Sot më 31 Dhjetor në orën 00:00 në mesnatë lëmë pas një vit dhe kapërcejmë tek viti i ri, 2015. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh familjarë, miq e shokë në tryeza të përbashkëta. Me dollitë, traditë kjo sidomos tek shqiptarët urohet mirëseardhja e Viti të Ri dhe urimi për mbarësi në vitin e ardhshëm. Edhe Agjencioni informativ FLORIPRESS nga Prishtina , iu uron gjithë shqiptarëve kudo janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2015!”
Si lindi dhe si festohet Viti i Ri
Në fakt, Viti i ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale. Viti i ri është festë: e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.
Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.
Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillzënien e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe germanët.
Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar se, festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen.
Bazuar edhe në disa të dhëna tjera, edhe gjermanët e vjetër kanë një pjese të kontributit të tyre në këtë drejtim. Ata, si të parët e gjermanëve të tanishëm, fuqishëm kanë besuar se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon "shpirtin e malit", andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung. Më vonë, shkuarja në mal tek trungu i bredhit, shndërrohet në prurjen e saj në dhomat e shtëpive. Kështu, në kohën e sotme, nga kjo traditë e lashte, ne kemi trashëguar ceremoninë e bredhave të dekoruara nëpër shtëpitë tona, si rit familjar i çdo shtëpie kudo në botë.
Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohet të gjithë në datën e njëjtë, sepse, disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës) kurse disa të tjerët atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).
Në krahasim me kalendarin solar i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse, sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme, dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.
Vitin e Ri Lunar, sot, më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam si dhe në disa shtete tjera të Lindjes, dhe atë, paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian. Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës.
Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale e cila shënohet me pompozitet të madh. Ekziston besëtytnia se mu para ndërrimit të mot moteve, në emër të largimit të çdo gjëje që është e vjetër, duhet pastrohet banesa dhe shtëpia, ndërsa, nëpër rrugët e të gjitha qyteteve organizohen ceremonialet madhështore, ku në parakalimet e gjata përplot me njerëz, dominon marshimi i dragonjve të improvizuara nga letra si simbole të fuqisë dhe suksesit.
Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme përplot me specialitete të ralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të mot moteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budist anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.
Edhe tek populli çifut Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe me mësime religjioze konsiderohet si festë shpirtërore me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar - solar.
Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi hebre i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të mot moteve, kanë vërtetë një tryezë të pasur, por në dallim me popuj tjerë, ajo është e seruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra, tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.
Në viset e ngrohta te gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar ne në viset veriore, por, kjo nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.
Në shumë vende dhe shtete të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete e ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, mu para çastit të ndërrimit të mot moteve masovikisht dalin ne qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri tanimë është tradicionale në shumë kryeqytetet e shteteve të Evropës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio… etj.
Viteve të fundit, e posaçërisht pas çlirimit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të "baba-dimrit" si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore edhe në Kosovë.
Por, sido që të jetë, dhe pa dashur që ta minimizojmë madhështinë e kremtes së kësaj festë ndërkombëtare të ndërrimit të mot moteve tek asnjë popull dhe asnjë shtet, më lejoni që si shembull ta veçoj vetëm shtetet e Skandinavisë, të cilët bëjnë gara marramendëse që ta përvetësojnë origjinën e mitit të "Baba-dimrit" me mjekër të bardh, i cili fëmijëve për Vitin e Ri ju shpërndan dhurata. Sa për kuriozitet, Laponia, një krahinë Finlandeze, në vitin 1979, është shpallur edhe zyrtarisht si vendi i prejardhjes së "Baba-dimrit".
Ritet dhe besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri
Natën e ndërrimit të viteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe besëtytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme... etj.
Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.
Ja disa prej tyre
Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues;
Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumë llojllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje; Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar konsiderohen si fëmijë më fatlum në botë;
Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen; Njeriu i parë i cili do t'ju hyj në shtëpi pas mesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të te, e posaçërisht nëse ky person është mashkull, trupgjatë dhe zeshkan:
Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë atë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të mot moteve. Ky veprim do t'ju sjell shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet e juaja gjatë tërë vitit të ardhshëm;
Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri të tentoni t'i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen, do t'ju sjell fillim të mbare në të gjitha fushat e jetës.
Të gjitha portofolat e juaja që i dispononi, ate mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t'ju përcjelli me shumë begati dhe pasuri financiare.
TE NDERUAR BASHKEATDHETARE,SHOKE E MIQ TE MIJ !
ME LEJONI QE TJU UROJ NGA ZEMRA IME:
GEZUAR E PER SHUME MOT VITIN E RI 2015.QOFTE NJE VIT I BEKUR PER TE GJITHE JU,NJE VIT I PAQES DHE I BASHKEPUNIMIT ME NJERI TJETRIN.
I DASHURISE NJEREZORE,I LUMTURISE NE FAMILJET TUAJA TE DASHURA.
EDHE PSE JO NJE VIT I MBARE NE REALIZIMIN E TE GJITHA DETYRAVE,
QOFTE NJE VIT I MBARE DHE PER POLITIKEN SHQIPTARE,QE TI SHJELLIN POPULLIT PAQEN E KERKUAR,LEVIZJEN E LIRE TE QYTETARVE TE VET,FUTJEN DHE ATARSIMIN NE BASHKIMIN EUROPIAN,SEPSE VITI QE LAME PAS ISHTE NJE VIT SA I MIRE NE REALIZIMIN E DISA
OBJEKTRIVAVE,QE QERITE TONA I KISHIN VENE VETES,POR DHE MBETEN AKOMA PER TU BERE TE TJERA,C`KA I INTERESOJNE ME SHUME POPULLIT TONE.AI POPULL QE I DHA VOTEN KETYRE POLIKANEVE QE DREJTOJNE SOT KOMBIN TONE,NDAJ KERKOJME ME SHUME OBLIGIM TE TYRE GJATE VITIT TE RI 2015.
QOFTE NJE VIT ME I MIRE PER TE GJITHA FAMILJET SHQIPTARE ,KUDO KU ATO JETOJNE E PUNOJNE,QE TE KENE NJE ARDHEMERI ME TE MIRE PER FAMILJET E TYRE,TE KENE PAQE E DASHURI,LUMTURI E BEGATI NE FAMILJE.PROBLEMET E TYRE TI ZGJIDHIN BRENDA FAMILJES SE TYRE.
TE DUAM E TE RESPEKTOJME ME SHUME NJERI-TJETRIN,SEPSE JETA ESHTE SHUME E SHKURT DHE KERKON ME SHUME DASHURI NJERZORE.
TE JEMI TE BASHKUAR ,SI NJE NDER KOMBET ME ME TRADITE,KU TE GJITHA BESIMET FETARE SHKOJNE NE UNITET ME NJERI-TJETRIN,CKA KOMBI YNE KA DHENE GJITHNJE SHEMBULLIN ME TE MIRE DHE ESHTE NJE KOMB MODEL PARA TE GJITHE BOTES.
NDAJ NE DUHET TE JEMI KRENAR PER KETE.TE MOS LEJOME ,QE KETE TRADITE TE BUKUR TE NA E PRISHIN TE TJERET ,QE NUK NA E DUAN TE MIREN,POR DUAN TE NA SHOHIN TE PERCARE,SEPSE KESHTU DO TE LUAJNE, ME MIRE ME FATET TONA. POR MENDOJ SE NUK KANE PER TE MUNDUR TA BEJNE ATE PUNE,SEPSE NE KEMI NJEREZ MENDJE NDRITUR,QE DINE TI DALIN ZOT KOMBIT TE TYRE.
DO JU BEJA THIRRJE NEPERMJET KETIJ MESAZHI,TE GJITHVE JU ,POR NE MENYRE TE ,VECANTE,SHOQATAVE,INDIVIDEVE,BISNESMENEVE,QE TE MENDOJNE SE NE MESIN TONE KEMI SHUME FAMILJE QE KANE KTHYER KOKEN NGA QIELLI DHE KERKOJNE NDIHME,PER TE MBAJTUR FAMILJET E TYRE,POR KEMI DHE PLOT FEMIJE JETIME ,QE KERKOJNE PERKRAHJEN E MBESHTETJEN TONE,NDAJ TE JAPIM DICKA NGA VETJA,QE DHE TA TE JENE SADOPAK TE GEZUAR,TJU JAPIM PAK NGA DASHURIA E RESPEKTI JONE,SEPSE DHE NE DO TA NDJEJME VETEN ME MIRE,POR DHE PASURIA JONE DO TE NA SHTOHET,SHPIRTI E ZEMRA JONE DO TE JETOJE ME NE PAQE.
SA ME PAK DHIMBJE,SA ME PAK VUJTJE DHE AQ ME SHUME DASHURI,LUMTURI E RESPEKT PER NJERI-TJETRIN.
JU UROJ QE TA KALONI KETE MBREMJE TE FUND VITIT DHE TA PERJETONI HYRJEN E VITIT TE RI ME SA ME SHUME GEZIM E LUMTURI.
GEZUAR ,VELLEZER E MOTRA,VITIN E RI 2015. PER SHUME MOT GEZUAR.
No comments:
Post a Comment