Odeta Barbullushi
http://www.suedosteuropa.uni-graz.at/en/people/odeta-barbullushi-0
Projekti më i rëndësishëm ndërkombëtar i Ramës është natyrisht lidhja e paqartë me Serbinë, dhe ky projekt tani do jete edhe më i fshehtë pas emërimit të kushërirës së ministrit Bushati, Odeta Barbullushit, si z/ministre e tij. Me fjalë të tjera, rrethi i personave që do merren me politikën e jashtme të Ramës synohet të mbahet sa më i ngushtë, dhe kjo sigurisht për shkak të alleshverisheve nën-rrogoz me palën serbe.
Është evidente se kapja e pa-ligjshme e Ministrisë së Jashtme s'bëhet për negociatat me BE-në, sepse ato jane të hapura e transparente nga vetë BE, ndersa ekziston ministria e integrimit në Shqipëri, as për marrëdhëniet e tjera të vakta ndërkombëtare të Shqiperisë me botën. Kjo lëvizje bëhet thjesht e vetëm për çështjen më sensitive që aktuliasht po merret politika e jashtme shqiptare që nga koha e Esad Toptanit, marrëdhëniet e fshehta me Serbinë.
Flitet se konkurrojnë dy linja në këtë aspekt: Njëra është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Tjetra është për kooperim rajonal, ku Kosova të shërbej si urë lidhje mes Shqipërisë e Serbisë, linjë (status quo) kjo që suportohet nga disa vende të BE-së. Rama me ç'duket është angazhuar totalisht për këtë.
PS: Rama nuk është nga ajo specie që i dhimbset Shqipëria. Nëse dështon në aventurën e tij kris e ik jasht.
No comments:
Post a Comment