2012-12-17

Kosova do ta ketë në prioritet kulturën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi sot në Berlin, në sesionin e 11-të të European Cultural Parliament ka mbajtur një fjalim me temën ‘Roli i kulturës në Kosovë në integrimet evropiane’. Në këtë takim kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga fusha e kulturës dhe politikës në Evropë.

Në fjalimin e tij ai tha se rrugëtimi i Kosovës në perspektivën evropiane padyshim se ngërthen në vete edhe kulturën, të cilës, ministri Krasniqi, tha se në dy vitet fundit shteti i ka dhënë një vëmendje të veçantë. Kjo sidomos, ka thënë ministri, në aspektin e promovimit të vlerave kulturore dhe diversitetit.

“Në dy vitet e fundit, për herë të parë, kultura është bërë një nga prioritetet në vend, dhe është trajtuar jo më si komoditet ose luks, por si nevojë. Si rezultat i kësaj, edhe në kohën e krizës ekonomike globale, ne kemi arritur që të rrisim buxhetin për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, madje duke e dyfishuar. Kjo pastaj ka ndikuar në rritjen e buxhetit për institucionet e kulturës për projektet e asaj që e quajmë kulturë e pavarur por padyshim edhe në investime në infrastrukturën kulturore”, ka thënë ministri. Ai përmendi po ashtu se ka pasur një rritje vërtetë të prekshme edhe në trashëgiminë kulturore, e po ashtu është dhënë fokus i veçantë infrastrukturës ligjore duke e harmonizuar atë me praktikat më të mira në BE, por edhe duke pasur gjithnjë parasysh gjendjen në terren. Në këtë kontekst ai ka përmendur se tashmë statusi legal dhe financiar i artistëve është rregulluar, duke siguruar një autonomi më të madhe tek ta.

Kultura është pjesë e rëndësishme e integrimit të Kosovës në Evropë

“Një progres i madh është vërejtur sidomos tek e drejta e autorit, flas gjithnjë nga Raporti i Progresit për Kosovën për këtë vit”, tha ministri. Ajo çka ministri Krasniqi ka vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe mjaftë jetike për vendin, e që ende nuk po ndodh, është futja e Kosovës në programet kulturore të Bashkimit Evropian. Ai përmendi që fatkeqësisht asnjë artist nga Kosova nuk përfiton nga këto programe mjaftë të vlefshme, dhe kjo tha ministri, ka ndodhur për shkak të arsyeve politike dhe mungesës së konsensusit të BE-së rreth statusit të Kosovës. Ministri shfaqi shpresën se dialogu për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit do të udhëheqë Kosovën drejt futjes në të gjitha programet e Bashkimit Evropian. Ai shtoi se Kosova do ta ketë në prioritet kulturën, duke punuar edhe më shumë për një hapësirë sa më të madhe dhe më të lirë për artistët, të cilët tha ai, janë të gatshëm të japin shumë për kulturën e gjithëmbarshme në Evropë.
Sa i përket bashkëpunimit në fushën e kulturës, me vende të ndryshme nga bota, ministri ka përmendur se tashmë disa marrëveshje kulturore janë nënshkruar, siç janë: me Gjermaninë, Letoninë dhe Maltën. Po ashtu ai tha se Ministria drejtpërsëdrejti por edhe institucionet e kulturës, siç janë Teatri, Filarmonia, Baleti dhe institucione të tjera kanë bashkëpunim të thellë më institucionet kulturore nga vendet e Ballkanit, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja etj. Kultura, tha Ministri Memli Krasniqi, ka qenë një aspekt i mirë që Kosova ka përdorur si lobim dhe njohje me pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ka pasur shumë artistë nga Kosova, tha ai, që kanë përformuar në ngjarje të ndryshme në këto pesë vende, dhe prezantimi ka qenë si artistë nga Kosova.
Duke u ndalur tek jeta kulturore, Ministri Krasniqi tha se Prishtina është një qendër e rëndësishme për filmin dhe muzikën në Ballkan pasi ka disa festivale ndërkombëtare mjaft prestigjioze, e të cilat kanë sjellë në Prishtinë artistë nga e mbarë bota. Kjo ka bërë, tha ai që kontaktet mes artistëve tanë dhe atyre nga bota të thellohen, për të parë edhe forma konkrete të bashkëpunimit.
Një tjetër aspekt ku është ndalur ministri Krasniqi ka qenë edhe prezantimi i kulturës në botë, në ngjarjet e mëdha kulturore. Ai përmendi me theks të veçantë se Kosova për herë të parë këtë vit është prezantuar në ngjarjet më të rëndësishme të kulturës në botë siç ka qenë Festivali i Filmit në Berlinale të Gjermanisë, ai në Kanë të Francës, Bienalja e Venedikut në Itali, Montreux Jazz Festival të Zvicrës, si dhe evenimente të tjera të rëndësishme. Këto prezantime kanë ndihmuar shumë artistë tanë, tha ministri Krasniqi, teksa ka shtuar se ndjehet mjaft i kënaqur që format e bashkëpunimit tashmë kanë nisur. Këtu përmendi faktin se faza parapërzgjedhëse për filmat nga Ballkani që do të hyjnë në garë në Berlinale, është mbajtur në Prishtinë.
Pas fjalimit të tij, ministri Krasniqi ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e ECP-së, zotin Par Stenback, kryetar i senatit të ECP-së dhe Karl –Eric Norman, sekretar. Ministri Krasniqi ka falënderuar drejtuesit e ECP-së për bashkëpunimin e ofruar, duke shfaqur kështu vullnetin që ky bashkëpunim të rritet. Ai tha se Kosova do të ishte mjaft e nderuar nëse në të ardhmen njëri nga sesionet e European Cultural Parliament mbahet në Prishtinë. Një gjë e tillë u mirëprit nga drejtuesit e ECP-së, të cilët premtuan se do të kenë kontakte të vazhdueshëm me MKRS-në dhe institucione të tjera të kulturës në Kosovë, në funksion të rritjes së bashkëpunimit.
European Cultural Parliamnet është një forum i personaliteteve të ndryshme të kulturës nga Evropa, që synon të rrisë bashkëpunimin kulturor në Evropë.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...