përdorimi i forcës nga vetëm një palë konstituon në një shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara". Kina, Namibia, dhe Rusia votuan për rezolutën, anëtarët e tjerë dolën kundër, kështu që dështoi.
Lufta la shumë të vrarë. Që prej marsit 1999, luftimet dhe shënjestrimi i ndërtesave civile la rreth 1,500–2,000 civilë dhe luftëtarë të vrarë. Numri përfundimtar i të vrarëve nuk është isigurtë për çdo palë.
Bruxel ,na trego ku janë fëmijtë,nënat dhe burrat tanë?
Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas konfliktit.
Një studim i kërkuesve të Center for Disease Control and Prevention (Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) në Atlanta, Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth "12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë" të cilat kanë si shkak luftën.Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima). Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat. Për femrat nga 15–49 vjeç rreth 510 viktima; më të mëdhaja se 50 vjeç rreth 541 viktima. Autorët gjithashtu shkruan se nuk mund të ndahen humbjt civile nga ato ushtarake pasi u kryen shumë vrasje ndaj njerëzve të paarmatosur.
Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.\
Civilët e vrarë nga sulmet ajrore të NATO
Jugosllavia raportoi se sulmet e NATOs shkaktuan nga 1,200 deri në 5,700 të vrarë. Sekretai i Përgjithshëm i NATOs Lord Robertson, shkroi se pas luftës "numri i saktë i të vrarëve nuk do të njihet kurrë me saktësi" por gjithashtu ai i dha disa shifra të dhëna nga një raport i Human Rights Watch si përafrimi më i saktë. Ky raport numëronte nga 488 deri në 527 civilë të vrarë (90 deri në 150 prej tyre u vranë nga përdorimi i bombave thërrmuese) në 90 incidente të ndryshme, më i keqi nga të cilat ishte rasti i 87 shqiptarëve refugjatë në afërsi të Korishës.[152] Sulmet në Kosovë ishin në përgjithësi më shumë vdekjeprurëse për shkak të situatës ngatërruese me lëvizjet e shumta të refugjatëve, vetëm një e treta e incidenteve numëronin më shumë se gjysmën e viktimave.\
Civilët e vrarë nga forcat jugosllave
Oficerë të Policisë kanadeze duke hetuar për një varr masiv, në praninë e Marinsave të SHBA
Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times.[154] Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.
Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish.\ Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.\
Varret masive të njohura:
Në 2001, 800 trupa ende të paidentifikuar u gjetën në gropa në një terren stërvitor të policisë jashtë Beogradit dhe në lindje të Serbisë.
Të paktën 700 trupa u zbuluan në një varr masiv i gjendur në një kompleks të një njësie policore speciale anti-terroriste në periferi të Batajnicës.
77 trupa u gjetën në qytetin lindor të Serbisë Petrovo Selo.
50 trupa u gjetën në qytetin perëndimor të Serbisë Peručac.
Humbjet e NATO
Pajimet e një piloti të avionit të rrëzuar F-16C dhe pjesë të avionit F-117A të rrëzuar në Serbi në 1999 të ekspozuar në muzeun e Beogradit.
Humbjet ushtarake të NATOs ishin të ulëta. Sipas raporteve zyrtare, aleanca nuk pësoi asjnë të vdekur si shkak i luftimeve direkte. Gjithësesi, në orët e para të mëngjesit të 5 majit, një helikopter ushtarak amerikan AH-64 Apache u rrëzua afër kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë.[159]
Një tjetër helikopter amerikan AH-64 Apache u rrëzua 64 km larg Tiranës, shumë afër kufirit Shqipëri/Kosovë.Të dy pilotët amerikanë të helikopterit ndërruan jetë në atë incident. Ata ishin të vdekurit e vetëm të NATOs gjatë luftës, sipas deklaratave zyrtare të NATOs.
Pati disa të vdekur pas luftës, kryesisht për shkak të minave të tokës. Gjatë luftës, aleanca raportoi humbjen e patë të një avioni stealth (i padukshëm nga radari) i USAF (një F-117 Nighthawk), i vetmi rast ku një avion i tillë është rrëzuar në luftime. Më tej një avion luftarak F-16 u rrëzua afër qyteti të Šabact dhe 32 UAV (mjeta ajërore pa pilot) nga vende të ndryshme u rrëzuan. Mbetjet e UAV-ve të rrëzuara jepeshin në televizionet e Serbisë gjatë luftës. Disa burime amerikane tregojnë për një tjetër F-117A të dëmtuar rëndë, dhe megjithëse u kthye vetë në bazë, ai avion nuk fluturoi më.Avionë A-10 Thunderbolt u raportuan si humbje, me dy të rrëzuar[165] dhe dy të tjerë të dëmtuar.[165] Tre ushtarë amerikan në një Humvee në një patrullë rutinë u kapën nga Forcat Speciale Jugosllave në kufirin me {{Maqedonia|Maqedoninë]].
Pajimet e një piloti të avionit të rrëzuar F-16C dhe pjesë të avionit F-117A të rrëzuar në Serbi në 1999 të ekspozuar në muzeun e Beogradit.
Humbjet ushtarake jugosllave
Mbetjet e një avioni luftarak jugosllav MiG-29 të rrëzuar në 27 mars 1999, jashtë qyteti të Ugljevik, Bosnje dhe Hercegovinë
NATO nuk lëshoi asnjë deklaratë mbi humbjet në njerëz nga ana e serbëve. Sipas autoriteteve jugosllave 462 ushtarë u vranë dhe 299 u plagosën nga sulmet ajërore të NATO.[168] Emrat e të vrarëve jugollavë u shënuan në një "libër kujtimi".
Mbetjet e një avioni luftarak jugosllav MiG-29 të rrëzuar në 27 mars 1999, jashtë qyteti të Ugljevik, Bosnje dhe Hercegovinë
Përsa i përket pajisjeve ushtarake, NATO shkatërroi rreth 50 avionë jugosllavë duke përfshirë 6 MiG-29 të shkatërruara në luftime ajër-ajër. Disa G-4 Super Galeb u shkatërruan që në strehën e tyre nën bunker pas një zjarri të shkaktuar nga një bombë anti-bunker. Në fund të luftës, NATO zyrtarisht raportoi se ka shkatërruar 93 tanke jugosllave. Jugosllavia pranonte vetëm 3 tanke të shkatërruar. Shifrat më vonë u verifikuan nga inspektorët Europianë kur Jugosllavia iu bashkua marrëveshjes së Dejtonit, duke llogaritur numrin e tankeve atëherë dhe gjatë inspektimit në 1995. NATO raportoi se Ushtria Jugosllave humbi 93 tanke (M-84 dhe T-55), 132 APC (transportues personeli të blinduar ose Autoblinda), dhe 52 copë artilerie.
Shumë burime i kundërshtonin këto shifra duke thënë se një pjesë e tankeve ishin karrema prej kartoni ose tanke të luftës së dytë botërore të përdorur si shënjestra. Vetëm mbrojtja kundër-ajërore nuk u prek për të mos u rrezikuar pasi avionët e NATOs shpesh sulmonin në lartësi të sigurta prej 5,000 m.
Tank serb i shkatërruar afër Prizrenit
Gjithësesi, humbjet më të rënda për Ushtrinë Jugosllave ishte infrastruktura e dëmtuar dhe e shkatërruar. Pothuaj të gjitha bazat ajërore ushtarake dhe pistat ajërore (Batajnicë, Ladevci, Aeroporti Sllatina, Golubovci dhe Aeroporti i Gjakovës) dhe shumë ndërtesa ushtarake dhe komplekse të shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë. Përveç këtyre edhe industria e mbrojtjes u dëmtua rëndë (Utva, fabrika Zastava Arms, qëndra riparuese e forcave ajërore Moma Stanojlović, qëndrat riparuese në Čačak dhe Kragujevac). Moreover, në përpjekje për të dobësuar Ushtrinë Jugosllave, NATO shënjestroi edhe disa komplekse të rëndësishme civile (rafineria e naftës në Pančevo,
rafineria e naftës në Novi Sad, ura, hekurudha, etj.)
http://floripress.blogspot.com/2013/12/deshmi-historike-me-28-janar-dhe-31.html
DËSHMI HISTORIKE : MË 28 JANAR DHE 31 JANAR 1998 NISI LUFTA NË MES FSHATARËVE ISNIQAS DHE LLUKE E EPËRME ME FORCAT POLICORE SERBE
Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosov[s ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme.
Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje. Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.
Oficerë të Policisë kanadeze duke hetuar për një varr masiv, në praninë e Marinsave të SHBA
Kamp refugjatësh në Fier, Shqipëri
Brenda tre javësh, mbi 500,000 shqiptarë u kthyen në shtëpi. Nga nëntori 1999, sipas UNHCR, 848,100 nga 1,108,913 refugjatë u kthyen.
Sipas censusit jugosllav të 1991 kishte rreth 194,190 serbë dhe 45,745 romë në Kosovë.
Sipas Human Rights Watch, 200,000 serbë dhe mijëra romë ikën nga Kosova gjatë dhe pas lufte.
Sipas disa shifrave të tjera nga Kosova ikën 164,000 serbë por pas rikthimit të qetësisë nga KFOR një pjesë u kthyen.
Krimi gjatë luftës
Bruxel ,na trego ku janë fëmijtë,nënat dhe burrat tanë?
Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.
Trajtimi i çështjes së zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të cilët janë zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, duhet të bëhet përmes një plani të përbashkët veprimi. Ky është përfundimi që është nxjerrë nga takimi i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.
Kryetari i këtij komisioni Prenk Gjetaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se faktorët relevantë që janë pjesë e këtij Komisioni janë pajtuar që për vitin 2015 të veprohet me plan të koordinuar me të gjithë partnerët vendorë e ndërkombëtarë dhe zbardhja e fatit të pagjeturve të trajtohet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
“Mos të dalim të shkapërderdhur, me plane të veçanta. Ai duhet të jetë plan i veprimit i dakorduar. Në veçanti është theksuar se çështja e dialogut me palën serbe, që është i domosdoshëm për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, duhet të ngrihet në nivel të bisedimeve me palën serbe”, thotë Gjetaj.
Gjatë këtij viti, janë bërë një varg gërmimesh në lokacione të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë, për gjetjen e varrezave masive të dyshuara.
Puna kryesore ishte përqendruar në Rudnicë, në rajonin e Rashkës në Serbi. Gërmimet aty, patën rezultuar me gjetjen e varrezës masive.
Deri më tash, nga kjo varrezë masive janë identifikuar mbetjet mortore të 53 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe, kryesisht nga rajoni i Drenicës.
Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, i cili ka qenë drejtues i grupit të ekspertëve ligjor nga Kosova që kanë marrë pjesë në gërmimet në Rudnicë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Rudnica nuk është vendi i vetëm ku është gërmuar.
“Së fundmi, pas Rudnicës, për shembull, është kontrolluar edhe informata për Batajnicën, e cila ka rezultuar negativisht. Javën që shkoi është gërmuar edhe në Petrovo Selo. Për dy ditë rresht është punuar dhe ai lokacion, po ashtu, ka rezultuar negativisht, pasi që informatat jo gjithmonë po na dalin të sakta”, bën të ditur Gërxhaliu.
Megjithatë, familjarët e personave të pagjetur, në vazhdimësi kanë theksuar se me gjithë punën që është bërë deri më tash për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre të zhdukur gjatë luftës, nuk është bërë mjaft.
Ata patën kërkuar të shtohet trysnia e faktorëve ndërkombëtarë mbi autoritetet e Beogradit, për të dhënë informacione lidhur me lokacionet e varrezave të mundshme masive.
Prenk Gjetaj thotë se familjarët e personave të pagjetur kanë të drejtë të jenë të pakënaqur edhe pse ekipet nga Kosova kanë bërë gjithë çka ka qenë në mundësinë e tyre.
“Në këtë drejtim. Mund të them se nuk mund të krenohemi se kemi arritje, për arsye se, përderisa kemi ende 1 mijë e 650 persona që evidentohen si të zhdukur, nuk mund të themi se është kryer puna, sepse 1 mijë 600 e më shumë familje janë në ankth, ata presin”, thotë ai.
Gjetaj ka shtuar se mbetet obligim i strukturës së re udhëheqëse në nivel të Kosovës, që çështjen e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur ta kenë prioritet.
Ndryshe, në morgun e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ende ka mbetje mortore të personave që janë gjetur ne varreza masive ose që janë zhvarrosur për t’u verifikuar sërish saktësia e identitetit.
Zyrtarët e Komisonit qeveritar për të pagjeturit, kanë ritheksuar gjithashtu se ka informacione edhe për varreza të tjera masive të dyshuar në Serbi, duke përmendur rajonin e Novi Pazarit.
Literatura:
Public review of data on victims, killed and missing – Presentation in Belgrade. The Kosovo Memory Book. pristupljeno 24. srpnja 2012
Civilian Deaths in The NATO Air Campaign (PDF). Human Rights Watch (veljača 2000). pristupljeno 23. veljače 2012
"Milosevic proclaims victory with end to Kosovo conflict", CNN, June 10, 1999, pristupljeno 2009-03-24
Serbia marks anniversary of NATO bombing. B92. pristupljeno 24. srpnja 2012
Ian Williams (kolovoz, 1999). Ethnic Cleansing Thwarted in Kosovo; Standoff in Iraq; and a Swiss Case of “Stockholm Syndrome”. Washington Report. pristupljeno 2011-01-18
MKSJ-ova presuda Milutinoviću i drugima 2009., str. 486-489, 512-513
"UN court acquits top Kosovo rebel", BBC News, 30 November 2005, pristupljeno 14 May 2010
Review of Between Serb and Albanian: A History of Kosovo
Dr. R. Craig Nation, "Rat na Balkanu 1991-2002."; str. 223
KOSOVO: ONE YEAR AFTER THE RIOTS
6 More Yugoslavs Sentenced For Ethnic Rioting in Kosovo
Sabrina P. Ramet, Angelo Georgakis. Thinking about Yugoslavia: Scholarly Debates about the Yugoslav Breakup and the Wars in Bosnia and Kosovo, pp. 153, 201. Cambridge University Press, 2005. ISBN 1397805218
Jasna Dragović-Soso, Saviours of the Nation?: Serbia's Intellectual Opposition and the Revival of Nationalism, pp. 132-135. C. Hurst & Co, 2002. ISBN 1850655774
Memorandum Srpske Akademije Znanosti i Umjetnosti. HIC (1. listopada 2012).
Ne klepecem mamulama!
Growing Yugoslav Ethnic Protests Lead Province Officials to Resign, The New York Times, 1988-10-07
YUGOSLAV POLICE FIGHT OFF A SIEGE IN PROVINCIAL CITY
Leaders of a Republic In Yugoslavia Resign
Statistical office of Kosovo
Demographic history of Kosovo, Absoluteastronomy.com
MKSJ-ova presuda Milutinoviću i drugima 2009., str. 88-89
"Kosovo: Genocide and Crimes Against Humanity", Kathleen Z. Young, e-notes, pristupljeno 2009-12-01
"Chronology for Kosovo Albanians in Yugoslavia", UNHCR, 2004., pristupljeno 2009-10-31
Jump up ↑ "On the Record: THE BIRTH AND REBIRTH OF CIVIL SOCIETY IN KOSOVO: PART ONE: REPRESSION AND RESISTANCE", The Advocacy Project, 1999-08-30, pristupljeno 2009-12-01
Tim Judah (1999-08-12). Kosovo: Peace Now. kosovo.net, originally from b92.net. pristupljeno 2008-05-31
written Testimony of Ralf Mutschke Assistant Director, Criminal Intelligence Directorate International Criminal Police Organization — Interpol General Secretariat before a hearing of the Committee on the Judiciary Subcommittee on Crime (2000-12-13). The Threat Posed by the Convergence of Organized Crime, Drugs Trafficking and Terrorism.. U.S. House Judiciary Committee. pristupljeno 2008-05-31 “In 1998, the U.S. State Department listed the KLA as a terrorist organization”
RESOLUTION 1203 (1998) Adopted by the Security Council at its 3937th meeting. Vijeće sigurnosti Ujedinjenih naroda (24. listopada 1998). pristupljeno 1. listopada 2012
UNDER ORDERS:War Crimes in Kosovo, executive summary
Chris Hedges (1997-02-17). Resistance to Serbia Turns Violent in Kosovo. New York Times. pristupljeno 2010-11-08
"Kosovo Chronology: From 1997 to the end of the conflict", British Parliament, 1999-06-01, pristupljeno 2009-09-20
Jump up ↑ Opća skupština Ujedinjenih naroda (3. ožujka 1998). RESOLUTION ADOPTED BY THE GENERAL ASSEMBLY - 52/139. Situation of human rights in Kosovo. UNHCR. pristupljeno 1. listopada 2012
"Kosovo War Crimes Chronology", Human Rights Watch, 2003-11-131999-06-01, pristupljeno 2009-09-20
Massacre in Lybeniq, May 1998
A Week Of Terror In Drenica; Human Rights Watch
"Serbs attack Kosovo massacre reports ", BBC News, October 1, 1998.
Rogovo village Massacre, January 1999
Serb Police Kill 24 Albanians in Kosovo, The New York Times, 30-01-1999
Kosovo/Kosova: As Seen, As Told, "Part V: The Municipalities - Stimlje/Shtime", OSCE, 1999
SRJ - Kosovska kriza
19. siječnja 1999. SECURITY COUNCIL STRONGLY CONDEMNS MASSACRE OF KOSOVO ALBANIANS IN SOUTHERN KOSOVO Vijeće sigurnosti Ujedinjenih naroda.
Quoted by Ivo H. Daalder, Michael E. O'Hanlon, Winning Ugly: NATO's War to Save Kosovo, pp. 63-64. Brookings Institution Press, 2001. ISBN 0815716966
Jump up ↑ TRANSCRIPT: AMB. WALKER PRESS CONFERENCE AFTER MASSACRE IN KOSOVO
Opća skupština Ujedinjenih naroda (25. veljače 1999). Situation of human rights in Kosovo - General Assembly Resolution 53/164. UNHCR. pristupljeno 1. listopada 2012
Kosovo Crisis Update, UNHCR, 30-03-1999. Retrieved 22-03-2010.
"Stanje na Kosovu", HRT, 1998-06-16, pristupljeno 2010-05-28
"Situacija u SR Jugoslaviji", HRT, 1998-10-08, pristupljeno 2010-05-28
Secretary Cohen's Press Conference at NATO Headquarters
"Madeleine Albright: Haunted by history", BBC, 1999-04-09, pristupljeno 2010-06-07
MKSJ-ova presuda Milutinoviću i drugima 2009., str. 172-173
"Zračni napadi NATO-a na vojne ciljeve u SRJ – do 17:00 sati", HRT, 1999-03-25, pristupljeno 2010-05-28
"Zračni napadi NATO-a na vojne ciljeve u SRJ – do 15:00 sati", HRT, 1999-03-26, pristupljeno 2010-05-28
"Reakcije na zračne udare NATO-a na SRJ – do 17:00 sati", HRT, 1999-03-25, pristupljeno 2010-05-28
KOSOVO HUMAN RIGHTS FLASH #18 EYEWITNESSES TELL OF MASSACRE OF FORTY ETHNIC ALBANIANS BY YUGOSLAV SECURITY FORCES, ess.uwe.ac.uk
Serbia war crimes court convicts ex-police of Suva Reka Massacre; RNW International Justice Desk
CNN: Massacre video matches mass grave evidence
BBC World: Europe|Refugees speak of slaughter at Meja
"Kosovo – As seen, as told", OESS, pristupljeno 2009-12-01
Yugoslav & Serbian MiG-29s. Acig.org. pristupljeno 2009-03-24
Rafinerija u Pančevu uništena, SRJ u savez s Rusijom?, Vjesnik, 13. travnja 1999., preuzeto 7. veljače 2010.
Was the Serbian TV station really a legitimate target?, by Claudio Cordone and Avner Gidron
BBC News | EUROPE | Nato challenged over Belgrade bombing
Tenet, George (1999-07-22). DCI Statement on the Belgrade Chinese Embassy Bombing House Permanent Select Committee on Intelligence Open Hearing (HTML). Central Intelligence Agency. pristupljeno 2006-10-04
Schmitt, Eric (1999-07-23). In a Fatal Error, C.I.A. Picked a Bombing Target Only Once: The Chinese Embassy (HTML). The New York Times. pristupljeno 2009-10-22
Under orders: war crimes in Kosovo
Donald MaCintyre. "Ever so carefully, Mr Blair clears the way for a ground invasion", The Independent, 28. svibnja 1999, pristupljeno 10-11-2010
"Flashback to Kosovo's War", BBC News, 11. srpnja 2006, pristupljeno 2009-09-20
Melinda Henneberger. "'Dose of Tolerance' in a Kosovo Town", New York Times, pristupljeno 24-07-2012
"Under Orders: War Crimes in Kosovo", Human Rights Watch, pristupljeno 2009-10-15
"Kosovo 1998-2008: Human Rights from War to Independence", Munich Personal RePEc Archive, 2008-04-01, pristupljeno 2010-02-07
Human Rights Reporting By Pramod Mishra
"Jadransko more zagađeno NATO-vim bombama", Index.hr, 9. ožujka 2005, pristupljeno 24-07-2012
BBC News. "Nato reveals Kosovo depleted uranium use", bbc.co.uk, 22. ožujka 2000, pristupljeno 24-07-2012
Najpoznatiji mudžahedin bježi na Kosovo; Monitor.ba
Excerpt from the book Osama Bin Laden: The Man Who Declared War on America (Rocklin CA: Prima Publishing Co., 1999, ISBN 0-7615-1968-8)
Phillip Shenon. "Foreign Desk: A NATION CHALLENGED: THE MONEY TRAIL; U.S.-Based Muslim Charity Raided by NATO in Kosovo", The New York Times, 18. prosinca 2001, pristupljeno 10-11-2010
Report: Bin Laden linked to Albania
Al Qaeda's Balkan Links, Wall Street Journal Europe | November 1, 2001 | Marcia Christoff Kurop]
Jump up ↑ BBC News. "Al-Qaeda 'helped Kosovo rebels'", bbc.co.uk, 8. ožujka 2002, pristupljeno 19-01-2010
Jonathan Steele. "Serb killings 'exaggerated' by west", Guardian, 18. kolovoza 2000, pristupljeno 10-11-2010
"Killings and Refugee Flow in Kosovo; March - June 1999; A Report to the International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia", AAAS, 2002-01-03, pristupljeno 2009-09-24
"Human rights in Serbia and Montenegro 2006", Amnesty International, 2006, pristupljeno 2009-09-24
"War and Mortality in Kosovo; 1998-99 - An Epidemiological Testimony", The Lancelot, 2000, pristupljeno 2009-10-14
↑ Jump up to: 83,0 83,1 "The Crisis in Kosovo", Human Rights Watch, 2000, pristupljeno 2009-09-24
"Victims of the Albanian terrorism in Kosovo-Metohija (Killed, kidnapped, and missing persons, January 1998 - November 2001)", Vlada Srbije, 2001-05-01, pristupljeno 2009-09-08
"Kosovo Memory Book", Humanitarian Law Center, 2008-10-16, pristupljeno 2010-01-19
"FHP identificirao 13.472 žrtve na Kosovu", MONDO, 2008-10-16, pristupljeno 2010-01-19
"Kosovska knjiga pamćenja", H-alter, 2008-10-16, pristupljeno 2010-02-07
Vlado Vurušić (17-02-2010). Kosovski Srbi: najveće žrtve Slobine avanture. Jutarnji list. pristupljeno 1-10-2010
"U.S. Marines kill gunman in Kosovo firefight", BBC, 1999-06-25, pristupljeno 2009-09-24
World: Europe Kosovo war cost 30bn BBC
Top Serbs tried for Kosovo crimesBBC
Jump up ↑ Ex- Serb police general jailed for 27 years for role in ethnic cleansing. France24 (23-02-2011). pristupljeno 23-02-2011
Đorđeviću 27 godina zatvora. B92 (23-02-2011). pristupljeno 23-02-2011
Kosovo trial clears Serbia leader. BBC (26 February 2009). pristupljeno 26 February 2009
Former Serbian minister's suicide note. BBC News. pristupljeno 2011-01-18
Milutinović slobodan, ostali krivi. B92 (2009-02-26). pristupljeno 14 June 2010
Vlastimir Đorđević osuđen za zločine na Kosovu. MKSJ (23. veljače 2011). pristupljeno 4. ožujka 2012
Judgement Summary for Milutinovic et al.. MKSJ (2009-02-26). pristupljeno 2010-11-08
Srbija i Crna Gora protiv NATO. sense agency. pristupljeno 24. srpnja 2012
Međunarodni sud nenadležan u slučaju "Srbija i Crna Gora protiv NATO". sense agency (15. prosinca 2004). pristupljeno 24. srpnja 2012
Jump up ↑ Final Report to the Prosecutor by the Committee Established to Review the NATO Bombing Campaign Against the Federal Republic of Yugoslavia. MKSJ. pristupljeno 1. listopada 2012
O vojnoj neutralnosti Srbije (PDF). Beogradski centar za Europske integracije. pristupljeno 1. kolovoza 2010
"HAŠKI TRIBUNAL UNIŠTIO DOKAZE O TRGOVINI ORGANIMA KOSOVSKIH SRBA", Index.hr, 2009-09-05, pristupljeno 2009-09-24
"U Srbiji nova uhićenja zbog ratnog zločina", Javno, 2010-03-13, pristupljeno 2010-03-14
Iain Bonomy (26. veljače 2009). Tužitelj protiv Milana Milutinovića, Nikole Šainovića, Dragoljuba Ojdanića, Nebojše Pavkovića, Vladimira Lazarevića i Sretena Lukića (I. dio), MKSJ. Pristupljeno 11. kolovoza 2012.
Iain Bonomy (26. veljače 2009). Tužitelj protiv Milana Milutinovića, Nikole Šainovića, Dragoljuba Ojdanića, Nebojše Pavkovića, Vladimira Lazarevića i Sretena Lukića (III. dio), MKSJ. Pristupljeno 11. kolovoza 2012.
Commons-logo.svg U Wikimedijinu spremniku nalazi se još gradiva na temu: Kosovo War
Kosovska kriza Iscrpni 110-minutni dokumentarac na google video
Rat na Kosovu - između dva područja Open Democracy
Istraga o Ratu na Kosovu
Kompilacija dokumenata o ratu
http://www.counterpunch.org/2007/12/12/the-next-kosovo-war/
https://www.opendemocracy.net/article/the-kosovo-war-between-two-eras-2
No comments:
Post a Comment