Zbulohen dokumente të reja të Administratës Bil Clinton (1999)




























Mediat amerikane kanë publikuar rreth 2500 dokumente nga koha kur Bill Clinton ishte president i SHBA-ve. Në mesin e tyre gjendeshin komunikimet konfidenciale me këshilltarët e tij, përkitazi me Serbinë, të quajtura “Unaza rreth Serbisë”. Telegrafi ju sjellë përmbajtjen e këtyre letrave.

Zbulohen dokumente të reja të Administratës Clinton (1999): Shfaqini krimet serbe në Kosovë (Foto)


Këshilltarët analizojnë televizivet lokale, të cilat ata i konsiderojnë të përshtatshme për propagandë dhe ku mund t'i investojnë paratë, meqë në këto televizione transmetohej vetëm muzika, seritë e huaja, filmat e vjetër, e asnjë program informativ.



“Plani ishte që të punësojnë dhe të paguajnë gazetarët që në këto stacione televizive të fillojnë të prodhojnë programe të lajmeve. Sinjalet e këtyre stacioneve televizive kanë mbuluar territorin Mitrovicë-Prishtinë-Ferizaj. Ato ishin në pronësi të firmave, qendrat e të cilave ishin në Beograd, ndërsa përfaqësuese ishte Dragana Dojcinovic”, thuhet në dokumente.

Në dokumente gjendet edhe komunikimi i këshilltarëve, ku përmendet xhirimi i filmit për krimet e serbëve në Kosovë. Në komunikime ka marrë pjesë edhe Mona Sutphen, ish shefe e kabinetit të presidentit Barack Obama.

Në emailin me emrin “Letër nga Levini” (Carl Levin, senator demokrat), që është dërguar nga ana e Jane Stromseth në disa adresa, e ku ishte edhe Mona Sutphen, thuhet se Jane ka biseduar me zyrën për krime lufte të Departamentit të Shtetit për idenë për një dokumentar në Kosovë.

“Departamenti i Shtetit për një kohë të gjatë është duke menduar për këtë ide. Në fillim dukej tërheqëse, por pastaj u tha se nuk është ide e mirë, për dy arsye: (1) shpenzimet janë të mëdha dhe (2) dokumentari amerikan mund të rrezikojë të shihet si propagandë, pa marrë parasysh se sa me kujdes do të punohej”, thuhet në email.

Sutphen thotë se ndoshta ndonjë OJQ do ta mbështeste filmin, dhe pyet nëse George Soros, nëse Levin ka vullnet, do të mund të siguronte fonde për këtë.

Në korrespondencë të mëtejshme, Samuel Berger, këshilltari i Clintonit për politikë të Jashtme, ka marrë një letër nga Levini me sugjerimin që SHBA-të të bëjnë dokumentar që flet për krimet në Kosovë. Në kuadër të emailave është dërguar letër tek Bergeri, tek Levini, ku Bergeri falënderon Levinin për raportin që ia ka dërguar pas vizitës së mëparshme në Kosovë.



“Mbështetja e Kongresit për politikën tonë në Kosovë është kritike për rajonin që është i rëndësishëm për vendin tonë.

Unë do ta marrë seriozisht në konsideratë konceptin e një filmi dokumentar për krime lufte në Kosovë, dhe do t’ia përcjelli stafit të gjitha informatat. Në ndërkohë mos harroni se servisi në gjuhën serbe i Zërit të Marikës, Radios Evropa e Lirë dhe ‘Unaza rreth Serbisë’ do të përcjellin lajmet, përfshirë emisionet për krimet në Kosovë.

Kemi menduar edhe në aspektin rajonal, pasi presidenti ka në plan të vizitojë një konferencë në Sarajevë javën e ardhshme (takimi i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore). Kjo do të tregojë se klima më e mirë për investime, të drejtat e njeriut dhe demokraci mund të rezultojnë në një jetë më të mirë në rajon. Milosevici (Slobodan), natyrisht nuk do të marrë pjesë dhe mungesa e Serbisë do të forcojë izolimin e tij dhe të vizionit të tij të shterur për rajonin.

Unë pajtohem me ju se ka ende shumë për të bërë sa i përket Kosovës. Besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kapërcejnë të gjitha pengesat dhe atë me ndihmën tuaj dhe me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe popujt e organizatat tjera”, thuhet në letrën drejtuar Levinit.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit