Shkruan : Flori Bruqi
Astrologu rus Pavel Globa, në vitin 2011 kishte parashikuar se në mars të vitit 2014, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi, do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore. Atëherë pak kush e kishte marrë seriozisht, por sot kur Rusia ka pushtuar Krimenë, pjesë e Ukrainës, ky parashikim nuk mund të injorohet.
Astrolog rus Pavel Globa këtë e parashikoi gjatë një konference të astrologëve dhe parapsikologëve në Moskë më 25 mars 2011.
Tani mbetet të shihet nëse parashikimi tij do të dalë i vërtetë apo jo, por duke pasur parasysh se tensionimin në Krime të Ukrainës, që përfshijnë Rusinë, BE-në, Britaninë dhe SHBA-të, duket se mundësitë për një konflikt në shkallë globale ekzistojnë.
Pavel Globa , i cili ka një reputacion në degën e tij, njoftoi se Lufta e III Botërore do të zhvillohet në vitin 2014, gjatë Olimpiadës Dimërore në Sochi, ose menjëherë pas përfundimit të saj.
Në atë kohë, ai doli me një teori interesante / parashikimin për të ardhmen e afërt dhe të largët: ” Shumë më sulmojnë tani duke pretenduar se unë kisha parashikuar në Rusi një vit të qetë. Çfarë lloj viti i qetë është nëse tërmete trondisin Japoninë. Por Japonia nuk është Rusi. Do të ketë luftëra në botë këtë vit, por çdo gjë do të jetë mirë në vendin tonë, me përjashtim të verës. Verës do të jetë e vështirë: do të ketë tre eklipse radhazi në qershor-korrik. Këtë vit, do të ketë gjashtë eklipse në total. Ne kishim një vit të tillë katastrofike si ky 20 vjet më parë, kur Bashkimi Sovjetik u shemb”, kishte thënë Globa në atë konferencë, për parashikimin e të ardhmes së afërt.
Globa informoi të pranishmit e tubimit edhe për momentin se kur do të fillojë Lufta e III Botërore. “Lufta e frikshme është e thënë të fillojë në mars të vitit 2014 ose gjatë Lojërave Olimpike në Sochi . Është gjithashtu e mundur që lufta mund të fillojë pesë ditë pas përfundimit të lojërave”. Megjithatë, ai nuk kishte saktësuar se në cilin vend pikërisht do të ndizej lufta.
Sa i përket faktit se trupat ruse filluan intensifikimin dhe lëvizjet e tyre pushtuese në Sevastopol të Krimes të premten më 28 shkurt, vetëm 5 ditë pas Olimpiadës Sochi, del se në parashikimin e astrologut Globa ka diçka të vërtetë .
Gazetarët rusë kanë shtuar se Globa kishte parashikuar, ndër të tjera, rënien e Bashkimit Sovjetik, katastrofën e Çernobilit dhe sulmet terroriste në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, në SHBA.
Parashikimi i astrologut fillimisht dukej jo serioz, por ai tani është fare afër realitetit, pas shpërthimit të tensioneve në Krime, ku trupat ruse pushtuan tokën e Ukrainës dhe hapësirën ajrore të saj të premten më 28 shkurt 2014.
(Për këtë parashikim në vitin 2011 kishte shkruar edhe gazeta e njohur ruse ‘Pravda’ në gjuhën angleze).
Barack Obama
Presidenti Barack Obama thotë se Rusia ndodhet “në anën e gabuar të historisë” përsa i përket Ukrainës dhe se veprimet e saj dhunojnë ligjin ndërkombëtar.
Obama u tha reporterëve në Zyrën Ovale ditën e hënë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësitë ekonomike dhe diplomatike që do të izolojnë Rusinë. Presidenti thirri Kongresin për të punuar mbi paketën e ndihmës për Ukrainën dhe për ta bërë atë “ofertën e parë të biznesit”.
Obama shtoi se veprimet e vazhdueshme ushtarake në Ukrainë do të jenë “një problem i kushtueshëm për Rusinë.”
PapaFrançesku
Gjatë një bisede me gazetarët pas kthimit në vizitën që kishte në Korenë e Jugut, PapaFrançesku ka paralajmëruar edhe Luftën e Tretë Botërore.
“Lufta e Tretë Botërore ka nisur, vetëm se po luftohet me copa dhe me kapituj”, tha Papa.
Ai nuk ka zgjedhur të flasë as për çështje që shqetësojnë sot botën, si kriza ndërkombëtare apo të tjera si këto, por ka hyrë në një temë që e konsideron më të rëndën për njerëzimin ne ditet qe jetojme.
"Tortura është bërë një mjet pothuajse i përhershëm. Këto janë frutet e luftës. Ne jemi në luftë dhe kjo është Lufta e Tretë Botërore por e ndarë në pjesë” – është shprehur më tej Papa Françesku.
Ai ka shtuar se ështe mjaft i tronditur nga ngjarjet që po ndodhin në Siri dhe në Irak dhe ka kërkuar lutjen e të gjithë njerëzve për personat që po vuajnë në Lindjen e Mesme.
Arseni Yatsenyuk
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseni Yatsenyuk e ka akuzuar Rusinë se me veprimet e saja në Ukrainë, po kërkon që të filloj Lufta e Tretë Botërore.
Rusia sipas tij, e ka për qëllim që ushtarakisht dhe politikisht ta marr Ukrainën.
Ai ka thënë se Rusia e ka në plan që të nisë luftën me Ukrainën në mënyrë që të nisë një konflikt ushtarak në Evropë.
Këto komente, Yatsenyuk i ka bërë sot para kabinetit qeveritar.
Komentet e Yatsenyuk u pësuan nga ato të ministrit të mbrojtjes Mykhail Koval, i cili ka informaur se trupat ruse kanë hyrë një kilometër në brendësi të territorit ukrainas.
Rusia është kritikuar nga faktori ndërkombëtar për shkak se ka dërguar në kufi me Ukrainën rreth 40 mijë trupa ushtarak.
Moska ka njoftuar se ushtarët vetëm po stërviten në atë pjesë.
Hajrullah Tërnava: Rusia përmes Kosovës tenton të largoj Ameriken nga Ballkani
Hajrullah Tërnava
SHBA-të kanë paralajmëruar se do e futin Kosovën në një masë të veçantë sigurie, nga një rrezik i mundshëm i Rusisë. Sipas ekspertit të sigurisë, Hajrallah Tërnava, në kohën kur Rusia ballafaqohet me sanksione nga Amerika dhe Evropa, ajo mundohet të paraqet rrezik ndaj vendeve të ndryshime sikurse Kosova.
“Në situatën kur Rusia ballafaqohet me sanksione nga Amerika dhe shtetet e Evropës si shkak i luftës se Rusisë ndaj Krimes të Ukrainës dhe vite më parë të luftës së Rusisë ndaj Gjeorgjisë, dhe ballafaqimi me krizën e krijuar në Rusi si devalvimi i madhe i valutës dhe krizës në përgjithësi, Rusia është duke krijua mundësi që të kërcënohet ndaj vendeve të ndryshme e sidomos ndaj Kosovës si masë përgjegjëse ndaj atyre që i kanë vënë sanksionet në këtë rast Amerikës dhe Evropës”, thotë Tërnava.
Sipas tij, Rusia e shikon Kosovën si një kartë gjeopolitike që nëse luhet mirë mund te inicioj dëbimin e SHBA nga Ballkani dhe Evropa Qendrore me përfitime gjeopolitike të mëdha për Moskën.
“Tërheqja e Amerikës nga Kosova do të kishte si pasojë që në sytë e vendeve të Evropës së Re, që e shohin SHBA si garantuese të sigurisë të tyre, nëse SHBA do të detyrohen të tërhiqen nga Kosova, atëherë do të ulet vullneti i SHBA për prani të fuqishme në Evropën e Re”, thekson ai.
Sipas Tërnavës, Rusia dhe forcat anti amerikane në rajon dhe në Evropën Qendrore do të marrin veprime në radhën tjetër të ndërmarrin veprime tjera që t’i largojnë SHBA nga krejt Evropa e Re.
“Kështu Rusia mund ta humb sensin e masës, duke luajtur me kartën e Kosovës dhe të bëjë që vendet anglosakset, të detyrohen ta shohin atë si kërcenim global shumë ma serioz se që janë duke parë tash, me gjitha pasojat që sjell kjo gjë dhe që për Rusinë shfaqen ne formën e fantazmës së Brest-Litovsk (fakt te ri kur Rusia humbi vendet satelite të Evropës Lindore 1989-1991, dhe pastaj vendet periferike të perandorisë, republikat balltike, Ukrainën, Bjellorusinë dhe republikat kaukaziane)”, vlerëson ai.
Ai thotë se një "Brest-Litovsk" i tretë do të jetë shumë më i keqe se dy të parët.
“Shtetet e Ballkanit si vend strategjik dhe pjesë e Evropës gjithnjë do të jenë nën vështrimin e SHBA dhe do të kenë mbrojtje të veçante prandaj nuk është befasi se në Shqipëri në të afërmen do të stacionohet shtabi kryesor i NATO-së. SHBA dhe shtetet e Evropës (NATO) me marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999 janë garantuese të kufijve të Kosovës dhe sulmi i Rusisë ndaj Kosovës do të thotë luftë e tretë botërore”, thotë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.
*****
Dr. Henry Alfred Kissinger
BE-ja po nxiton që të krijojë një super-shtet të plotë, sepse e dinë çfarë i pret dhe për të mbijetuar, Europa detyrimisht duhet të jetë një shtet i bashkuar. Nxitimi i tyre më lë të kuptoj se e dinë mjaft mirë që lufta është e pashmangshme
Me siguri të plotë foli diplomati i njohur Henry Kissinger, kur u pyet për situatën politike që mbizotëron sot në botë. Ai u shpreh i sigurt se Lufta e Tretë Botërore është shumë pranë. Kissinger përshkroi me ngjyra shumë të errëta të ardhmen e zymtë që na pret. Sipas tij, SHBA është gati të godasë Kinën dhe Rusinë, duke gjetur si pretekst Iranin. Ai është i bindur se SHBA do të triumfojë, pasi është më e mira dhe ka ushtrinë më të konsoliduar.
Kissinger, është një figurë kontroversale. Diplomati i vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes, në një shkrim të tij në sajtin elektronik dailysquib.co.uk, jo vetëm që është pro luftës, por e përshkruan momentin e shpërthimit me shumë entuziazëm.
Në këtë shkrim, ai thotë: “SHBA do të sulmojë Kinën dhe Rusinë dhe gozhda e fundit në arkivol do të jetë Irani, i cili sigurisht që është vënë në shënjestër të Izraelit.
Lufta që na pret do të jetë kaq e ashpër, saqë vetëm një superfuqi mund të fitojë dhe ajo do të jemi ne. Ndaj dhe BE-ja po nxiton që të krijojë një super-shtet të plotë, sepse e dinë çfarë i pret dhe për të mbijetuar, Europa detyrimisht duhet të jetë një shtet i bashkuar.
Nxitimi i tyre më lë të kuptoj se e dinë mjaft mirë që lufta është e pashmangshme. Oh, sa shumë e kam ëndërruar këtë moment të mrekullueshëm! Kontrolloni naftën, që të ushtroni kontroll mbi kombet. Kontrolloni ushqimin që të ushtroni kontroll mbi njerëzit.
Nëse je një njeri i zakonshëm, atëherë mund të përgatitesh për luftë. Shko në periferi dhe ndërto një fermë, por duhet të marrësh me vete armë, pasi rreth e rrotull do të kesh turma njerëzish të uritur. Edhe pse shtresa e lartë do të ketë vende të sigurta ku do të strehohet, duhet që gjatë kohës të luftës, të jetë mjaft e kujdesshme me shtresat më të ulëta të shoqërisë, pasi vendstrehimet e tyre mund të rrezikohen.
Informuam ushtrinë se duhet të pushtojmë mbi shtatë shtete të Lindjes së Mesme, me qëllim që të sigurojmë burimet e financimit të ushtrisë dhe pothuaj e kanë përfunduar punën e tyre.
Të gjithë e dimë se çfarë mendimi kam për ushtrinë, por duhet të them që këtë herë iu bindën urdhrave të mësipërm.
Tashmë ndodhemi në fazën përfundimtare dhe stacioni i fundit është Irani, i cili do të ndryshojë balancimin. Sa kohë do të qëndrojë Kina dhe Rusia duke parë Amerikën të bëjë spastrime? Arusha e madhe ruse dhe drapri kinez do të zgjohen nga gjumi i tyre dhe kjo do të ndodhë kur Izraelit do t’i duhet të luftojë duke përdorur gjithë forcat e tij, si dhe arsenalin e armatimeve.
Le të shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë. Gjysma e Lindjes së Mesme është izraelite. Nga rrënojat do të ndërtojmë një shoqëri të re, do të mbetet vetëm një superfuqi dhe ajo do të jetë qeveria ndërkombëtare që do të fitojë. Mos harroni, SHBA ka armët më të mira, kemi pajisje që asnjë komb tjetër në botë nuk i ka. SHBA do t’i shfaqë këto armë para popujve, në momentin e duhur”.
Pak fjalë për diplomatin
Dr. Henry Alfred Kissinger lindi më 27 maj 1923 në Fürth të Gjermanisë. Është diplomat dhe politikan me shtetësi amerikane dhe me origjinë çifute.
Ishte konsulenti i sigurisë kombëtare të presidentëve amerikanë Richard Nixon dhe Gerald Ford në vitet 1969-1975 dhe Ministër i Punëve të Jashtme i ShBA-së ndërmjet viteve 1973-1977. Ka qenë nismëtari i butësimit të marrëdhënieve midis ShBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, dhe si rezultat është nënshkruar marrëveshja e SALT I në vitin 1972. Në të njëjtën vit u krijuan marrëdhëniet e para zyrtare me Republikën Popullore të Kinës.
Kissinger ka dhënë mbështetjen për bombardimin e Kamboxhias gjatë viteve 1969-1970. Për kontributet e mëdha për zgjidhjen e problemit të Vietnamit, në vitin 1973 Kissingerit i ishte dhënë Çmimi Nobel për Paqe. Në vitin 1979 kontribuoi për fillimin e marrëdhënieve midis Egjiptit dhe Izraelit me metodën e ashtuquajtur “Shuffle Diplomacy”.
Kissinger edhe sot mbetet një figurë kontroversale. Këtë ka treguar edhe karriera e tij diplomatike, duke qenë herë pro luftës dhe herë pro paqes!
Floripress
***************

Lufta e Tretë Botërore – Viti 2034
Artyom Lukin*
Nëse lufta botërore e radhës do të ndodhë, me shumë gjasa do të jetë në Azi, në formën e një përplasjeje mes hegjemonit aktual, SHBA dhe sfidantit kryesor, Kinës. Lajmi i mirë është se Kina nuk do luftë tani dhe në të ardhmen e afërt, pikësëpari sepse Pekini e di shumë mirë se shanset nuk janë në anën e tij. Por nëse hedhim sytë 20 vite në të ardhmen, në vitin 2034, rrethanat do të kenë ndryshuar rrënjësisht.
Ka tre arsye përse lufta nuk ka gjasa të ndodhë së afërmi.
Së pari, pavarësisht rritjes ekonomike vjetore dyshifrore në buxhetin për mbrojtjen, ushtria e Kinës mbetet ende shumë prapa asaj të SHBA. Kinës do i duhen 15 deri 20 vite që të barazohet apo pothuajse barazohet me forcat aleate SHBA-Japoni në brigjet e Azisë lindore.
Së dyti, pavarësisht gjithë zërave për ndërvarësi reciproke, Kina varet nga Amerika shumë më tepër se sa Amerika varet nga Kina. Kina vazhdon të ketë varësi të fortë nga SHBA dhe aleatët e saj, BE dhe Japonia, duke qenë se janë tregjet kryesorë të eksporteve të saj si dhe burimet për teknologjinë e përparuar. Në tërësi, varësia e Kinës ndaj tregjeve të huaj është shumë e lartë, teksa raporti i tregtisë me GDP-në është 53%. Kina importon shumë lëndë të para, si nafta dhe minerali i hekurit.
Duke qenë se mallrat e saj të importit transportohen përmes detit, Kina do të ishte tejet e cënueshme nga një bllokadë detare, e cila ka shumë gjasa të organizohet nga SHBA në rast të një konflikti të madh. Si për arsye ekonomike, edhe për arsye strategjike, qeveria kineze ndjek politika për të reduktuar varësinë e vendit nga tregjet e huaj, duke u përpjekur ta ndryshojë nga një model i orientuar nga eksportet, tek burimet e brendshëm të rritjes ekonomike.
Ajo po bën gjithashtu përpjekje të sigurojë lëndë të para në vendet dhe rajonet pranë Kinës, si Azia Qendrore, Rusia apo Birmania, me qëllim që të ulë varësinë nga transporti detar. Megjithatë, për të paktën 15 apo 20 vitet e ardhshëm, varësia e Kinës nga sistemi ekonomik global i dominuar prej perëndimit do të mbetet e madhe.
Përfundimi: gjatë 15-20 viteve të ardhshëm, një luftë e madhe në Azi nuk ka gjasa të ndodhë, sepse Pekini do të luajë një lojë të matur. Edhe nëse një përplasje ushtarake do të ndodhë, do të jetë e shkurtër, teksa Kina do të frenohet me shpejtësi prej forcës së Amerikës. Megjithatë, rreth vitit 2030, ekuilibri ka gjasa të ndryshojë, nëse Kina do të jetë e suksesshme në: 1) ngushtimin e hendekut ushtarak me SHBA; 2) uljen e varësisë së ekonomisë së saj nga tregjet perëndimorë dhe lëndët e para nga jashtë; 3) formimin e një strukture aleancash.
2034: Koalicioni i indo-paqësorit përballë aleancës euraziatike
Në fakt ka një numër të pafundëm të ardhmesh alternative. Shpërthimi i Luftës së Tretë në Azi mund të mos jetë më i mundshmi, megjithatë nuk është as edhe më i pamunduri.
Të imagjinojmë këtë skenar për 2034-ën.
2034. Kina – e cila 4 vjet më parë përfundoi ribashkimin me Taivanin – është gjithnjë e më e shqetësuar për rritjen e fuqisë së Indisë. Në 2030-ën, India ia kaloi Kinës duke u bërë vendi me popullsi më të madhe në botë. Edhe më e rëndësishme, India me popullsinë e saj shumë më të re në moshë dhe me ekonominë e saj dinamike, ka patur tashmë një rritje më të shpejtë se sa Kina. India me modernizon me shpejtësi forcat e saj të armatosura, që brenda pak vitesh mund të paraqesë një sfidë serioze për të Kinën. Teksa rivaliteti Kinë-Indi për supremacinë në Indi arrin kulmin, Pekini vendos ë sulmojë i pari – përpara se Nju Delhi të ketë një shans për të ngushtuar hendekun. Kjo ngjan me mënyrën se si në vitin 1914, shqetësimet e Gjermanisë për rritjen e vazhdueshme të aftësive strategjike të Rusisë kontribuan për vendimin e Berlinit në favor të luftës, pas krizës së Sarajevës. Mes udhëheqjes gjermane kishte një besim që, në 1917 Rusia do të përfundonte programet e saj të modernizimit të ushtrisë dhe dritarja e mundësive do të mbyllej.
Duke përmendur futjen e hundëve të indianëve në Tibet dhe inkursionet përgjatë kufirit të diskutuar të HImalajeve, forcat kineze hidhen në ofensivë në zonat kufitare dhe godasin bazat detare dhe ajrore indiane. Sulmi ndaj Indisë do të thotë luftë me Japoninë, pasi Tokio dhe Nju Delhi kanë firmosur një marrëveshje reciproke mbrojtjeje në 2031-shin – pikërisht për t’u siguruar nga një sulm i mundshëm i Kinës. Në të njëjtën kohë, me sulmin në Indi, Marina e PLA merr Senkakusin dhe përpiqet të marrë edhe ishujt Ryukyu.
Megjithatë, pas një farë hezitimi, SHBA hyn në luftë kundër Kinës. Kjo mund të jetë një përsëritje e ngjarjeve të 1914-ës, kur Berlini llogariti gabimisht se Londra do të qëndronte jashtë nëse Gjermania hynte në luftë kundër Francës dhe Rusisë.
Dy prej aleatëve të Amerikës në Paqësor, Australia dhe Filipinet, ashtu si dhe tre anëtarë të NATO-s – Kanadaja, Britania dhe Polonia i shpallin luftë Kinës. Kështu, krijohet koalicioni Indo-Paqësor anti Kinë i SHBA, Indisë dhe Japonisë. Kina nuk është e vetme në këtë luftë. Në vitin 2025, Kina, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Pakistani firmosin Marrëveshjen Euraziatike – një pakt kolektiv mbrojtjeje që u shndërrua në krahun politiko-ushtarak të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Mongolia u detyrua të hyjë në këtë marrëveshje në vitin 2033.
Rusia siguron Kinën nga veriu, i ofron asaj lëndë të para dhe pajisje ushtarake, si dhe dërgon një numër të kufizuar personeli ushtarak, si pilotë gjuajtësish dhe operatorë avionësh të telekomanduar për të luftuar në njësitë kineze. Përvec kësaj, përfshirja e drejtpërdrejtë e Rusisë në teatrin e indo-paqësorit është minimale. Moska është kryesisht e shqetësuar me Europën Lindore, sidomos Ukrainën, ku forcat properëndimore të mbështetura nga BE dhe NATO janë përpjekur të rimarrin kontrollin në Ukrainën lindore dhe jugore që, përpara se të shpërthente lufta në Azi, kishin qenë zonë ruse e influencës. Rusia dhe BE/NATO, ndërkohë që nuk janë formalisht në luftë, janë të përfshirë në një konflikt përmes të tretëve në Ukrainë.
Korea, e cila që nga viti 2027 ka qenë një konfederatë e veriut dhe jugut, qëndron e papërfshirë. Vendet e Azisë Juglindore (përvec Filipineve) shpallin gjithashtu neutralitetin e tyre, ashtu sic bëjnë dhe shtetet afrikanë, amerikano latinë dhe të Lindjes së Mesme.
LUFTA E TRETË BOTËRORE, VERSION I KUFIZUAR
Në terma luftarakë, Lufta e Tretë do të jetë shumë e ndryshme nga luftërat e shekullit 20. Së pari, palët kryesore do të jenë fuqi bërthamore. Duke qenë se përdorimi i armëve bërthamore do të rezultojë në asgjësimin reciprok, palët do të frenohen. Nuk do të jetë ndryshe nga Lufta e Dytë, ku palët ndërluftuese kishin sasi të mëdha armësh kimike, por nuk i përdorën nga frika e kundërveprimit.
Armët bërthamore do të kenë gjithashtu një efekt zbutës sa i përket akteve tradicionalë të luftës.
Një shtet ka gjasa të përdorë armë bërthamore si mjetin e fundit, sidomos nëse qendra e tij është e pushtuar apo nëse qytetet kryesorë bombardohen.
Duke kuptuar këtë, pala tjetër mund të preferojë të mos e vërë kundërshtarin pas qoshes. Kjo mund të bëjë që zonat e ndërluftimit të kufizohen kryesisht në zonat periferike, larg prej rajoneve të populluar dhe industrializuar. Po kështu, strategët ushtarakë me shumë gjasa do të kujtojnë mësimet e të kaluarës, se një pushtim masiv nga toka në Azi është një luftë e humbur. Të gjithë këto do të bëjnë që fushëbetejat kryesore të Luftës së Tretë do të jenë deti, ajri, zonat malore si dhe hapësira kibernetike.
Një tjetër karakteristikë e Luftës së Tretë mund të jetë funksionimi i vazhdueshëm i diplomacisë dhe organeve ndërkombëtarë, që do të shërbejnë si kanale efektivë komunikimi mes kundërshtarëve. Shumë dekada ndërtimi institucionesh ndërkombëtarë mund të mos rezultojnë se kanë qenë të kota. Pasi kanë dështuar në parandalimin e luftës, institucionet ndërkombëtarë të paktën do të kufizojnë shtrirjen dhe zbusin efektet e saj. Edhe tregtia dhe transaksionet financiarë mes armiqve mund të mbijetojnë deri në një farë mase, pasi do të kalojnë mes vendeve neutralë si Korea, Singapori apo Turqia. Kjo do të jetë prova e fundit se ndërvarësia ekonomike dhe lufta nuk e përjashtojnë domosdoshmërisht njëra-tjetrën.
Ndoshta do të jetë një luftë e kufizuar. Si e tillë mund të mos kërkojë mobilizim total të burimeve njerëzorë dhe materialë. Në këtë kuptim, Lufta e Tretë do të jetë më e ngjashme me luftën e Spanjës apo Luftën 7-vjecare të shekullit 18, se sa luftërat botërore “totale” të shekullit që kaloi. Fakti që lufta do të ketë një nivel relativisht të kufizuar viktimash dhe nuk do të ketë nevojë për mobilizim total të burimeve mund të ketë pasojën e paqëllimshme që të zgjatet në kohë, në krahasim kjo me luftërat e të kaluarës, që përfundonin shpejt sepse burimet shteronin. Nëse një luftë nuk i tendos shoqëritë në një masë të papërballueshme, ato mund të mësojnë të jetojnë me të. Kështu që mund të ndodhë që Lufta e Tretë të jetë një tjetër Luftë Tridhjetëvjecare apo Pesëdhjetëvjecare.
Thënë kjo, gjithmonë do të ekzistojë rreziku që, në një moment, lufta “njerëzore” me intensitet të ulët, me zona mosluftimi të projektuara dhe kode sjelljeje mund të degjenerojë në një gjakderdhje më tradicionale me shumë viktima. As edhe përshkallëzimi drejt luftës bërthamore nuk mund të përjashtohet. Cilidoqoftë rezultati, kjo luftë me siguri do i japë fund botës ashtu si e njohim.
(*Profesor, Universiteti Federal i Lindjes se Largme, Vladivostok, Rusi)
Floripress(FLORI BRUQI)
No comments:
Post a Comment