2014-12-27

Terroristi serb Slobodan Gavriq mund të denohet prej 10 deri 20 vjet burg ?

Image



Policia e Kosovës mbrëmë arrestoi një shtetas të Serbisë, tek i cili gjeti rreth 12 kg eksploziv, me të cilin po përgatitej të kryhej një sulm terrorist në Prishtinë.

Mirëpo, ky sulm, po qe se do të ndodhte, do të prishte imazhin e Kosovës në tërë botën, madje Kosova do të mundë të cilësohej si një shtet terrorist.

******
Priština

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës thotë se për ta përcaktuar llojin e eksplozivit të gjetur në veturën e Slobodan Gavriqit, u desh të përdoren skanerët e sigurimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kjo për shkak se qentë e Policisë së Kosovës nuk kishin reaguar ndaj kësaj materie.



Slobodan Gavriq, shtetas i Serbisë, i martuar, baba i dy fëmijëve, punëtor i Ministrisë së Bujqësisë, me profesion veterinar, dyshohet se ka kryer veprat penale të përgatitjes së veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; si dhe import, eksport, transportim, prodhim këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse të ndaluara sipas Kodit Penal të Kosovës.



“Më datën 25.12.2014, rreth orës 16:25, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë, sipas të cilës dyshohet se i dyshuari Slobodan Gavriq do të vijë nga shteti i Serbisë për në Kosovë me një veturë të tipit Renault Clio me targa të Beogradit GB-479-GC dhe se në veturë ka rreth 10 kilogramë eksploziv”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për Slobodan Gavriq.

“Sipas informatave, personi në fjalë do të ketë pikë referimi (destinacion) Hotelin Grand në Prishtinë, mirëpo nuk kishte informata të mëtutjeshme për ndonjë objektiv specifik që mund ta ketë ky person”.

“Informatat në fjalë janë përcjellë nga stacioni policor te të gjitha njësitë policore operative si dhe Drejtorisë Kundër Terrorizmit me ç’rast janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese duke përfshirë ngritjen e rrezikut/sigurisë përgjatë të gjitha rrugëve magjistrale por edhe rreth Hotelit Grand”.
Prokuroria tregon cakun e sulmit terrorist
“Rreth orës 20:55, në rrugën Ahmet Krasniqi, Lagja Arbëria në Prishtinë nga njësitë policore të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë të caktuar sipas ngritjes së masave pas informacioneve të pranuara lidhur me këtë rast, ku është ndaluar një veturë e tipit Renault Clio që drejtohej nga një shtetas i Republikës së Serbisë i quajtur Slobodan Gavriq, i lindur më 24.04.1968”.

“I njëjti gjatë kontaktit me zyrtarët policorë ka deklaruar se do të shkojë në Hotelin Grand në Prishtinë pa dhënë ndonjë arsye të veçantë për qëllimin e vizitës së tij. Duke marrë parasysh informatat që zyrtarët policorë kishin në dispozicion si rezultat i angazhimit të tyre në operacion, është filluar një kontroll i veturës. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një çantë e zezë në të cilën gjendej një materie e dyshuar që mund të jetë lëndë eksplozive me ç’rast ngasësi i veturës është vënë në kontroll të zyrtarëve policorë. I dyshuari pasi është pyetur nga zyrtarët policorë lidhur me përmbajtjen që gjendej në atë çantë, deklaroi se ajo nuk ishte e tij dhe se nuk kishte njohuri mbi materien që gjendej brenda saj dhe nuk ka pranuar të flasë më shumë”.
33940-rosu01-f
“Pas marrjes së këtyre të dhënave mbi dyshimin se në bagazhin e veturës mund të ketë lëndë eksplozive, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për marrjen e masave të sigurisë”.

“Qeni i policisë i Njësisë speciale  K-9 nuk ka reaguar ndaj kësaj materie, si dhe testet fushore nga njësia për trajtimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese IEDD e Policisë së Kosovës. Materia e dyshuar është testuar me skaner elektronik nga sigurimi i Ambasadës Amerikane dhe ka rezultuar të jetë Eksploziv RDX (eksploziv i fuqishëm ushtarak plastik)me sasi 12 kilogramë e 219 gramë. Gjatë ekzaminimit është vërejtur se në brendi të materies gjendeshin bulona të metalit të cilët përdoren në eksplozive për fragmentim”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Eksplozivi do ta shndërronte Kosovën në një shtet terrorist

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj serbit, Slobodan Gavriç, i cili të enjten është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kishte në veturën e tij rreth dymbëdhjetë kilogram eksploziv.

Para disa orëve edhe ka përfunduar seanca, e cila u mbajt në objektet e Gjykatës Supreme.

Ai gjatë seancës ka deklaruar se ekspozivin të cilin e kishte me vete kishte planifikuar ta dërgonte në Shqipëri për ta shitur.

Ndryshe, avokati i të dyshuarit, Muhamet Humolli ka deklaruar se klientit të tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi ka konfirmuar se në ora 17:00 do të del vendimi i plotë përkitazi me rastin.

****

Pristina.jpg

Analistët thonë se ky sulm do të mund të cilësohej si një sulm kundër të krishterëve, pasi që dje edhe ishin Krishtlindjet.

Artan Muhaxhiri ka thënë se ky sulm do të bëhej top-lajm në të gjithë botën dhe do të cilësohej si një sulm kundër të krishterëve.

“Së pari gjëja kryesore është që është parandaluar ky sulm, kurse së dyti, natyrisht se do të kishte implikime fetare nëse do të ndodhte në natën e Krishtlindjeve, apo nëse do të ndodhte në Katedrale. Natyrisht se do të ishte konsideruar si një sulm kundër krishterëve, pra kundër fesë katolike”, ka thënë Muhaxhiri, i cili shtoi se “do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për imazhin e Kosovës në botë dhe me siguri do të bëhej pjesë e të gjitha lajmeve globale dhe e gjitha mediave”.

Sipas Muhaxhirit, edhe Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Policia e Kosovës në raste të tilla duhet të tregohen shumë më transparente me qytetarët e Kosovës.
Uhapšeni Srbin spremao teroristički napad
“Duhet të jetë edhe një vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë dhe të gjitha strukturave të tjera të sigurisë që të bëhen sa më transparent në këtë çështje dhe t’i informojnë qytetarët e Kosovës për këtë rast. Duhet të ketë një transparencë maksimale lidhur me porosinë e këtij sulmi dhe me të gjithë rrjetin kriminal që e ka përgatitur atë”, ka thënë Muhaxhiri.

Prokuroria tregon cakun e sulmit terrorist
Avokati Arianit Koci thotë se Slobodan Gavriq do të akuzohet në bazë të nenit 144 të Kodit Penal të Kosovës, paragrafi 3 dhe 4.

Ai e ka sqaruar përmbajtjen e këtij neni dhe paragrafit:



Përgaditja e veprave terroriste ose verprave penale kundër rrethit Kushtetues të sigurisë së Republikës së Kosovës, në paragrafin 3 parashihet që kushdo që dërgon apo bartë në apo jashtë territorit të Republikës së Kosovës armë, eksploziv, pajisje, monicion apo material tjetër për kryerjen e një apo më shumë veprave penale nga ky kapitull dënohet me burgim prej 5 deri në 15 vjet.

Ndërkaq paragrafi 4 parasheh që kushdo që me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave terroriste nga ky kapitull dërgon apo bartë grupe të armatosura, paisje apo burime të tjera materilae në apo jashtë Republikës ë Kosovës, dënohet me burgim prej 10 deri në 20 vjet burg.

Ky nen parasheh përgaditjen e veprave terroriste. Konisderohet se është kry vepra penale edhe me vet faktin që është bërë përgaditja.

Tutje Koci thotë se Policia dhe AKI-ja gjatë këtij aksioni ka qenë në nivel të detyrës.

“Ky operacion dëshmon që hetuesit tanë e kanë ekspertizën dhe guximin e duhur që të ballafaqohen me çdo problem në çështjen e sigurisë”, ka thënë Koci.

Flori Bruqi

Kryeministri serb Aleksander Vuçiç, ka komentuar arrestimin e shtetasit serb, Slobodan Gavriç, i cili është kapur në Prishtinë me 12 kilogram eksploziv.

Vuçiç ka thënë se nuk mund të flas shumë pasi hetimet janë duke vazhduar.

“Ekzistojnë dyshime të caktuara”, ka thënë Vuçiç, kur është pyetur nga mediat serbe për arrestimin e shtetasit serb në Kosovë.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...