Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me shoqërinë civile dhe të kulturës në Prishtinë nuk e hoqi nga goja edhe humorin e tij ndaj kosovarëve.
Ai gjatë bashkëbisedimit me publikun, i bëri edhe një kritikë udhëheqësit të organizatës së FOL-it, Petrit Zogajt, duke i thënë që mos t’ua jep fjalën vetëm burrave.
“Ipja femrave mikrofonin ore…”, ishin fjalët e Ramës.
Ndërsa kur ishte fjala për komunat e Kosovës, ai vazhdimisht i thoshte kryetarit të FOL-it, Petrit Zogajt se “U thoni ju (kosovarët) bashkive, komuna…”.
Njëri prej pjesëmarrësve në publikë, deri sa dëshironte të bënte pyetje kryeministri Rama, ky i fundit me nervozizëm ia ktheu: “Mos e mbaj në dorë, po shfrytëzoje (mikrofonin v.j.)...”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përpos fjalimit të tij politik, ai tregoi edhe “përralla” para publikut kosovarë në Prishtinë.
Ai tregoi një rast sa ishte në Londër me një shok të tij... “Shiko sa femra të bukura ka Anglia”, ndërsa ajo ia kishte kthyer “Unë jam nga Prishtina o dreq”, tregoi ai.
Ndryshe, i pari i Qeverisë shqiptare mbajti një debat me shoqërinë civile në Pallatin e Rinisë në sallën e kuqe në Prishtinë.
**********
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të premten në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi.
Rama ndodhet në Kosovë ku pritet të marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Lëvizja FOL.
“Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit evropian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars”, shprehet Thaçi në rrjetin social, Facebook.
No comments:
Post a Comment