2023/02/06

Babi e përqafon mes lotëve, 5-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 7orëve

 

5-vjeçarja Ajshe, e cila ishte nën rrënoja në Kahramanmaraş, u shpëtua nga tërmeti pas 7 orëve.

Ndërtesa 6-katëshe, e vendosur në qendrën e qarkut Kahramanmaraş, Pazarcık, u shemb nga tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në mëngjes.

Nën rrënoja mbeti edhe familja Güneş me 4 anëtarë që jetonte në ndërtesë. Disa orë më vonë, zëri i Ajshes, vajzës së vogël të familjes, u dëgjua.

 Ekipet u përpoqën të ruanin qetësinë duke biseduar vazhdimisht me vajzën 5-vjeçare. Vogëlushja u dërgoi edhe një mesazh ‘Jam mirë’ ekipeve nga nën rrënoja.

Ajshe e vogël u nxor nga rrënojat 7 orë pas tërmetit si rezultat i punës së ekipeve. Ajo u bashkua me familjen e saj dhe u dërgua në spital.

Top Channe

No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...