AVNI BILALLI
(Fjalë e rastit në promovimin të Monografisë " Marie Shllaku bijë e Shkodrës, martire e Kosovës " e autorit Tomë Mrijaj).
Më lejoni që me rastin e kësaj Akademie që po u kushtohet personaliteteve më të ndritura të nacionalizmës shqipëtare, t'ju përshëndes dhe t'ju faleminderoj nga zemra për gatishmërinë dhe pjesëmarrjen aktive tuajën dhe njëkohësisht t'ju shpreh një mirënjohje të veçantë, të gjithë atyre që në çfardo forme dhanë dhe po japin kontribut të çmueshëm si në mbarëvajtjen e kësaj Akademie, poashtu në ndriçimin e veprës madhore të nacionalizmës shqipëtare, e cila të gjitha aftësitë intelektuale dhe fizike, dhe më të shtrenjtën, jetën, e kishte vënë në shërbim të çështjes së shenjtë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci e bashkimin e territoreve autoktone në një shtet, në Shqipërinë Etnike.
E këtillë qe edhe personazhja e Monografisë së sipërpëmendur e publicistit dhe e bashkautorit të Monografive: " Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut " (botuar në vitin 2002, në Shkodër) dhe " Lidhja e Prizerenit 1962- 2002, themeluesi dhe udhëheqësi Ismet Berisha " ( bot. në N.Y. 2002).
Para se të flas për librin jetëshkrimor të z. Tomë Mrijaj " Marie Shllaku bijë e Shkodrës, martire e Kosovës" e ndjej si obligim moral t'i them ca fjalë për jetën dhe veprimtarinë krijuese të tij. Megjithëse jam i vetëdijshëm se do t'i mbetem borxh, ngase ajo është e gjërë dhe e begatshme e poashtu rrethanat janë të atilla që më detyrojnë të kufizohem në ato pika që janë më të rëndësishmet. Pra, z. Mrijaj është i lindur në Kosovë dhe pasi kishte përfunduar në Gjakovë shkollën e mesme Normale (Pedagogji), ishte regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në studimet e larta për Jurisprudencë me korrespondencë. Pastaj largohet nga Kosova dhe qëndroi për tre vjet në Paris, si emigrant. Gjersa më 1978 shkoi në SHBA dhe u vendos në New York, ku edhe u martua. Në të njëjtin vit, i etur për dije ai u regjistrua në St. Jons University në Queens të N. Yorkut, të cilin e mbaroi me sukses. Ky publicist dhe autor i vyeshëm shquhet edhe për angazhimin e tij në jetën politike e shoqërore të mërgatës sonë tejoqeanike. Në vitin 1980 u zgjodh Kryetar i Degës " VATRA " për N. Y. dhe anëtar i Kryesisë së Federatës Panshqipëtare " VATRA " me seli në Boston.
Ndërsa në Kongresin e III të " LIDHJES SË PRIZRENIT " në mërgim që u mbajt në vitin 1982, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm, detyrë të cilën e kryen edhe tash. I nderuari z. Mrijaj në vitet 1997 - 1998, ishte Kryetar i Shoqatës Kulturore " ROZAFAT " pranë Kishës Katolike " ZONJATË E SHKODRËS " dhe anëtar i Këshillit të Kishës në New York. Në vitin 2002, duke e parë dhe vlerësuar lart aktivitetin e tij, bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë e zgjodhën nënkryetar të Shoqatës së Pajtimit Mbarëkomëtar " NËNA TEREZE " në N. Y. Falë punës së zellshme krijuese është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë në SHBA.
Monografia "Marie Shllaku bijë e Shkodrës, martire e Kosovës" është një dëshmi e fortë e këtij krijuesi të Diasporës sonë, se mërgata ka ruajtur me kujdes e pijetet të lartë dhe është përpjekur vazhdimisht që idetë për Shqipërinë Etnike të kultivohen brez pas brezi, të përpunohen dhe të gjenden mundësitë e përshtatshme për t'i realizuar në praktikë.
Autori ynë i dëshmuar, ka dhënë shumë mund duke i kushtuar rëndësi të merituar mbledhjes së të dhënave dhe fakteve si dhe sistemimit të tyre, të cilat shkruheshin në buletinet e gazetat e mërgatës qoftë në Amerikë apo Evropë. Poashtu ka hulumtuar edhe nëpër arkiva duke mos lënë anash dëshmitarët e gjallë, të cilët me nostalgji dhe krenari kujtonin bashkëluftëtaren, intelektualen shembullore Marie Shllakun e cila ia dhuroi gjakun e saj Kosovës Nënloke, të cilën e deshti më shumë se vetveten. Kjo bijë e Shkodrës Heroike e cila luftoi pë lirinë e Kosovës dhe bashkimin e saj Mëmës Shqipëri.
Libri Jetëshkrimor " Marie Shllaku bijë e Shkodrës, martire e Kosovës " e këtij autori të zellshëm të Diasporës Shqiptare në Amerikë, është një përmbledhje e aktivitetit të gjithëmbarëshëm jetësor të Maries që nga fëmijëria e gjersa vendqëndrimi i saj u zbulua nga spiunët e tradhtarët e kombit, të cilët kishin lajmëruar forcat policore serbo- sllave për ta zënë dhe dënuar me denimin më të rëndë.
Z. Tomë Mrijaj ka bërë punë shumë të vlerëshme duke i ofruar lexuesëve të dhëna jo vetëm për Marien, por edhe për bashkëluftëtarët e kohës së saj, nga të gjitha viset shqiptare. Këto të dhëna dhe publikimet e botimet e studiuesve tani më të dëshmuar siç janë: Dr.Sabrije Keçmezi- Basha, Ramiz Kelmendi e Viktor Gashi, Dr. Jahja Drançolli, Jetish Kadishani, Shefqet Kelmendi, Klajd Kapinova, Ibrahim Meta, Drita Bakia- Gunga, Idriz Lamaj, Nue Oroshi, Azem Hajdini- Xani etj., duhet t'iu shërbejnë si bazë historianëve që do ta shkruajnë Historinë e Re Shqiptare, ashtu siç vërtetë ka ndodhur e jo duke u përpjekur t'i shtrembërojnë faktet e t'ua përshtasin politikave ditore. Ngase populli është ruajtësi më i mirë, është arkiv i gjallë e i pamposhtur, i cili gjykon dhe dënon veprimet e individëve dhe grupimeve të caktuara politike që përpiqen ta njollosin veprën e lavdishme të nacionalizmës së mirfilltë, e cila dha dhe po jep pa kursyer asgjë nga vetja, kontributin e saj për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e popullit shqiptar në të gjitha trojet etnike.
Kjo Monografi e z. Mrijaj është tëheqëse dhe lehtë e kuptueshme për lexuesit. Autori me mjeshtri ka sistemuar faktet dhe analizat e dokumenteve të cilat për herën e parë lexuesi ynë ka mundësi t'i lexojë dhe vetë t'i vlerësojë ngjarjet si kishin rrjedhur. Ato fakte i hasim në pjesët e kësaj Monografie: "Familja Shllaku dhe historia ", "Kosova dhe Marie Shllaku", "Nacionalisti ingj. Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries", " Profesor Ymer Berisha udhëheqës e martir i Kosovës", "Shokët antikomunistë kujtojnë Marien", "Maria në Kuvendin e Dobërdolit", "Beteja e Çelisë së Siçevës 12 Shtatori 1945", "Maria aktive në Kuvendin e Drenicës", "Martiria shkodrane në luftën e Drenicës", "Shtypi i kohës flet për pushkatimet ", "Nxënsia e Fishtës e priti me qetësi pretencën e vdekjes", "Maria dhe ONDSH ", "Krijimi i Organizatës Patriotike - Besa Kombëtare dhe Maria aktiviste", "Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë organizatave nacionaliste në mal", "Maria në Mat ' hausen dhe Aushvic - in e Jugosllavisë komuniste", "Heroina për 50 vjet e lënë në harresë", "Një histori të dhimshme, por krenare shqiptare ", "Maria dhe historia që do të flasë përsëri ", "Një përmendore e pavdekshme për Marien libri i Ramiz Kelmendit e Viktor Gashit ", "Me histori në dorë" etj.
Autori Mrijaj ka shtjelluar temat e sipërpëmendura duke u bazuar në shënimet historike dhe rrëfimet e bashkëluftëtarëve të Maries nga Amerika, Kosova, Shkodra e Tirana.
Meqenëse Fuqitë e Mëdha: Rusia, Franca, Gjermania, Anglia nuk i përfillën kërkesat legjitime të përfaqësuesve të Lidhjes së Parë të Prizrenit në Kongresin e Berlinit 1878 e më pas në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, por vendosën në favor të Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, duke iu dhuruar atyre pjesë të territoreve etnike shqiptare; shqiptarët duhej të bënin krejt çka ishte e mundur për ta mbrojtur integritetin territorial e personal që po rrezikohej nga pushtuesit barbarë.Ushtritë e këtyre të fundit u sulën kundër popullit shqiptar duke ua djegur shtëpitë, okupuar pronën e pasurinë, duke i deportuar me dhunë, duke masakruar pleq, fëmijë dhe të paaftët për luftë, veti të cilën e kishin trashiguar nga të parët e tyre. Për këtë qëllim ishin përgatitur me kohë Plane e Programe si ai i Andriçit, Garashaninit, Çubrilloviçit etj. Ky botim përmban edhe datat tjera të rëndësishme historike që shumica prej tyre qenë katastrofale për ne shqiptarët.
Me ardhjen e Italisë fashiste e Gjermanisë naziste (1939 - 1944), kufiri shqiptaro- shqiptar në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë ishte i lirë për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe jepte mundësinë reale për zhvillim dhe përparim të popullit tonë në trojet e veta etnike. Mirëpo kjo nuk shikohej me sy të mirë nga shovinistët sllav- orthodoks, të cilët papushuar përgatiteshin në shumë drejtime si në diplomaci, ushtri etj. për t'i ripushtuar tokat e Arbrit. Këto toka të shenjta që përveç të tjerave ishin të pasura me minerale të çmueshme, me pasuri të pakufijshme mbitokësore, me dalje në det që mundësonte lidhje permanente detare me gjithë botën dhe lulëzimin e tregtisë që ndihmonte përparimin e gjithanshëm. Kështuqë, ata për t'i realizuar synimet e tyre grabitqare proklamonin ideologjinë bolshevike ruse, si ide e bashkimit të proletariatit ndërkombëtar. Për fatkeqësinë e popullit tonë edhe një pjesë e shqiptarëve e pranoi këtë ide qorre, e cila u ndihmoi të huajve për ta rikthyer pushtimin shekullor, për t'i rindarë trojet shqiptare në disa shtete siç ishin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Greqia.
Këto shtete dhe regjimet e tyre gjakpirëse i sollën popullit tonë, dëme të cilat kishin lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin dhe kujtesën e tij. Andaj as përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për shqiptarët nuk solli ndryshime pozitive. Përkundrazi solli kolonizimin e Kosovës; deportimin e shqiptarëve me dhunë për në Turqi dhe vendet tjera; aneksimin e Kosovës nga Serbia- Jugosllavia. Solli në Shqipëri burgun më të madh kolektiv që e njeh historia e sotme; vuajtje pa masë të popullsisë dhe një izolim total nga Bota e Civilizuar. Mbushi burgjet e Kampet e përqëndrimit me djemë e vajza të cilat dëshironin të jetonin të lirë dhe ta ndërtonin të ardhmen e tyre mbi baza demokratike dhe një shoqëri të lirë, ku secili qytetar do t'i gëzonte liritë themelore natyrore të pacensuruara nga pushteti centralist- diktatorial, që përpiqej të krijonte "njeriun hibrid " të zhveshur nga ndjenjat kombëtare e fetare.
Kurse çdo përpjekje për të dalë nga kjo situatë e tmerrshme dënohej me procese të montuara politike, me dënime drakonke. Ligjet komuniste ishin kryekëput antishqiptare, nga vetë fakti se e kishin përligjur ndarjen e tij, ishin kundër secilës tentativë për bashkimin e trojeve etnike në një Shtet të pamvarur, të lirë e demokratik. Edhe komunistët shqiptarë të Kosovës, sikur edhe të Shqipërisë, ishin pajtuar për mbetjen e Kosovës nën regjimin jugosllav, duke mos bërë as përpjekjen më të vogël që do të kundërshtonte një gjë të tillë. Bile me dorën e tyre kishin likuiduar shumë intelektualë e patriotë të vërtetë të nacionalizmës të cilët punuan e luftuan për lirinë dhe bashkimin e territoreve autoktone shtetit amë, Shqipërisë. Regjimet komuniste as në Shqipëri e as në Kosovë nuk arritën që veprën madhore e të pavdekshme të nacionalistëve tanë ta fshehin edhe pse pati përpjekje për ta ndryshuar, fshehur ose për ta zhdukur fare. Ajo jetoi në popullin liridashës i cili e ruajti me fanatizmin e tij të papërlyer, por të kthjellët si uji i burimeve të maleve të Kosovës kreshnike ku luftoi Marie Shllaku me trimat tjerë. Aty ku frymëzohej e thurte vargjet poetike e ku mbante Ditarin e saj politik për të gjitha që ndodhnin në atë kohë Kosovë dhe me popullin e saj heroik.
Z . Mrijaj ka përshkruar për mrekulli hisorinë e lashtë të qytetit të Shkodrës, këtij bastioni të qëndresës dhe krenarisë kombëtare. Shkodra, ky qytet që me bukurinë e vet kishte mahnitur edhe udhëpërshkruesen dhe miken e shqipëtarëve Miss Edith Durham, e cila për të shkruan "Shkodra më mrekullon... ajo asht ma e bukura në botë ", ishte vendlindja e shumë intelektualëve dhe patriotëve të cilët i dhanë kontribut të pazëvendësueshëm çështjes së shenjtë kombëtare. Në Shkodër u lindën Pashko Vasa, Zef Jubani, Luigj Gurakuqi, Filip Shiroka, prof. Ernest Koliqi, prof. Sami Repishti, at Vinçenc Prenushi, Kardinal Mikel Koliqi, imzot Ernest Maria Çoba, i cili duke biseduar direkt me Atin e Shenjtë në Vatikan, shpëtoi nga coptimi pjesët jugore të Shqipërisë. Aty jetuan e punuan at Gjergj Fishta, poeti kombëtar, kleriku martir dom Ndre Zadeja, at Donat Kurti, Prekë Cali, dom Zef Shestani, nacionalisti i flaktë i " Ballit Kombëtar " e shumë të tjerë.
Në Shkodrën Legjendare u lind edhe Marie Shllaku, në një familje me tradita të pastërta atdhetare. Familja Shllaku ishte vendosur në Shkodër, pas shpërnguljes nga Palajt e Dugagjinit.
Simon Shllaku falë punës së ndershme, fisnikërisë e bujarisë së tij ishte përfshirë shumë shpejt në jetën urbane dhe kishte krijuar standard të mirë jetësor nga puna në dyqanin e tij. Marku i biri i Simonit ishte martuar me Dilën dhe kishin lindur: Ndocin, Rozën, Marien dhe Luvien. Marku ishte lexues i pasionuar dhe interesohej për historinë kombëtare, por me andje lexonte klasikët italianë dhe shtypin e kohës. Kurse në bibliotekën e vet kishte Koleksione Enciklopedish në gjuhë botrore. Ai i dinte pothuajse përmendësh vargjet e "Lahutës së Malcisë" të At Fishtës. Dila, e ëma e Maries, ishte një shtëpiake që merrej me artizanat dhe posedonte një kulturë të lartë qytetare. Ajo ishte bujare dhe shumë zemërmirë. Meqë ajo përgatiste Pajë Nusërie, ndodhte shpesh që vajzave që s'kishin mundësi ta paguanin t'ua jepte falas duke i uruar: "Kjofshi e lumtun dhe Zoti t'ndihmoft n'jetën tande. T'koft fal dhe e gzofsh Pajën "( f. 28). Këto dhe virtytet tjera të kësaj familjeje do t'i bartin Marku e Dila te fëmijët e tyre, të cilët i donin shumë dhe i edukonin në frymën fetare e kombëtare. Mbi të gjitha i kushtonin rëndësi shëndetit dhe shkollimit të tyre.
Bujarinë, fisnikërinë, besën, atdhedashurinë, urtinë, ndjenjat humane për njerëzit dhe virtytet tjera kjo shkodrane i trashëgoi nga stërgjyshërit, gjyshërit dhe prindërit e saj.
Marie Shllaku e lindur më 22 Tetor 1922 në Shkodër.
Ajo kishte ndjekur mësimet në moshën parashkollore tek Kuvendi i Motrave Servite. E ëma dhe babai i saj gëzoheshin pa masë për zgjuarsinë e vajzës së tyre dhe ata e përkrahën gjithnjë sa herë ajo kishte nevojë për ta. Edukimi i shëndoshë i fëmijëve me kulturë qytetare tradicionale që vinte nga kultura e lartë e prindërve dhe rrethit ku jetonin ishte parësor për Mark e Dile Shllakun.
Z. Tomë Mrijaj në Monografinë " Marie Shllaku bijë e Shkodrës, martire e Kosovës" përshkruan me përkushtim rrugëtimin e gjatë por shumë interesant të personazhes së vet, drejt horizonteve të pakufijshme për të mbledhur sa më shumë dituri edhe jashtë familjes së saj. Për këtë qëllim ajo ishte dërguar nga prindërit e saj që në moshën parashkollore tek Kuvendi i Motrave Servite e më pastaj në shkollen fillore dhe të mesme tek Kuvendi i Motrave Stigmatine në Gjuhadol të qytetit të lindjes, pra në Shkodër. Marien e donin dhe respekonin të gjithë shokët e shkollës, sepse ajo tregonte aftësi të madhe si në mësime poashtu edhe në lojë e bashkëbisedime me moshatarët e vet.
Meqenëse Maries i pëlqenin lëndët humane letërsia, historia, gjeografia dhe gjuhët e huaja, ajo kishte arritur suksese të lakmueshme në përvehtësimin e tyre. Nga gjuhët e huaja ajo kishte mësuar të fliste dhe shkruante latinishten, greqishten, gjermanishten, italishten, frengjishten e deri diku serbokrotishen. Pra ajo dëshmonte se kishte aftësi të jashtëzakonshme komunikimi jo vetëm në gjuhën amtare por edhe në gjuhë botërore. Rol të veçantë në formimin intelektual dhe si personalitet i pamvarur kishin patur padyshim edhe mësuesit dhe inteluktualët kleriko-katolikë, të cilët i kishin mbaruar studimet universitare në Europën Perindimore. Gjithashtu z. Mrijaj e ve në pah edhe ndikimin e patriotëve dhe trimave të cilët ishin vënë me gjithë qenien e tyre në shërbim të çështjes së shenjtë kombëtare. Maria me ëndje kishte lexuar për luftërat 25 vjeçare të trimit legjendar Skenderbeut si dhe të heronjve të mëvonshëm nëpër periudha të ndryshme të historisë sonë të përgjakshme por edhe të lavdishme e krenare. Ishte frymëzuar nga bëmat e mëdha të heronjve kombëtarë dhe kryeveprat e tyre e bëjnë që edhe ajo e tëra dhe me të gjithë potencialin e saj intelektual dhe fizik t'i përkushtohet luftës për lirinë e vërtetë dhe bashkimin kombëtar. Autori me vetëdije të plotë e ve gjithashtu në dukje edukimin fetar të Maries dhe humanitetin e sakrificat e saj për të ndihmuar njerëzit pa dallime konfesionale, përgatitjes arsimore, përkatësisë rajonale dhe dallimeve tjera që fatkeqësisht ishin prezente te një pjesë e popullatës sonë e cila ishte e infektuar nga idetë dhe propaganda e okupatorëve të ndryshëm të cilët synonin ta mbanin popullin tonë të përçarë e të armiqësuar në mes veti, ngase kjo ishte arma ma e përshtatëshme për të penguar forcat intelektuale dhe patriotët për të vazhduar luftën e drejtë për çlirim dhe bashkim në një shtet në Shqipërinë Etnike. Mirëpo Maria edhe pse e re në moshë i kishte kuptuar me kohë qëllimet e okupatorëve dhe kishte vendosur që t'i bashkohej asaj pjese të intelektualëve dhe luftarëve të lirisë të cilët nuk kishin pranuar në asnjë mënyrë privilegjet e pozitat në dëm të popullit të vet. Ajo ishte kundër çfardo okupatori dhe atyre forcave të errta e të shëmtuara të cilat interesat e veta personale i vinin para atyre kombëtare, siç po veprojnë edhe sot në Kosovë disa "liderë politikë", të cilët po mendojnë se "historia e lavdishme shqiptare po filluaka me ta dhe ata duhet ta gëzojnë lirinë e pakufizuar për t'i realizuar qëllimet e tyre karrieriste e personale pa u bazuar në rezultatet konkrete të punës së vet".
Lexuesit të vëmendshëm të kësaj Monografie studiuesi ynë i nderuar i ofron shumë fakte të reja të cilat gjer më tani nuk janë ditur ose nuk është guxuar ma parë të publikoheshin ose edhe të shkruheshin nga droja se do të zbuloheshin nga agjentët e diktaturës komuniste në Shqipërinë e diktatorit gjakpirës Enver Hoxha dhe shërbimeve sekrete serbosllave në Kosovë. Është një meritë e madhe e autorit i cili edhe pse jeton dhe vepron në Amerikën e largtë, gjen kohë dhe mundësi për të hulumtuar dhe mbledhur me respekt dhe pa u lodhur, faktet e vërteta të kohës kur jetoi, punoi dhe luftoi personazhja e tij, duke i ofruar shkencës historiografike të re shqiptare material autentik e të vjelur me mjeshtri, qoftë nga dëshmitarët e gjallë të kohës kur Marie Shllaku jetonte apo nga burime të tjera të cilat ishin ruajtur me shumë kujdes nga patriotët e devotshëm të cilët ishin të detyruar të jetonin jashtë atdheut të tyre të dashur në Diasporë. Lexuesit do të gjejnë në këtë libër jetëshkrimor pothuajse ngjarjet ma të rëndësishme, datat, personalitetet dhe ambientet në të cilat punoi dhe luftoi Maria e Madhe e Shkodrës Heroike, Shota e Shkodrës, Amazona Shqiptare, Motra e të gjithë luftëtarëve të Shqipërisë së lirë e të bashkuar. Pra kemi pëpara një vepër më të kompletuar se të tjerat që kishin filluar pas viteve 80&90 të dilnin nga shtypi i asaj kohe. Për mua është kënaqësi e veçantë që z. Nue Oroshi ma ofroi këtë libër dhe mundësinë që pikërisht unë të mbaj fjalimin promovues në këtë Akademi të të Djathtës Shqiptare, edhe pse ai nuk kishte njohuri që edhe gjyshi im Bilalli, ndjesë pastë, ishte viktimë e barbarëve partizano/çetnik të cilët pa gjyq e kishin vrarë me 72 plumba dhe e kishin therur me bajoneta në gjithë trupin, sepse dy vllëzërit e tij Qerim e Ibrahim Shupkovci dhe i biri atëherë 17 vjeçar Isa, kishin marrë pjesë aktive në mbrojtje të popullsisë dhe tokave shqiptare në Luftën e Tregut të Ri, në Drenicën Kreshnike, në Shalë të Bajgorës dhe në pjesë tjera të Kosovës.
Poashtu pinjolli i kësaj familje Abaz Fejzullahu u përndjek politikisht, u burgos e u izolua disa herë nëpër burgjet serbo-sllave, sepse ishte dhe iu mbeti besnik idealeve të të parëve për të punuar dhe vepruar me të gjitha mundësitë për realizimin e idesë për Shqipërinë Etnike. Axha Ibrahimi edhepse me ndihmën e disa miqve, të cilët thonin se na "duhet ta mbajmë një dorë në hyqymet për ta shpëtuar shumicën e popullit sepse rrethanat ishin krijuar të tilla" shpëtoi nga ndjekjet e UDB-ës, pas LDB, ai u masakrua mizorisht në luftën e fundit ( Maj 1999) në shtëpinë e vet me të shoqen, të bijën dhe nipin 26 vjeçar.
Unë jam thellësishtë i bindur se edhe shumë bashkëkombas tjerë do ta gjejnë një pjesë të historisë familjare duke e lexuar këtë vepër të këtij biri të patriotit të shquar Nikollë Mrijaj. Pra, unë do të dëshiroja që edhe lexuesit tjerë ta lexojnë këtë libër jetëshkrimor që i kushtohet kësaj martirje e cila nuk kishte mundur asesi të rrinte indiferente ndaj masakrave që po bënin serbo-sllavët kundër popullsisë shqiptare në Kosovë. Por kishte luftuar krahpërkrah me burrat për lirinë e popullit të shumëvuajtur nga zgjedha shekullore, gjersa u martirizua për të mos vdekur kurrë, nga gjakpirësit komunistë, si dhe shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë të saj qoftë në Kosovë apo Shqipëri. Duke mos dashur që edhe më tutje të zbuloj ose komentoj përmbajtjen e shkëlqyeshme të kësaj vepre të rëndësishme të këtij autori të çmueshëm dhe të respektuar, i sugjeroi lexuesit ta lexojnë dhe japin vlerësimin objektiv ashtu siç me të vërtetë e meriton përmbajtja e kësaj Monografie. Andaj e shfrytëzoj këtë rast për të faleminderuar nga zemra organizatorët e kësaj Akademie të parë që po u kushtohet personaliteteve më të merituara të nacionalizmës sonë, që dhanë çdo gjë nga vetja e tyre për realizimin e ëndrrës shekullore për Shqipërinë e bashkuar të të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim. Me respekt përulem para veprës së madhe të të gjithë atyre që u përpoqen dhe po përpiqen për bashkimin e mirëfilltë të trojeve shqiptare nga Çamëria e gjer në pjesën ma veriore të banuar me shqiptarë ( Kosovën Lindore), si dhe nga Tivari e gjer në Shkup. Në veçanti faleminderoj mikun tim të dashur Nue Oroshin i cili e hodhi idenë për mbajtjen e një Akademie të së Dajthtës Shqipëtare, për të bashkuar në Hamburg të Gjermanisë (Diasporë), bashkëveprimtarët dhe pasardhësit e atyre që punuan dhe të atyre që u flijuan për Shqipërinë Etnike. Me vetë praninë direkte tuajën, të nderuar pjesëmarrës, ju po dëshmoni se gjaku i pastër shqiptar i nacionalizmës sonë qarkullon nëpër dejtë tuej dhe me punë të përbashkët kështu pa kurrëfarë dallimi, kam shpresën se do ta çojmë në vend Amanetin e shenjtë të të parëve tanë për Shqipërinë e lirë, demokratike e të bashkuar. Zoti na ndihmoft në këtë rrugë të gjatë por të realizueshme! Ndërsa ata që mendojnë se interesi partiak është më i rëndësishëm se ai kombëtar, u them se gabojnë shumë dhe të tillë do t'i gjykojnë fëmijët, familjet, farefisi dhe populli ynë i mrekullueshëm.
Ju pjesëmarrës të dashur të kësaj Akademie, keni bërë rrugë të gjatë, gjer këtu dhe me kumtesat dhe punën tuej studiuese e shkencore po i heqni "pluhurin" dhe po i ofroni fakte interesante dhe të dobishme historigrafisë së re, mbi jetën dhe veprën e lavdishme e të paharruar të bijëve më të mirë të kombit tonë në periudhën e LDB, por edhe të luftës së fundit çlirimtare në Kosovë dhe viset tjera shqiptare. Z. Tomë Mrijaj i uroj që kjo vepër e tij të ribotohet edhe në Kosovë e Shqipëri, në mënyrë që lexuesit tanë të njihen realisht me veprën e pavdekshme të patriotëve të vërtetë shqiptarë dhe njëkohësisht i uroj që edhe në të ardhmen të na dhurojë vepra të tillë me vlera të larta atdhetare.

No comments:
Post a Comment