2023/02/06

Video dramatike e shembjes së pallatit 7-katësh gjatë tërmetit 7.8 ballësh në Turqi

 

Pamje tronditëse të publikuara sot tregonin një pallat apartamentesh që u kthye në një pirg rrënojash brenda disa sekondash teksa njerëzit vraponin për të shpëtuar jetën, gjatë tërmetit ‘monstër’ me magnitudë 7.8 që goditi sot Turqinë jugore dhe veriun e Sirisë.

1,700 njerez besohet se janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në katastrofën e rëndë që shembi dhjetra pallate në Turqi e Siri, teksa kjo e fundit eshte shkatërruar nga vite të tëra lufte.

Pamjet dramatike u regjistruan në Sanliurfa në juglindje të Turqisë ku ndërtesa shtatë-katëshe shembet përtokë si rezultat i dridhjeve të fuqishme.


Në video kalimtarët shihet që fillimisht pikasin dridhjet e ndërtesës së verdhë me të kuqe, që disa momente më vonë shembet frikshëm përdhe.

Tërmeti më i rëndë që godet Turqinë këtë shekull u ndje mëngjesin e sotëm deri në Qipro e Liban. Tragjikisht ai u pasua nga një tjetër tronditje me magnitudë 7.7 pas mesdite.

“Po tundeshim si në djep. Ne ishim nëntë vetë në shtëpi. Dy djem të mitë janë ende nën rrënoja, jam duke pritur për ta”, tha për mediat vendase një grua me krah të thyer e plagë në fytyrë, pranë rrënojës së një pallati shtatë-katësh banimi në Diyarbakir në juglindje të Turqisë.

FOTO GALERI
1/7
Pamje tronditëse të publikuara sot tregonin një pallat apartamentesh që u kthye në një pirg rrënojash brenda disa sekondash teksa njerëzit vraponin për të shpëtuar jetën


No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...