2014-12-27

Çmenduria serbe: E detyruan shqiptarin ta dhunoj 14 vjecaren para syve të familjarëve


Oficeri Gjorovic: Ushtria serbe në Has dhunoi 100 gra dhe vajza kosovare të mitura para prindërve
Preshevë (AIP)

Kush, ku dhe si u dhunuan në grupe 100 vajzat shqiptare në fshatin Lubishtë të Hasit të Prizrenit?! Në mesin e ushtarëve dhe paramilitarëve serbë a kishte edhe shqiptarë që dhunuan femrat kosovare, madje edhe të mitura në sy të prindërve dhe bashkëfshtarëve të tyre..? Për gjitha keto ngjarje tragjike dhe të tmerrëshme mund të lexoni ekskluzivisht më poshtë në rrëfimin rrënqethës të Lakic Gjorovic, një ish-oficer i lartë i armatës jugosllve (JNA) sot nënkolonelit në pension i cili dëshmon mbi masakrat dhe krimet seksuale të ushtarëve dhe paramilitarve serb në Kosovë të cilin raport e ka siguruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

E tmerrshme: Si u vranë dhe u përdhunuan shqiptarët

Agjencia e lajemeve  “Presheva jonë” ua sjellë dëshminë e kolonelit në pension, Lakic Dorovic, të thënë për e-novine. Ai thotë se nga tmerret që serbët kanë bërë, dy oficerë nuk kanë mundur të durojnë saqë kanë vrarë dy ushtarët e Serbisë.
Shqiptarët e Kosovës të fshatrave Lubizhdë e Hasit, Kushnin, Kabash i Hasit, Dedaj dhe fshatrave të tjera që i rrethojnë ato të Hasit, që ndodhen në pjesën veriperëndimore të komunës së Prizrenit dhe në fshatrat Damian, Thanaj dhe në fshatrat përreth tyre si dhe në fshatrat në pjesën juglindore të komunës së Gjakovës dhe fshatrat e tjera malore në këtë pjesë të Kosovës, forcat serbe kryen në vazhdimësi krimet më brutale të vrasjeve, rrahjeve, grabitjeve, djegieve të shtëpive dhe ua konfiskonin dokumentacionin gjatë dëbimit për në Shqipëri, në mënyrë që të parandalonin kthimin e tyre më vonë, transmeton agencia e lajmeve “Presheva Jonë” një rrëfimin e tmerrshëm të nënkolonelit serb Lakic Gjorovic.

Nga fillimi i vitit 1998 deri me 16 qershor 1999, në shtatë raste (në shtator dhe në dhjetor 1998; 27 dhe 28 janar 1999; 25 dhe 26 mars 1999; 30 mars 1999; 12 prill 1999; 15 dhe 16 prill 1999 dhe 26 prill të vitit 1999), u dëbuan në mënyrë sistematike shqiptarët e zhvendosur, ata që ishin fshehur në pyjet përreth dhe shkëmbinjtë. Serbët vranë dhjetëra veta nga mbi 2000 mijë të zhvendosurit, para se ti dëbonin për në Shqipëri. Nga hulumtimet e mia si një prokuror veteran i luftës, duke dokumentuar vrasjet e shumta masive dhe krimet e tjera të forcave serbe në këtë pjesë të Kosovës, kam marrë dëshminë e njërit prej 17 rasteve të lidhura me krimet e luftës.


Dhjetra të vrarë e maskaruar dhe mbi 2000 fshtarë të Hasit të przrenti u depërtuan në drejtim të  Sqhipërisë, duke ju shkyer dokumentet e identifikimit

Sipas oficerit të alrtë serbe ” Gjorovic “shqiptarët e Kosovës nga fshatrat e Hasit në veriperëndim të Prizrenit, si dhe në Damjan dhe Tanaj, në juglindje të Gjakovës, janë vrarë, rrahur, plaçkitur, dëbuar në Shqipëri. Atyre u janë djegur shtëpitë, u janë marrë dokumentet personale që t’ju pamundësohet kthimi i mëvonshëm.
Që nga fillimi i vitit 1998 e deri më 16 qershor 1999, në shtatë raste (në shtator dhe dhjetor 1998; 27 dhe 28 janar 1999; 25, 26, 30 mars 1999; 12, 15, 16 dhe 26 prill 1999 ), u dëbuan në mënyrë sistematike shqiptarët në malet dhe pyjet përreth. Janë vrarë dhjetëra nga ta e mbi dymijë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Nga vrasjet masive dhe krimet tjera të forcave serbe në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i kam hulumtuar dhe dokumentuar si një prokuror veteran i Ushtrisë, mund t’i përmendi 17 vepra penalo- juridike që i kanë konfiskuar kriminelët e Sigurimit Ushtarak të Korpusit të Prishtinës dhe Dragoljub Zdravkovici – ish zëvendësi im i atëhershëm e tashti gjykatës i Gjykatës së Lartë në Beograd.

E dhunuan vajzën kosovare 14 vjece para syve të pindërve dhe bashkëfshatarëve të saj

“Më 12 prill 1999, rreth orës 20:30, tek Guri i Korbit, afër një proçke malore te Deli i Ujit, në malin në rrethinë të Lubizhdës së Hasit, forcat serbe (Batalioni i Dytë i Motorizuar 549) dhe pjesë të tjera të Brigadës dhe njësive të Policisë Ushtarake; njësive tjera speciale të Ushtrisë Jugosllave; forcave policore serbe të veprimit të veçantë – Njësiti 23, 37, Çeta e Pestë, Çeta e Katërt e Gjakovës, vullnetarët, serbët lokalë, serbët nga Serbia, vullnetarët nga Rusia, Ukraina, romët; grupe të ndryshme të armatosura nën kontrollin e MUP-it; kanë rrethuar dhe kanë privuar pa të drejtë nga liria 500 shqiptarë të dëbuar nga fshatrat përreth, kryesisht fëmijë dhe gra, ndër të cilat M.N. (e lindur më 1962), me pesë fëmijët e mitur – tre vajza dhe dy djem. Emrat nuk i përmendi edhe pse i di..” ka rrëfyer nënkolonelit serb Lakic Gjorovic.

 Çmenduria serbe: I detyruan shqiptarët të hanë barë
I ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat, e pastaj burrat i rrahën brutalisht , i detyruan që të gjunjëzohen në duar dhe gishta, që të hanë, si qenë, barin. Në mënyra të ndryshme i kanë keqtrajtuar dhe poshtëruar. Me këtë rast, ushtarët e Batalionit të Dytë të motorizuara, 549, ku komandant ishte Vlatka Vukovic, si dhe ushtarët nga njësitet rezervë të njësitit të Prizrenit, ku kolonel ishte Tomislav Nikolicf, e ku dallohesh për brutalitet dy persona, njëri me nofkën ose emrin Dole (Xhole), me të shtëna në afërsi, kanë vrarë 15 shqiptarë nga ky grup (12 nga Lubizhda e tre nga Demjani). Tre të tjerë nga Lubizhda janë plagosur rënd. Indindeti i tyre është i njohur, por nuk dua t’i ceki.
Disa nga ta, tash oficerë të panjohur të Ushtrisë, ndoshta në postin e kolonelëve, në tmerr dhe afekt, për shkak të vrasjes së këtyre 15 shqiptarëve, dhe plagosjes së tre të tjerëve, në vend kanë vrarë dy serbë tashmë të panjohur që kanë marrë pjesë në vrasje, përkatësisht plagosje të shqiptarëve.
Nënkoloneli dhe dy ushtarët serbë që i ka vrarë, janë të njohur për ushtrinë serbe, shërbimin sekretë, drejtësinë dhe shumë gjykata në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Ky është një nga mijëra sekretet ushtarake, siç janë emrat e shumë kriminelëve serbë të luftës.

Në të njëjtën ditë, ushtarët nga njësitet ushtarake dhe grupi 549 – në mesin e të cilëve S.T., shqiptar nga Kabashi në Ushtrinë serbe – nga grupi i shqiptareve të ndara të Lubizhdes dhe fshatrave tjera të komunës së Prizrenit, kanë ndarë 100 femra dhe gra dhe i kanë detyruar në seks, duke e bërë këtë në grup, para anëtarëve të familjes, e fshatit. Kështu, shqiptari e ndau 14 vjeçaren dhe e dhunoi para familjes. Shumë prej grave dhe vajzave të përdhunuara dhe vajzave u humbej gjurma.
Tre ditë më vonë, më 15 prill 1999, forcat serbe ndanë një grup prej mbi 38 shqiptarëve, të mbyllur në dy shtëpi në lagjen Tanaj të Dedajt, të Lubizhdës, dhe i dërguan në drejtim të panjohur. Emrat e tyre nuk i përmendësh tash, por e di identitetin e tyre shumë mirë.
Për të fshehur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve të kryera dhe për të parandaluar që të zbulohen më vonë, këta 38 shqiptarë janë dërguar në vend të panjohur, e sipas të gjitha gjasave më 26 prill 1999 janë vrarë dhe janë varrosur në varreza sekrete masive.
“Në korrik 1999 vit, pas kthimit nga Shqipëria, familjet e Lubizhdës së Hasit, në vendin Deli i Ujit, ku janë vrarë më 12 prill, kanë gjetur trupat e 15 shqiptarëve të vrarë . Me qëllim të fshehjes së gjurmëve të  masakrave dhe krimeve të tyre dhe për t’mos mundur të zbulohen më vonë,  veterani serb në fund ka dëshmuar se “këta 38 burra shqiptarë nga fshati  Lubizhdë i çuan në një  destinacion të panjohur dhe më 26 prill në vitin 1999  ose rreth kësaj date  ata  u  vranë dhe u varrosën bashkarisht në një gopë, që quhen sot si varreza masive..” kapërfunduar nënkoleneli serb Lakic Gjorovic rrëfimin e tij duke deshmuar mbi masakrat dhe krimet seksuale të  ushtarve dhe paramilitarve serb në Kosovë…” ka thënë në fund nënkoloneli serb Lakic Gjorovic duke dëshmuar mbi krimet dhe masakrat e suhatrve serb mbi popullatën civle shqipatre në vitet 1998-99.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...