2015-01-03

Letër intelektualit të shquar të kombit shqiptar, FloriBruqi


                                           
Në Tiranë,gusht 2014:  Prof.dr.Eshref Ymeri dhe Flori Bruqi


Me rastin e ribotimitmë 03 janar 2015 nëfaqeninternetike “AgjencioniFloripress”të artikullittim
me titull:“Ka ardhur koha të ringrihet Madhështia e Ortodoksisë Fanoliane”, botuar për herë të parë në faqen e internetit më 25 dhjetor 2014

Vedat Shehu


Prof.Dr.Vedat Shehu


I dashur Flori,

Shumë faleminderit për ribotimin e artikullittim, të shoqëruar me reagimin e Profesor Vedat Shehut.

Ky vit, i dashur Flori, është vit jubilar për disa figura të shquara të Ortodoksisë Shqiptare, si:


Image result for fan noli

Fan Noli - 50-vjetori i vdekjes


Visarion Xhuvani - 50-vjetori i vdekjes

Image result for Koto Hoxhi

Koto Hoxhi -120-vjetori i vdekjes


Dhaskasl Todri - 210-vjetori i vdekjes

Image result for Papa Kristo Negovani

Papa Kristo Negovani - 110-vjetori i vrasjes barbare


Image result for Jani Vreto

JaniVreto - 115-vjetori i vdekjes


Image result for Kostandin Kristoforidhi

Kostandin Kristoforidhi - 120-vjetori i vdekjes


Image result for skender luarasi

Skënder Luarasi - 115-vjetori i lindjes


Image result for Aristidh Kola

Aristidh Kola - 15-vjetori i vdekjes nga helmi

Normalisht,këta përvjetorë duhej të përkujtoheshin nga Kisha Ortodokse Fanoliane.Por kjo kishë nuk ekziston më, se atë Janullatosi e ka shndërruar në filial të kishës shoviniste greke dhegjatë këtyre 23 vjetëve ai arriti ta zhdukë ngaf aqja e historisë së vendit tonë krejt trashëgiminë e Kishës Ortodokse Shqiptare Fanoliane dhe i vetmi shqetësim i tij kryesor,gjatë kësaj periudhe,ka qenë ngritja e kishave me simbolikë greke, ngritja e varrezave, e manastireve dhe e memorialeve në nderim të ushtarëve agresorë grekë, organizimi madhështor i meshës në nderim të “Shën”Kozmait, armikut të betuar të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar, organizimi i meshave në gjuhën greke.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Mesha e Janullatosit në gjuhën greke më 01 qershor 2014 në katedralen ortodokse janullatiste në qendër të Tiranës, ishte një poshtërim i hapur që i bëhejveprës së Nolit të Madh, një konfirmim i hapur i shuarjes së traditës së ortodoksisë shqiptare dhe i pranimit hapur prej Janullatosit se nuk ekziston më Kishë Ortodokse Fanoliane, se ajo është shndërruar me kohë në filial të kishës shoviniste greke.

Image result for enver hoxha

Enver Hoxha 

Dikur Noli i Madh pati parashikuar me dëshpërim:“Pas vdekjes se mikishën do ta pushtojnë grekët”.

Këtë parashikim profetiktë Nolit të Madh e bëri realitet pasardhësi i kriminelit EnverHoxha, tradhtari Ramiz Alia, i cili, në takimin me kryeministrin grek,Micotaqisin,më 13 janar 1991, pranoi pushtimin e Kishës Fanoliane prej Kishës shoviniste greke dhe ardhjen a Janullatosit në krye të saj.

Image result for ramiz alia

Ramiz Alia
Këtë realitet tragjik e ka pranuar klasa politike shqiptare që e k atradhtuar veprën madhështore të Nolit me kontributin e jashtëzakonshëm që dha për pavarësimin e Kishës Ortodokse Shqiptare. Në Shqipëri Janullatosi i ka vënë kryqin traditës së Ortodoksisë Shqiptare Fanoliane, ka hedhur vellon e zezë mbi figurat e shquara të Ortodoksisë Fanoliane dhe nderon plot madhështi armikun e tërbuar të gjuhës shqipe dhe të shqiptarisë, “Shën”Kozmain.

Por, çuditërisht, për këto të vërteta tragjike, hesht klasa politike e Tiranës, heshtin mjetet e informimit masiv, heshtin pronarët e gazetave dhe të kanaleve televizive, heshtin moderatorët dhe analistët, heshtin gazetarët dh epublicistët, heshtin mbarë ortodoksët shqiptarë.

 Dhe heshtin se të gjithë i ka futur në thes Janullatosi. Se Janullatosi është shteti brenda shtetit. Madje shteti i Janullatosi është shumë më i fuqishëm se shteti i Tiranës zyrtare.

Deri kur kështu?!

Jam i bindur që, në nderim të figurave të lartpërmendura të Ortodoksisë Shqiptare, me rastin e përvjetorëve të tyre,Atë Nikolla Marku i Kishës Shën Maria në Elbasan, do të organizojë mesha festive gjatë vitit 2015.

Edhe një herë, i dashur Flori, pranoni falënderimet e mia të përzemërta dhe urimet më të mira me rastin e Vitit të Ri 2015.

Prof.Dr.Eshref  Ymeri

San Diego, Kaliforni
03 janar 2015

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...