2014-12-23

Kush pritën të emërohet zëvëndësministra të Qeverisë së Kosovës?

Pas emërimit të ministrave të ri në Qeverinë Prof.Dr.Isa Mustafa, i ka ardhur radha edhe emërimit të zëvendësministrave. Nga burime brenda dy partnerëve kryesor të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, mësojmë edhe emrat të cilët po lakohen për zëvendësministra. Kështu nga radhët e PDK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme, zëvendësministër pritet të riemërohet Petrit Selimi, kurse nga LDK-ja, Valon Murtezaj.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa nga PDK-ja dhe Lirije Kajtazi nga LDK-ja. Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala nga PDK-ja dhe Sali Morina nga LDK-ja.

 Në  Ministrinë e  Punëve të Brendshme, nga PDK-ja Dhurata Hoxha, kurse në LDK  Hajrullah Tërnava.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është duke u lakuar përsëri emri i Gani Kocit nga PDK-ja, 
të bujqësisë , zëvendësministre emërohet Laura Perjuci-Zherka nga PDK-ja dhe Fatmir Rexhepi nga LDK-ja, kurse Gani  Koci të emërohet në Ministrinë e Financave, nëse aty nuk emërohet Anila Statovci, ndërsa nga LDK-ja në financa pritet të emërohet Ali Sadriu.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lirak Celaj nga PDK-ja dhe Vlora Dumoshi nga LDK-ja, kurse në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Bajraktari nga PDK-ja dhe Shani Mullabazi nga LDK-ja.

 Ndërkaq, Bekim Collakut në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, nga PDK-ja pritet t’i bashkohet si zëvendësministër Ramadan Ilazi, kurse nga LDK-ja, Xhafer Tahiri.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si zëvendësministër pritet të jetë Avni Kastrati nga PDK-ja dhe Ymer Havolli nga LDK-ja. Në shëndetësi, Flora Brovina nga PDK-ja dhe Besa Gaxherri ose Haxhi Avdyli nga LDK-ja, kurse Basri Musmurati nga PDK-ja dhe Fadil Gashi nga LDK-ja në Administrimin e Pushtetit Lokal.

Ndërkaq, Berat Luzha nga PDK-ja dhe Hanefi Muharremi nga LDK-ja në atë të Administratës Publike. Naim Fetahu nga PDK-ja, pritet të emërohet zëvendësministër në Infrastrukturë, bashkë me Luan Golën e LDK-së. Ndërsa Adyl Ymeri nga PDK-ja në Ministrinë e Drejtësisë, bashkë me Arsim Janovën e LDK-së. Katër ministritë e tjera, Diasporën, FSK-në, MPMS-në dhe atë për Komunitete dhe Kthim, PDK-ja do t’ua lë partnerëve të saj të vegjël, kurse LDK-ja si zëvendësministra pritet t’i pozicionoj në këto ministri më shumë zyrtarët e saj që vijnë nga rajoni i Dukagjinit.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...