Aulona Goxhaj u lind ne Prill 1983 ne qytetin e Fierit. Qe ne femijeri ajo kishte nje pasion te vecante per fjalen e shkruar, pasion i cili u rrit edhe me teper me kalimin e viteve. Vazhdoi gjimnazin "Janaq Kilica" ne qytetin e lindjes, ku perkrahja e miqeve edhe e mesuesve e shtyn te shkruaje gjithemone e me teper. Ne vitin 2000 si shume te rinje e te reja te tjere, ajo u largua per ne Shetet e Bashkuara te Amerikes ku jeton edhe sot. Ajo vazhdon studime dhe kualifikime te reja drejt nje te ardhmje me te mire.
Poezine ajo e shkruan ashtu sic ia thote shpirti...duke e fiksuar ne kohen e vet ashtu bukur cdo gje qe ndjen tek vetja apo e konsataton si madheshti ose dobesi te kohes, te individit etj...!
Libri i saj i pare me titullin "Monstra ne shpirtin tim" u botua ne Tirane ne fillim te vitet 2006. Ky liber eshte nje deshmi e nje lufte te brendshme shpirterore me monstrat e dyshimit, tundimit, mekatit, dhimbjes e zemerimit. Nje perpjekje e saja per ti mposhtur monstrat e saj vetjak!
Pervec fjales se shkruar, nje pasjon tjeter i Aulones eshte arti figurativ. Ajo eshte thjesht nje amatore qe perpiqet te shpreh dicka nepermjet vizatimeve / pikturave te thjeshta me pastel, lapes apo bojra vaji e uji. Gjithesesi ajo perpiqet gjithemone e me teper ta permiresoj artin e saj, qofte ai letrar apo figurativ.
Disa poezi te shkeputura nga libri "Monstra ne shpirtin tim"
Monstrat ne shpirtin tim
Sy monstrash me veshtrojne ne sy.
E dhembet gjigant me kafshojne.
une prap e shoh monstrin ne sy
sado thelle dhembet meshojne.
Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e aviten fshhtas nen retinen e zeze
reshkasin nen te mite sy
e une marre fryme, edhe vetem pres.
Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e une ndjej putra qe thelle me cajne
me rrjedhin lot nga te mite sy
kerkojne shpirtin te ma perlajne.
Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e monstrat renkojne, befas kelthasin
rrezellin nje e qeshur ne te mite sy
ne shpirtin tim, monstrat humbasin!
Per ty.......
Une zgjas doren kerkoj ndihme
dhe ti je gjithemon aty
je aty nese qaj
nese kam nevoj per ty
Edhe gjej tek ty nje mik
edhe gjej tek ty nje shok
gjej tek ty pakez paqe
kur s'ka me ne kete bote.
Ti me fal ngrohtesi,
me mbyll plagen qe me dhemb
ti me merr ne perqafim
e tret dhimbjen qe me tremb
Dhe s'e di pse je sic je
dhe gjej paqe vec tek ti
e te gjej gjithemon atje
kur ne shpirt kam vetmi
Edhe shkrihen horizontet
ngjyrat ndizen vec tek ti
dhimbja me tek une s'bertet
se je aty ta qetesosh ti.
Nostalgji
Neonet jane dehur
me drite kete nate
kete nate te heshtur
ku gjithecka fle
dhe yjet shtegtojne
te verber atje larte
mes galatikave te arta
te mbeshtjell nga re.
Nate qe nota heshtje
hedh mbi pentagram
e pemet marrin fryme
ne te shurdheten qetesi
e une kam deshire ta nis ku e lam
megjithese sonte s'mundem
sepse mungon ti!
Dyer
Kam frike te hap dyert e shpirtit
sepse jam mbytur aty per kaq kohe
Tani kaloj prane, i afrohem
por deren s'e hap dosido
Ulem me gjunjet tek kraharori
e strukem aty ne erresire
Mbyll syte e s'beje asnje zhurem
e fshehur ne nje paqe te shtire
S'bej asnje pyetje - C'rendesi kane pergjigjet
Mbyll veshet me gishtrinj qe me dridhen
e ne perhumbje veshtroj yjet
e hijet qe nga nje mur tek tjetri hidhen.
S'dua ti hap dyert e shpirtit
te kesaj bote te brisht, te hidhur
qe mashtron me flutura te bukura
pastaj me kthetra te mban te lidhur.
S'dua ti a hap dyert shpirtit
por endem rrugeve te qullta pa emer
e ndaloj befas e trembur
Portat pas mbyllen - tani gjendem ne zemer.
Nje nate pa gjume, une dhe hija jote
Nje nate pagjume, une edhe hija jote
prap dosido ndihem krejt vetem
Si nje krijes e huaj jo prej kesaj bote
ndersa yjet nen peshperimat e mia treten.
Po eci ngadal e po shkaterroj hapa
hapat qe hodhe kur vije drejt meje
Po marre fryme lehte e ne intervale te gjata
po coptoj kujtimet qe mora prej teje.
Shkel kujdesshem mbi dyshemen e ftohte
ja ketu, tamam ketu, ti me the te dua,
Shkarraviz hicin qe s'e harroj dot
e fshij me gishtrinj, e gervish me thua.
Ketu krejt papritur nje dite erdhe ti
e une te veshtroja mbeshtetur tek ky mur
ti me pe ne sy, ne syte e mi te zi
e the: S'a te dua s'do ta dish dot kurre.
Une ngerdheshem lehtas teksa te kujtoj
ngre pakez vetullat edhe mbyll syte
gjithecka qe ti the s' mundem ta harroj
dje se me gezonte, sonte se me mbyt.
Befas pyes veten: Sonte cfare po ben?
Teksa rrotull vjen ne kete dhome te ftohte
vjen e shkon e iken prap je ne nje vend
cudi se si as dhimbjen se braktis dot sot!
No comments:
Post a Comment