1 - Meqenëse të burgosurit e energjisë janë shtuar, dhe tani po hanë qyl në burg, Rama do i fus në punë në "Rrugën e Arbërit", ose siç ai e quan ndryshe këtë, permbushje të premtimit elektoral për punësimin e 100 mijë shqiptarëve.
2 - Sipas ministrit Haxhinasto, "Rruga e Arbërit" do ndryshoj emër në "Rruga e Dritës", meqenëse do ndërtohet nga të burgosurit e dritave... Prit pak, po me "Gazetën rruga e Arbërit" ç'do ndodhë?
3 - Besoj e dini se "Rruga e Dritës" është rruga ekzistuese e Dibrës që ndërtoi Enveri me vullnetarë, ose siç Rama i quan ndryshe sot ata, debitorë të energjisë elektrike.
4 - Më në fund një lajm i mirë për "Rrugën e Arbërit", u shpua tuneli i "Qafë Buallit". E shpoi Rama me shiringë.
5 - Sipas Ramës rruga e Arbërit do ndërtohet me fonde kineze... Prit pak, kjo tani me të vërtetë po ngjan me ndërtimin e "Rrugës së Dritës".
6 - Në fakt kinezët s'kanë dhënë fonde për "Rrugën e Arbërit". Të vetmet fonde janë dhënë nga qeveria shqiptare për "Gazetën rruga e Arbërit".
7 - E ndoqët vizitën e kryeministrit italian dje në Tiranë? E dëgjuat Ramën si tha pas takimit? Do ndërtoj hekurrudhë nëpër Adriatik.
8 - Ju ka bërë përshtypje që Rama përdor vetëm kohën e ardhshme për investime "do ndërtoj, do bëj, do ndriçoj, do lulëzoj...", dhe kohën e tashme për shkatërrime "i shemba, i burgosa, i përjashtova, i dënova..."? Ose siç Lenini e thoshte ndryshe këtë, një hap para, 40 vjet prapa.
9 - Me që ra fjala, ju kujtohet nga i anonçoi Rama fondet kineze për "Rrugën e Arbërit"? Nga Beogradi, pas takimit me Titon e Mao Ce Dunin.
10 - Ministri i transportit tha se "Rruga e Arbërit" po ndërtohet nga një kompani shqiptare, hera e parë... Prit pak, me forcat tona po, plus kinezët, të burgosurit, Edveri në krye..., kjo kurrë s'ka ndodhur me ne më parë.
No comments:
Post a Comment