2012-12-20

Bashkimi Kombëtar , mundësi reale , dhe jo retorikë politike !!




Bashkimi Kombëtar , mundësi reale , dhe jo retorikë politike !!






















Partizan Cene : Kjo gjë nuk do të vlente për të karakterizuar deklaratat nacionaliste , pupuliste të kryeministrit shqiptar ditët e festimeve të 100 vjetorit ..


Mbas 100 vjetësh , i njohur si shtet i pamvarur dhe i mvehtësuar , Shqipëria ka momentin të reflektojë në ëndrrën e ribashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm ..

Mirëpo në pamjen e parë kjo gjë tremb , fqinjët e saj kufitar , seçpse ata e kanë të qartë se çfar u kanë bërë shqiçptarëve dhe , çfar u kanë marrë atyre padrejtësisht. Pra , edhe thjeshtë ideja e asaj që quhet " Shqipëri e madhe " ata i tmerron ..Ndaj kanë filluar propagandën e tyre , duke përfituar edhe nga deklaratat e pa përgjgjeshme dhe të pa qarta të qeverisë dhe kryeministrit shqiptar . Them të pappërgjegjshme pasi , ai nuk ka treguar , kurrë një plan të detajuar , por thjeshtë ka bërë deklarata bombastike për bashkimin e trojeve shqiptare , ose për dhënien e shtetësisë çfarëdo shqiptari .

Por a është sot i mundur bashkimi i treojeve shqiptare . A cënon parimet evropiano atllantike ,dëshira e shqiptarëve për tu bashkuar nën një flamur , dhe shtet të përbashkët në Ballkan ?? Mendoj se jo .
Kjo pasi ,vet Bashkimi Evropian , si strukturë shumë kombëshe dhe shumë shtetërore , bazohet në tre shtylla boshtore :
1- BE është një bashkim tregjesh në një të përbashkët , duke rritur efikasitetin dhe duke treguar rezultate të dukshme në zhvillimin e përbashkët ekonomik të këtyre vendeve , dhe në tëresi si BE ..

2- BE është një bashkim vlerash ekonomiko - strukturore , të të gjitha vendeve anëtare , duke mos cënuar pamvarsinë territoriale dhe kombëtare për këdo vend anëtar , dhe duke mbrojtur dhe tejcuar këtë bashkim ..
3- BE , është finalizim i ndërthurjes politiko kulturore të popujve anëtarë , në një bashkësi , ku pjesët , e kanë më të madhe vlershmërinë kulturore politikke , të ingranuara në të tërën , që është BE .. Pra kjo e fundit , presupozon që edhe kufijtë ndarës kulturor , zbehen , pasi inkuadrimi në BE e humb kuptimin e ndarjes qoftë territoriale qoftë kulturoro - politike , veç qëllimit të parë atë ekonomik !!

Të tria këto boshte janë sanksionuar në dy traktatet e bashkimit , atë të Parisit dhe atë të Lisbonës ..
Në këtë kuadër , minibashkimet brenda BE-së , siç është rasti i shqiptarëve në një shtet të vetëm , nuk e cënon parimin bazë të Bashkimit Evropian .

Por , kjo gjë nuk bëhet dhe nuk do të ndodhë kurrë , vetëm me deklarta dhe fjalë të mëdha .. Kjo gjë do të mund të bëhet mbi bazën e një plani real , që fillon me një referandum popullor mbarshqiptar , që të tregohet zyrtarisht edhe dëshira apo jo e shqiptarëve për tu bashkuar në një shtet administrativ , të vetëm ..

Hap tjetër do të ishte , bashkimi ekonomik , i cili edhe ky do të vinte me disa stade , duke filluar me unifikimin e tregut të brendshëm ndër tre shteteve shqiptare ( kam parasysh edhe Maqedoninë ku shqiptarët janë pjesa gjysmore e formiit të këtij shteti ) .. Domethënë të mos të ketë barriera doganore , siç po ndodhin tani , ku nuk pranohen patatet nga Kosova apo e kundërta , duke e banalizuar çështjen e bashkimit ..
Kurrë shqiptarët nuk do ta pranonin një bashkim të përciptë , pa parë edhe frytet e këtij bashkimi .. Domethënë kështu kuptojnë shqiptarët se ky bashkim sjell edhe të mirat materiale , veç atyre shpirtërore dhe kulturore ..

Paskësaj do të vijë natyrshëm pasi Shqipëria dhe Kosova të jenë në BE , edhe shkrirja e kufijve , tashmë si krahinë e banuar nga Shqiptar brenda shtetit të math BE.. Ky koncept nuk është një utopi , por do të ishte i tillë , nëqoftëse , u bë pa projekte , pa plane , dhe pa kujdes , duke siguruar me vepra fqinjët tanë ballkanik , se kurrë nuk e kërkojmë dhe , nuk e bëjmë një bashkim , për të dëmtuar ata dhe askënd .. Por përkundrazi , një bashkim i Shqiptarëve në Ballkan , jo vetëm do të vendoste në vend padrejtësinë që u është bërë shqiptarëve , por do të stabilizonte afatgjatë , rajonin e trazuar të Ballkanit , dhe Evropës Juglindore ..

Sot në Shqipëri , veç Aleancës Kuq e Zi , asnjë forcë tjetër politike , nuk e ka as në program e as në plan bashkimin e kombit shqiptar nën një administratë , nën një shtet ..Nga mbështetja që populli do ti japë kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme do të varet edhe sa populli është i interesuar për realizimin e programit dhe planit final të AK -së , Bashkimin e trojeve shqiptare !!

Por fillimisht , duhet kuptuar ndërgjegjësisht , se koha punon për shqiptarët dhe bashkimi i tyre është një mundësi reale dhe përherë po bëhet edhe më e prekshme .. Referandumi popullor do të jetë dëshmia e parë para evropës dhe botës ,ku shqiptarët do të tregojnë se duan të jetojnë bashkë , jo vetëm nën një flamur , por edhe nën një shtet ..
Hajde pra ti bashkohemi kësaj ideje , për të mos e humbu mundësinë e madhe që na ka dhënë koha !!!

Partizan Cene

****************
http://gazetac.com/index.php/editorial/24814-bashkimi-kombetar-mundesi-reale-dhe-jo-retorike-politike.html

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...