2015-01-03

Stilistja Holta Ramadani merr Çmimin “Velloja më e mirë”



Duke lundruar në internet Stilisten Holta Ramadani e terheq nje eveniment I madh mode që realizohet në Prishtinë nga Gencian Fashion Group pikërisht edicioni i 8-te “Kreatori më i mirë Shqiptar për 2015”. E shikon me vemendje , I pëlqen mjaft organizimi I edicioneve të mëparshme dhe e mirëpret njoftimin e dale në internet për pjesëmarrje. Si stiliste e re më tepër për dëshirën për të eksploruar dhe për të përfituar nga eksperiencat e grupeve me reputacion në fushën e modës mendon të konkurojë dhe ajo. Mirpritja e organizatorëve ishte e menjëherëshme sapo panë disa nga punimet e saja të postuara. 





Ata u shprehën të habitur kur vunë re se modele kaq të bukura mund të realizojë një stiliste kaq e re. Korioziteti I tyre ishte nulmues per pjesmarrjen e Holës nëkëtë eveniment. Në këtë konkurs ishin përfshirë rreth njëqind përsonazhe të modës dhe të pasarelave nga të gjitha trevat shqiptare. 



Befasia e pare për Holtën ishte kur mori njoftimon se ishte përzgjedhur në pesë më të mirat e gjithë stilistëve që konkuruan për këtë edicion. Kjo ishte befasi për Holtën pasi nuk mendonte se krahas stilistëve me zë shqiptarë dhe me përvojë kjo të jetë në pesë më të mirat. 
Kjo e nxiti më shumë për të vazhduar konkurimin duke gjetur dhe përkrahjen e organizatorëve të cilët për herë të parë I takonte. Aktiviteti I u realizua në Odeonin e formuluar posaqërisht për këtë eveniment. Të pesë stilistët e përzgjedhur do të përformonin me nga pesë fustane dhe me një vello. Aktiviteti I modës ishte për tu admiruar. 


Një modë trend I kohës , larmi ngjyrash dhe stilime fantastike nga të gjithë plot sharm dhe elegancë. Ky aktivitet u përcoll në transmetim nga kanali RTV 21 i Kosovës. 


 Në fund priteshin si në çdo eveniment kulturor çmimet. Holta filloi të bëhej gati për tu larguar drejt Shkodrës pasi nuk mendonte se një shkodranë do të fitonte në Prishtinë. Ashtu e përfshirë nga entuziazmi I evenimentit mendoi që duhet ta ndiqte deri në fund. 




U dha çmimi I parë për Stilisten me modelet më të bukura po kështu dhe çmimi I dytë. Nga juria ngrihet një bjondinë bukuroshe që ne e kemi parë disa herë në TV Klan që përsonifikohej si Sofia asistentja e Arjan Çanit tek emisioni Zonë e Lirë. Edhe ajo do jepte një çmim. Heshtje… Doli në skenë dhe mori mikrofonin.

- Çmimin për “Velloja më e mirë” I jepet Holta Ramadanit Stilistes nga Shkodra.
Holta që nuk e priste këtë çmim u emocionua shumë dhe gëzimi I saj ishte tashmë I dukshëm. 




Nuk mendonte se do merrte çmim thjesht kishte konkuruar për të eksploruar evenimentet e modës në Kosovë. I dhanë dorën njera tjetrës dy bjondinat tashmë. Pas kësaj me emocionet që po arrinin kulmin Holta merr mikrofonin dhe përgëzon organizatorët e për këtë eveniment Gencian Fashion Group dhe jurinë për çmimin që i dhanë. 


- Epo ,- mendoi ajo,- ketu të jepkan çmime me drejtësi! Faleminderit Prishtina!
Mori çmimin mblodhi fustanet e konkurimit dhe u përqafua me nënën e saj e cila e shoqëroi për gjatë gjithë kohës dhe që përcolli me disa pika loti gëzimi suksesin e vajzës së saj.



Në orët e vona u nisën drejt Shkodrës rrugë që megjithëse ishte rreth katër orë u duk si dyzet minuta.Më në fund krahas vlerësimeve në Shkodër e më gjërë mori vlerësim dhe nga Prishtina. Emocion që nuk harrohet!

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...