Prof.dr. Eshref
Ymeri
Në
mbështetje të zotërisë Ndriçim Kulla, Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani,
dhe të Petro Luarasit, intelektualit atdhetar, birit të Skënder Luarasit dhe
nipit të Petro Nini Luarasit.
Në faqen e internetit të gazetës “Mapo” të datës 24 dhjetor 2014,lexova
artikullin e zotërisë Ndriçim Kulla, me titull“Tradita jonë e krishterë dhe sfida e
autoqefalisë”.
Në
faqen e internetit “Res Publika”, po
të datës 24 dhjetor 2014, lexova informacionin me titull “Këshilltari i Presidentit të Republikës: T’i jepet fund periudhës së
Janullatosit në KOASH, apo modeleve të ngjashme që mund të pasojnë”. Në
këtë informacion, thuhet:
“Këshilltari i Presidentit të Republikës,
botuesi Ndriçim Kulla, shkruan sot në gazetën “Mapo” për traditën e
autoqefalisë së Kishës Ortodokse. Kulla hyn ndër ata njerëz publikë që
shkruajnë për fenë nga pozitat e nacionalistit, duke lënë mënjanë këtu faktin
tjetër se formalisht ai i përket një feje tjetër nga ajo për të cilën shkruan.
Pasi bën një historik të shkurtër, me theks te veprimtaria e Visarion Xhuvanit
dhe Kristofor Kisit, këshilltari i Presidentit, që sipas reklamës kushtetuese
thuhet se përfaqëson unitetin, përfundon me këtë mesazh:
“Është
në dobinë imperative të Shqipërisë që edhe kjo “aventurë” e autoqefalisë si
periudhë afatgjatë e historisë së saj, të përfundojë me ndarjen njëherë e
përgjithmonë nga epoka e “tranzicionit” mbi 20-vjeçar dhe të ngjashmëve me të
që mund ta zëvendësojnë, të ecë në gjurmët e traditës e të përmbushet si dhe
shumë herë të tjera me fitoren e shpirtit të kombit, çka do të thotë, me
konsolidimin përfundimtar të traditës në zbatimin e përhershëm të formulës për
klerin ortodoks shqiptar dhe me parimet kombëtare të udhëheqjes së tij”.
Vetëm nga ky pasazh mund të kuptohen dy gjëra:
që Kulla shkruan fjalimet e presidentit dhe së dyti, që për KOASH, pra,
pasuesin e Janullatosit, do të ketë ndërhyrje nga shteti. Pra, që nuk do të
pranohet asnjë pasues që nuk kuptohet si “përcjellës i shpirtit të kombit””.
Mercenarizmi
tradhtar pirroist
përballë
atdhetarizmit luarasist
Në rubrikën “Komente” të gazetës “Mapo”,
ishin botuar dy reagime me përmbajtje krejtësisht të kundërta. Autor i komentit
të parë është i një burracaku shembullor me emrin Pirro, i cili nuk kuturis të
dalë në sheshin e mejdanit me emër dhe me mbiemër, por fshihet si puna e miut nëpër
zgërbonjat e një peme të rrëzuar qëështë në kalbëzim e sipër, apo si puna e
krimbit që rrëmon poshtë pirgut të plehut.
Autor i komentit të dytëështë Petro Luarasi, i
cili, si pasardhës i një familjeje të shquar atdhetare që e ka shkrirë jetën për
shqiptarinë, në luftë të pandërprerë kundër shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës
shoviniste greke, në komentin e vet prezantohet me emër dhe me mbiemër. Në
përkrahje të zotërisë Ndriçim Kulla dhe të zotërisë Petro Luarasi, del zonja
Elida Jorgoni, një ortodokse atdhetare me dinjitet të lartë kombëtar.
Lexuesit e nderuar le të bëjnë ballafaqimin e
këtyre dy komenteve dhe të gjykojnë vetë se ç’përfaqëson komentuesi i parë dhe
ç’përfaqëson komentuesi i dytë.
Kur i krahasova këto dy komente,unë
arrita në përfundimin se dalin në spikamë disa gjëra interesante.
Së pari, Pirroja është një komentues mjeran në shërbim të
Janullatosit, sepse në komentin e tij, gjuhën shqipe e shkruan me një sintaksë
të përçudnuar dhe nuk respekton rregullat elementare të drejtshkrimit të saj,
çka dëshmon se ai është një njeri me kulturë gjysmake.
Së dyti, Pirroja është mercenar me stazh të gjatë në shërbim të
Janullatosit. Ai, duke hyrë kokë e këmbë në shërbim të Janullatosit, ka hyrë në
rrugën e tradhtisë kombëtare. Kjo për faktin se Janullatosi është armik i
maskuar i kombit shqiptar. Armiqësinë e vet ndaj kombit shqiptar, Janullatosi e
ka shprehur publikisht si më poshtë:
a. Janullatosi është
takuar me ministra grekë dhe ka biseduar me ta për problemet e minoritetit,
ndërkohë që në Shqipëri është një parti politike që merret me problemet e minoritetit
në fjalë, çka dëshmon se ai është
dërguar në Shqipëri jo për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, por për të
tjera qëllime që nuk kanë lidhje me fenë.
b. Janullatosi, në gazetën “Katerinimis”ka deklaruar: “Nuk e
kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë
tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.
c. Janullatosi është shprehur kundër
ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, rrjedhimisht, ka marrë anën e serbëve për
masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës.
ç.Janullatosi ka kërkuar që Bashkimi
Evropian të jetë një bashkim politik i krishterë, ku, sigurisht, të mos marrë pjesë
Shqipëria që shumicën e popullsisë e ka të fesë islame.
d.Janullatosi, në intervistën që i ka
dhënë gazetarit amerikan Fred Reed, ka deklaruar: “Njerëzit në Perëndim duhet
ta kuptojnë se islamizmi është, në thelb, një fe politike”, duke anashkaluar në
një mënyrë cinike faktin që feja në Greqi drejton shtetin.
dh. Janullatosi, në vitin 1966, kur
president i vendit ishte zotëri Berisha, ka deklaruar në gazetën“Katerinimis”:
“Agjenci të rëndësishme të qeverisë shqiptare janë në duar të fundamentalistëve
myslimanë. Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë republikën e parë
islamike në Evropë, pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të përfshijë
Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë”.
Pra,
Janullatosi ka shpifur për forca antiortodokse në Shqipëri dhe është ngritur
kundër Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për ribashkimin e
trojeve etnike shqiptare.
e.njëri nga eksponentët kryesorë të
partisë nazifashiste “Agimi i Artë”, Kristo
Papas, para do kohësh pati sulmuar me shpifje të poshtra emigrantët shqiptarë,
duke deklaruar:
“Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që
u jepte bukë, e kafshonin atë”.
Por,
çuditërisht, në bashkërendim të plotë me qendrimin e nazifashistëve të Athinës
kundër emigrantëve shqiptarë, duke bërë kauzë me partinë fashiste “Agimi i Artë”, është shprehuredheJanullatosi,
i cili ka deklaruar publikisht:
“…emigrantët abuzuan me mikpritjen e treguar dhe
shfaqën sjellje kriminale” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 22 janar
2013).
Është e natyrshme që midis emigrantëveka
pasur edhe individë të veçantë, të kriminalizuar, si në çdo vend të botës, por
për sjellje kriminale nuk mund të akuzohen të gjithë emigrantët shqiptarë dhe
të sulmohen me shpifje të tilla fashiste, sepse ata, në shumicën dërrmuese, kanë
dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut të madh në frontet më të vështira të
punës në Greqi, e cila, deri dje, na e mbante veten për “aristokrate” të
Evropës që s’i lejonte vetes të merrej me punë dosido.
Sëtreti,Pirroja,
nëkomentinevet, kazbriturnëniveletenjënjeriuqëurrejtjenkundërzotërisësënderuarNdriçimKulla,eshprehnënjëmënyrëtribale,
dukeeetiketuarmenofkënErrësim, siantonimtëemrittëtijtërespektuarNdriçim.
Ështënënatyrënetradhtarëve, tëcilët, dukeuvënëkokëekëmbënëshërbimtëtëhuajve,
ilejojnëvetestëzbresinderinëniveletëtillatëmjerimittëtyreprejgjallesashpaidentitet.
Së
katërti, në komentin e vet, Pirroja, ky burracak mbiemërhumbur, në
sulmin prej shqytari të verbër të kishës shoviniste greke që ndërmerr kundër
zotërisë Ndriçim Kulla, shpreh tërërespektin e vet prej argati kurrizdalë ndaj
agait të vet Janullatos. Dikur, edhe një servil dhe argat i thekur i kishës
shoviniste greke, me emrin Isidor Koti, që punonte edhe si pedagog në
Universitetin e Elbasanit pale, e mbronte me zjarr Janullatosin kur dikush
ngrihej kundër tij, si uzurpator i kreut të kishës ortodokse fanoliane. Por
rezultoi që ky pedagogu mitmarrës na paskej qenë edhe gazetar i kishës së Janullatosit
dhe një ditë të bukur policia i hodhi hekurat në dyert e Universitetit të
Elbasanit për grabitjen që u bënte studentëve.
Sa për
kujtesë Presidentit të Republikës
Bujar Nishani,
Kryetarit të
Kuvendit Ilir Meta,
Kryeministrit
Edi Rama
Në sulmin që ndërmerr kundër Këshilltarit të Presidentit, zotërisë
Ndriçim Kulla, mbiemërhumburi me emrin Pirro, deklaron se “për shqiptarët do
të ishte mirë që edhe qeveritë shqiptare të ardhme të drejtohen nga të huajt”.
Për mendimin tim, këto nuk janë fjalët e Pirros. Këto janë fjalët e
Janullatosit, që fshihet prapa argatit të tij me emrin Pirro. Sigurisht që
s’mund të ndodhë ndryshe, përderisa klasa politike shqiptare e lejon
Janullatosin ta mbajë të pushtuar kishën ortodokse fanoliane që prej 02 gushtit
të vitit 1992, kur u vetemërua kryepeshkop. Kjo deklaratë skandaloze e Pirros,
reflekton të vërtetën tragjike që ka zbuluar para disa vjetësh historiani
shovinist grek Nikolas Stavros, i cili, në librin e vet me titull “Grekët
dhe ballkanasit e rinj”, ka shkruar shkoqur fare:
“Futja
në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek.
XX”.
Me
deklaratën e lartpërmendur, Pirroja i Janullatositi bën një paralajmërim
kërcënues klasës politike shqiptare, pra, Tiranës zyrtare, se në Shqipëri mund
të provokohen edhe tërmete të paparashikuara politike, në qoftë se tentohet që
Janullatosi të shkurorëzohet nga posti i kryepeshkopit.
Kjo
deklaratë besoj se është e mjaftueshme që shërbimi sekret shqiptar të zbulojë
se cili është mbiemri i shqytarit janullatist me emrin Pirro dhe kundër tij të
ngrihet akuza dhe t’i hidhen hekurat për kërcënim të klasës politike shqiptare
dhe për tradhti kombëtare në shërbim të të huajve, të cilët kërkojnë ta kthejnë
Shqipërinë në një vend kolonial se “nuk qenka në gjendje të vetëqeveriset”.
Kjo deklaratë e Pirros, si zëdhënës i agait të vet Janullatos, vjen në një gjatësi
vale me deklaratën e presidentit të shovinizmit serbomadh Tomas Nikoliç, i
cili, pas ndeshjes së 14 tetorit në Beograd, u shpreh se “e
konsideron Shqipërinë një vend që do të kërkojë dekada dhe ndoshta shekuj për
t’u bërë një shtet normal”.
Tirana zyrtare duhet të jetë e ndërgjegjshme se gjatë këtyre më shumë se 22
vjetëve, e ka lejuar Janullatosin të ngrejë një shtet brenda shtetit.
Janullatosi është marrë me ngritje kishash edhe atje ku nuk ka asnjë këmb
ortodoksi dhe Tirana zyrtare ka heshtur. Janullatosi ka drejtuar direkt blerjen
e eshtrave të të vdekurve në Kosinë të Përmetit, për t’i pasur si eshtra ushtarësh
agresorë grekë, për të ngritur varreza në nderim të tyre dhe mandej për t’i
shoqëruar ato edhe me manastire dhe me memoriale, dhe Tirana zyrtare ka
heshtur. Marrëdhëniet diplomatike me Greqinë u vendosën më 08 maj 1971, por
shovinizmi grekokaragjoz dhe kisha shoviniste greke, deri në dhjetorin e vitit
1990, nuk kuturisën kurrë të shtronin kërkesa për ngritje varrezash, kishash ,
manastiresh dhe memorialesh në nderim të ushtarëve agresorë grekë.Por këto
kërkesa u shtruan nga ana e tyre me forcë të madhe në periudhën e pluralizmit,
kur kishin krijuar bindjen se Shqipëria ishte katandisur tashmë si një vend pa
zot. Janullatosi ka ngritur klinika dhe spitale, ka ngritur shkolla greke edhe
atje ku nuk ka asnjë minoritar grek dhe Tirana zyrtare ka heshtur. Janullatosi
ka ngritur një katedrale gjigante në qendër të Tiranës, dhe Tirana zyrtare
s’është interesuar të dijë se ku i gjeti Janullatosi ato male me para për ta
ndërtuar gjithë atë “kala kolosale”. Por ajo që duhet theksuar edhe më shumë si
një gjë mjaft e rëndë për dinjitetin tonë kombëtar dhe që Këshilltari i
Presidentit, zotëria Ndriçim Kulla, si një funksionar i lartë i shtetit dhe si
një intelektual i shquar i kulturës shqiptare, e ngre me shumë të drejtë, është
se Janullatosi, si një përfaqësues i lartë i shtetit grek brenda shtetit
shqiptar, i ka vënë kryqin përfundimisht trashëgimisë kombëtare të Ortodoksisë
së Shquar Fanoliane. Në praktikën e veprimtarisë janullatiste në Shqipëri,
emrat e Figurave të Shquara të Ortodoksisë shqiptare, duke filluar që nga Papa
Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Pandeli Sotiri, Anastas Kullurioti, Petro
Nini Luarasi, Atë Stath Melaniqë na i vrau helmi, thika dhe pushka e kishës
shoviniste greke, si edhe emrat e themeluesve të Pavarësisë së Kishës Ortodokse
Shqiptare, si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi etj., janë hedhur përfundimisht
në humnerën e harresës së madhe. Ky është një lëshim shumë i rëndë që Tirana
zyrtare i ka bërë shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke, lëshim
që bie erë tradhti kombëtare. Për më tepër, Tirana zyrtare hesht kur
Janullatosi shpik eshtra të“Shën” Kozmait
dhe ditën për diell organizon meshë festive në nderim të tij në një fshat të
Fierit, kur dihet botërisht që“Shën”
Kozmai ka qenë armik i betuar i gjuhës shqipe dhe i mbarë kombit shqiptar.
Pra,Janullatosi nderon me madhështi armikun e tërbuar të gjuhës shqipe dhe të
etnisë shqiptare dhe prandaj nuk mund të organizojë mesha përkujtimore në
nderim të figurave emblematike të Ortodoksisë Shqiptare. Sepse detyra kryesore
që shovinizmi grekokaragjoz dhe kisha shoviniste greke i ka ngarkuar Janullatosit,
ka qenë dhe mbetet fshirja nga kujtesa historike e kombit shqiptar dhe hedhja
në defterin e të vdekurve e emrave të figurave të shquara të Ortodoksisë
Shqiptare dhe të krejt historisë së kombit shqiptar. Ky është një krim i rëndë
që Janullatosi ka kryer kundër trashëgimisë historike të Ortodoksisë Shqiptare
dhe Tirana zyrtare, me heshtjen e saj, është bërë bashkëpunëtore në këtë krim.
Edhe sa kohë, zotërinj të nderuar, do të lejohet që Janullatosi të vazhdojë
ta ushtrojë veprimtarinë e vet si një shtet brenda shtetit? Vallë e jeni të
bindur që ka ardhur koha që të ringrihet Madhështia e Ortodoksisë Fanoliane, në
mënyrë që Kisha Ortodokse Shqiptare të ketë në krye një Kryepeshkop me gjak, me
prejardhje dhe me shtetësi shqiptare?
A ju kujtohen, ore zotërinj të nderuar, fjalët e mikeshës së shquar të popullit shqiptar Edit Durham, e cila në
veprën e vet me titull “Brenga e Ballkanit”, shkruante se tek udhëtonte nëpër
Shqipërinë e Jugut, gjithandej dëgjonte thirrjen “…na shpëtoni nga prifti
grek!”.
Unë e përkrah fuqimishtë Këshillëtarin e Presidentit Bujar Nishani, zotërinë
e nderuar Ndriçim Kulla, për artikullin analitik që ka botur në gazetën “Mapo”,
dhe ftoj jo vetëm intelektualët shqiptarë, por edhe çdo shqiptar të thjeshtë që
e do me shpirt shqiptarinë, si fe mbi çdo fe, që të ngrihen në krah të tij. Me
këtë rast, dëshiroj të falënderoj publikisht edhe Drejtorin e gazetës “Mapo”
për botimin e artikullit analitik të zotërisë Ndriçim Kulla.
San Diego, Kaliforni
No comments:
Post a Comment