2014-12-21

”Pritem”.. Esee ( meditim )

Mimoza Rexhvelaj
Nga Mimoza Rexhvelaj :

Dielli ka rënë pingul mbi kokën e tharë që nxierr avuj. Ashtu në heshtje numëronte pikat e shiut që binin nga qepallat por nuk arrinin të preknin tokën e djegur nga zhegu.......
Avullonin duke u berë njësh me avujt e hapsirave boshe.... Dicka kërkonte ,dicka gërmonte të gjente, në brëndësinë e shpirtit. Në një lëmsh ndjenjash ngatërruar si gardhe jevgu. Sapo mbyll një vrimë, hap gojën një tjetër shteg dhe fija e rrjedhës e humb kuptimin logjikë.

Me thonjtë e lyer me ngjyra ylberi, por të çjerrur mjerisht nga nervat e tendosura ne pritjen e harrimit. Pritje e lodhshme pa një cadër, pa një hije për të strukur sytë. Supet e zhveshura kane ndërruar ngjyrë. E bardha e qumështit qe harruar në një tjetër stine...
Një ngjyrë e djegur në të kuqe rënkonte gojëshqyer mbi lëkurën e brishtë. Trupi si trung i prerë vazhdon të qëndrojë pa lëvizur duke rënduar mbi gurin memec, që psherëtimave nuk mori guximin t,i thoshte të pakten hesht !
Asgjë....Prit të pres....Asgje....
Dielli në rrugën e vetë të përcaktuar në koordinata, pak nga pak po mbërrin në puthjen e ëmbel të malit...
Flakëroi nga rrezet që zunë të flenë përtej qiejve. Në errësirë të plotë hëna u stolis dhe doli për të treguar stolite e reja, të stiluara enkas për sezonin . Gurët e diamantit shkëlqenin dhe mbushnin me dritë hapsirën bosh...
Etja i ka shkretuar buzët e ngjyra u qe harruar. Barku i boshatisur nga pritja kendon një refren vdekjeje që dhe ajo vetë u zgjua në heshtje e trembur nga simfonia e tingujve stonatur...
U përpoq të ngrihej por më kot, asnjëren gjymtyre nuk e komandonte dot....
Rrobat e mbledhura ishin po aty, në gjumë ...po aty dhe valixhja e pritjes mbeshtetur mbi gurin që ishte lodhur e nuk e mbante më peshën që rëndonte mbi supet e tij, të kalitura nga koha...
…..në pamundësi për të kryer një transplant të zemrës vec ashtu mund të shpresonte të gjente rrugën e kthimit. Nga ku u nis me ide te qarta se përrallat përfundojnë të lumtura, të paktën kështu i kishin thënë.
Ndoshta qe faji i këti guri të ftohtë që i ngatërroi punët dhe filli u bë lëmsh. Ngatërruar mes shpirtit, mëndjes dhe zemrës, secili në teoritë e veta nga më të cuditëshmet që janë dëgjuar.

Deri në lajthitje të cmendurise ,duke shkelur dhe limitet e vena nga ligjet e pathena por që sundojnë duke cunguar lirinë e shpirtit,duke krijuar barriera, shpella, humnera, sketerra ne pafundësi....
Nuk e kuptoj pse njeriu e prangos vetën me një deshirë të madhe dhe me pëlqim të plotë, sikur është Zot dhe bota jane ëngjëjt që murmurisin fjalë, fjalë qe vijnë e ngulen si gjëmba dhe lundrojnë nëpër mish dhe ke frikë t’i heqësh sepse nuk e dinë si do të reagojë e “madhërishmja” botë.
Kur e shikon trupin me vrima për ajrosje dhe format nuk jane gjithmonë ato që pretendojmë. Fundja abstraktja është në modë. Ndjeu një drithërim si një valë e ngrohtë qe tundi trupin, u duk si një shkëndi shprese , të paktën cikli i jetës do të vazhdonte...
Në vetmi të plotë, e harruar në rrugën e humbur që kthimi ishte më i vështirë se vdekja mbante shternguar nje premtim "pritëm".....


http://floripress.blogspot.com/2011/12/mimoza-cufaj-rexhvelajjetim-barkthare.html

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...