Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/19

Alfred de Muset- “Kontesha Gamiani”


Alfred de Muset

“Kontesha Gamiani”

Përktheu: Arjola Hekurani

Botoi: “Muzgu”

Çmimi: 400 lekë

Ky botim, që vjen si një libër xhepi së bashku me librin tjetër “Historia dhe epopeja e kalorësisë” (përkthyer nga Arjola Hekurani dhe Girni Simoni), po nga kjo shtëpi botuese, i përket letërsisë erotike franceze. Duke bërë një historik të shkurtër të kësaj letërsie, shkrimtari Mark Simoni, në parathënien që shoqëron librin shkruan: “Gjeografia e botës është po aq e gjerë sa edhe gjeografia e letërsisë erotike. Nuk ka vend, nuk ka skutë të rruzullit ku të mos ketë mbërritur ndonjë libër erotik, nuk ka vend e komb që të mos ketë shkruesit e kësaj letërsie. Madje dhe vende për të cilët ne besojmë se tema të tilla janë tabu e blasfemi, kanë autorët dhe studiuesit e tyre. Kam në dorë ‘Sesso e amore in India’ e Sudhir Kakar. Një kronikë skrupuloze e trajtimit të seksit dhe dashurisë në atë vend, vështrim historik, social, juridik, kalendar faktesh dhe emocionesh”.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...