Serbi i arrestuar Slobodan Gavriç me rreth 13 kilogramë eksplozivë, kishte për synim që mjetin shpërthyes ta aktivizonte në Katedralen e Prishtinës...
Ai është nga Rashka dhe me profesion veterinar. Por vetura në të cilën u kap me lëndën e rrezikshme shpërthyese është me regjistrim të Beogradit.Burime brenda policisë theksojnë se ai tashmë ka filluar bashkëpunimin me hetuesit, nga i cili rezulton qëllimi për akte terrosite .
Sulmi, sipas këtyre informatave, duhej të bëhej në natën e dytë të Kërshëndellave.
Veterinari Slobodan Gavriç (46) është emri i personit që u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku në makinën e tij kishte plotë 12 kilogramë material eksploziv.Burimet e Indeksonline të afërta me rastin kanë thënë se serbi i dyshuar kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel Grand në Prishtinë, ku me 24 dhjetor kishte marrë një dhomë me qera pikërisht aty.
“Pasi ishte akomoduar, Slobodan Gavriç kishte shkuar në Serbi ku ishte ngarkuar me eksploziv dhe përmes veriut kishte hyrë në Kosovë”, kanë thënë zyrtarët policor që po merren me këtë rast.
Serbi i dyshuar me vete kishte edhe një hartë e cila do t’i shërbente për të ikur më lehtë pasi ta kryente sulmin në natën e dytë të krishtlindjeve.
Policia e Kosovës e kishte përcjellë të dyshuarin nga Mitrovica deri në Prishtinë, ku edhe intervenoi me sukses për ta arrestuar atë.
Ky është njëri ndër sukseset më të mëdha të Policisë së Kosovës që nga themelimi i këtij institucioni
Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku ka bërë të ditur se serbi arrestuar mbrëmë aktualisht ndodhet në paraburgim prej 48 orësh. Ai dyshohet për vepër terroriste kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e prokurorisë.
Prokurori kujdestar ngaProkuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbrëmë më 25 dhjetor 2014, rreth orës 21.00 ka urdhëruar ndalimin policor për 48 orë ndaj personit S.G., shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ky person ka kryer veprën penale: “Përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në veturën e personit të dyshuar është gjetur sasi e madhe e eksplozivit, që dyshohet se ka qenë e planifikuar të përdoret për kryerjen e aktiviteteve terroriste.
Rasti është në fazën fillestare të hetimeve nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale, i cili do t’i kërkoj gjykatës që ta caktoj masën e paraburgimit për të dyshuarin.
Presidentja e Kosovës i ka takuar krerët e mekanizmave të sigurisë në vend, nga të cilët ka kërkuar ngritjen e sigurisë në vend pas arrestimit të dyshuarit me sasi eksplozivi mbrëmë në Lagjen Arbëria (Dragodan). Ajo ka kërkuar nga shtetet e rajonit bashkëpunim për të zbardhur këtë “komplot të dyshuar terrorist”.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Zyrës së Presidentes.
Sot kam takuar Kryeministrin e Kosovës, zotëri Isa Mustafa dhe krerët e mekanizmave të sigurisë, drejtorin e Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhunin dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, zotëri Bashkim Smakaj për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në vend pas arrestimit të një të dyshuari me sasi të mëdha eksplozivi në kryeqytet.
Falënderoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe punën e mirë në pengimin e këtij veprimi terrorist dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kërkova nga mekanizmat e sigurisë që të ngrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe apeloj te qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit që po e hetojnë këtë incident.
Njëkohësisht, duke marrë parasysh natyrën komplekse dhe serioze të këtij komploti të dyshuar terrorist u bëj thirrje shteteve të rajonit të bashkëpunojnë në zbardhjen e rrethanave dhe të ndihmojnë në sjelljen e aktorëve të përfshirë në këtë akt terrorist para drejtësisë.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që Kosova të mos bëhet vatër dhe shënjestër e aktiviteteve terroriste dhe institucionet e vendit do të bëjnë çmos që siguria kombëtare e Kosovës dhe e aleatëve të saj të ruhet dhe të garantohet.
Flori Bruqi
Dyshohet se bëhet fjalë për një akt të terrorist të planifikuar.
Në automobilin e konfiskuar nga Policia e Kosovës në të cilin u gjeten rreth 13 kg eksplozivë, janë gjetur edhe harta të qytetit t Prishtinës.

Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni në një konferencë për media ka thënë se policia përmes udhëve operacionale ka ardhur në informacionin se një person ka në bagazh ka eksploziv.
“Ajo rreth orës 21:00 ka ndaluar dhe arrestuar vozitësin e kësaj veture. Vetura është drejtuar nga një qytetar serb i lindur e rritur në serbi (1968) dhe mban inicialet S.G. Policët kanë gjetur afro 13 kilogram të materies për përpunim për ekskploziv” ka thënë ai.
Skender Hyseni ka thënë se shoferi i arrestuar serb ka pasur qëllime të qarta të kryerjes së një sulmi terrorist.
“Nuk mund të nxjerrim detaje, por biografia e tij do të zbulohet deri në fund. Është interes i yni të hetohet ky rast deri në fund me gjithë kompleksitetin që ka” ka thënë Ministri Hyseni.
I pyetur nëse autoritetet kosovare janë duke bashkëpunuar me ato serbe, Hyseni ka thënë se po bëhen përpjekje të tilla.“Megjithë pengesat eventuale ne po bëjmë përpjekje që të bashkëpunojmë në këtë rast dhe rastet e ndryshme me fqinjët. Krimi i organizuar është fenomen trans-nacional” ka theksuar ai.I pyetur se si i dyshuari ka kaluar me eksploziv nëpër kufi, Ministri Hyseni se “tash për tash nuk mund të japim informacione”.
Ai nuk ka komentuar nëse AKI ka qenë e përfshirë në dhënien e informacionit, Hyseni ka thënë se kjo është në diskrecionin e policisë.“Do të ishte joprofesionale nëse tregojnë nga vijnë informacionet”
Mediat serbe, pothuajse të gjitha; të vogla e të mëdha, kanë korrespodentë në Prishtinë.
Por, ngjarja e fundit, ajo e kapjes së një qytetari serb me disa kilogram eksploziv nuk është pasqyruar fare në këto media.
Mund ta paramendojmë se çfarë do të bënin këto media sikur në Beograd të kapej ndonjë “terrorist shqiptar”.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment