Mimoza Legisi
-----------------------------------------------------------------------------------
Kërkomë në Vargje
Unë nuk jam një oratore
e di që bukur nuk di të flas
nëse mbi sy më sheh një lot
kërko nje fletë rreth e përqark
do jetë e lagur...ndoshta
dhe jo e bardhë
mbi të shpirti është derdhur
dìsa fjalë janë vënë në radhë
mos prit që vargjet të rimohen
e ndoshta kuptim për ty nuk kanë
vetëm lexoje kur je në heshtje
do e kuptosh sa shumë më ngjajnë
nëse do jem buzë-perëndimit
gjithmonë hap bllokun tim te shkruar
aty do gjesh heshtjen e mbrëmjes
dhe atë cka kam menduar
dhe nëse larg do jem një ditë
do shkruaj mbi qiell mbrëmjeve të vona
të kthehem pas nuk do të mundem
stuhitë që ranë shumë na larguan
nëse mureve do të ngelin
shkronjat e trazuara të emrit tim
ta dish... s'do mundesh t'i bashkosh
nje shpirt i vrarë s'rrugëton në kthim!
Kuq e Zi në Beograd
Ç'po rënkon sonte Serbia
mbledhur është në Beograd
emri Shqipe po e tmerron
kokë më kokë janë shkrehë në vaj
nuk po munden të besojnë
djemt e Shqipes ne mes i kanë
e skanë shance të guxojn
të përmendë emrin shqipëtar
o Serbi o dorë mizore
paske qëlluar shpirt katran
me 20 shqiptar e humbe luftën
në shtëpin tënde në Beograd
një shtet të tër e ngrite në këmbë
në Beograd i grumbullove
të sulmonin dhe me gurë
djemt e Shqipes s'i frikësove
një flamur nga qielli zbriti
Ismail edhe Adem
në mes jush fort brohoritì
kuq e zi zjarr për atdhe
nuk u deshën gur as plumba
në Serbi me ju pushtuar
vec një Shqiponjë dykrenare
në qiellin tënd duke fluturuar
o Serbi moj e pabesë
gjarpërinjte i ke simbol
as në gjumë s'do jesh e qetë
kuq e zi do ëndërrosh.
Këngë-vajë mbi liqen
I vura ëndërrat në varg
pranë liqenit kristal-mbledhur
lulet pranë meje lulëzuan
qielli mbi mua buzëqeshi
u enda me këmbët e zbathur
drejt fushës se lojës bylbylave
të mbaja vënë nën gushë
aromën e bukur trëndafilave
në rrugën e shtruar kalldrëme
s'kish ferrë asgjëkundi e as guriçkë
përpara shtrihej horizonti
e ëndërrat shikonin pafundësinë
i ëmbël ishte burimi
tek pihej mbi gjethen mëllagë
poshtë blirit që shuante etjen
shumë fjalë u thanë...sa u thanë
kur ëndërrat kërkonin mëngjesin
të sillte me vete një këngë
cdo herë një notë mungonte
gjersa u kthye në vajë
dhe ylbejtë mbi liqen po ashtu
buzëqeshnin pas shiut të rënë
cdo mbrêmje buzë-bregut në heshtje
dëgjohet tek qan nje hënë
do nisem një ditë a një mbrëmje
të rrëfehem mbi gurin e lulkuqeve
tek këmbët më stërkal buz-liqeni
do me lagë një vesë mbi buzë
do flejë mbi shtratin e natës
ndoshta nuk do flejë...kush e din
pranë meje do ulet dhe hëna
te nisim këngën-vajë mbi kujtim
Lexome
Lexomi vargjet rrugeve te gurta
neper kalldreme do i rendis
gjithkund, ne gure ferra do duken
gjemba askund s'do te radhis.
Lexomi vargjet, fushave te gjera
arome lulesh do kundermojne
ne manushaqe e trendafila
ngjyre dashurie do te lulezojne
Lexome, brigjeve lexome
kur te shetisesh naten me hene
ne vale vargjet do i dergoje
prane teje perla do zene vend
Ndoshta s'do jene dhe aq me vlere
s'do jene Nerude, as Esenin
brenda do kene te madhen ndjenje
ndoshta me lot do te mbushen syte
Do me lexosh Alpeve te larte
ne bore te bardhe majave do jem
rreth teje ftohte nuk do te sjell
vec fjale te embla dhe bardhesi
Hidhi syt shpesh nga galaktika
yjet ne vargje do i shikosh
e di, qe fort pena te shkruan
dhe vargjet bukur do mi lexosh
Kthe koken mbremjeve ne horizont
ndoshta do te dukem ty ai djell
shpejt do te zhdukem ne erresire
vargjet e mia rreth do te ndrijne.
Magjia e mendimeve
Te mendova neteve te gjata
kur debora binte fjolle-fjolle
qendroja prane dritares e heshtur
me ore, e ore pa e kuptuar
luaja me mendimet...endrrat...kujtimet
e ndjeja pulsin te kendonte emrin tend
ashtu,embel...gezueshem...permallshem
udhetonte mes ujvares se dhimbjes
krijuar nga mungesa Yte
mungesa e fjaleve...shikimeve
qe shkriheshin magjishem ne hipnotizim.
No comments:
Post a Comment