Eshte e veshtire ti japesh nje perkufizim karizmes sepse njerezit kane opinione te ndryshme.
Por, ne biem te gjithe dakord se disa njerez jane shume te afte per te komunikuar me te tjeret.
Ti mund te kesh njohur njerez magnetik. Te bejne qe te shpenzosh me shume kohe me ta.
Mund te jete nje figure publike, nje mesues, pjesetar familje ose ndonje shok.
Njerezit karizmatik i bejne te tjeret te ndihen te vecante.
Por pse duhet te krijosh nje personalitet magnetik? Epo, varet se cfare deshiron ti.
Njerezit karizmatike kane me shume shoke. Eshte me e thjeshte per ta te gjejne nje partner. Liderat karizmatik kane me shume sukses.
Per shembull Bill Klinton, Steve Jobs, Elon Musk, Barack Obama, Winston Churchill…
Cdokush mund ta mesoje karizmen. Nuk ka nevoje te jesh fizikisht terheqes. Nuk ke nevoje te ndryshosh personalitetin tend.
Ajo qe te duhet eshte vullnet per ta mesuar kete aftesi. Pra si te behesh karizmatik?
1. Prania
Te jesh i pranishem do te thote kur je duke degjuar me vemendje pa pasur gjera te tjera ne mendje.
Nese e ke te veshtire te kushtosh vemendje te plote, mos u shqeteso. Eshte normale, ne te gjithe kemi veshtiresi.
Lajmi i mire eshte se nese mundesh ti kushtosh vemendje personit me te cilin po flet qofte edhe per pak kohe, do te bente nje impakt te madh.
Ne jetojme ne nje bote ku shumica e njerezve hutohen me lehtesi. Dhe, kur ti i perkushtohesh tjetrit ne nje bisede eshte sikur ta lavderosh.
Shiko, ne nuk mund te shtiremi sikur jemi prezent. Arsyeja eshte se gjuha e trupit do dergoje nje mesazh te qarte. Njerezit mund ta lexojne dhe kuptojne.
Tre rregullat e prezences jane:
- Degjimi me vemendje
- Te mos u nderpresh fjalen
- leri te flasin
Aftesite e degjimit jane nje kusht absolut per te qene karizmatik.
Aftesite e degjimit i bejne njerezit te ndihen te kuptuar pa folur fare.
Te ndihmon te kuptosh se cfare eshte duke menduar dhe ndjere personi tjeter. Te jep mundesine te krijosh raport ne nje nivel emocional.
Disa njerez mendojne se ti lesh te tjeret te flasin sa te duan eshte e mjaftueshme.
Por kjo nuk eshte e vertete. Edhe pse tjetri eshte duke folur ti nuk mund ta kesh mendjen diku tjeter.
Mungesa e perqendrimit dhe prezences do shfaqet ne gjuhen tende te trupit.
Rregulli i dyte eshte: Kurre mos e nderprej dike kur eshte duke folur.
Dhe kur dikush te nderpret ty, lejoje. A kane te drejte? Sigurisht qe jo. Por eshte detyra jote ti besh ata te ndihen mire.
Nese veren se tjetri mezi po pret qe te flase. Shkurtoji fjalite dhe beje nje pauze ne menyre qe ata te shprehin mendimin e tyre.
Sa me shume i lejon te flasin, aq me shume do te t’pelqejne ty.
Si te marresh nje kompliment
Si reagon kur dikush te komplimenton? Shume prej nesh thone, “Oh, faleminderit”.
Por kjo nuk tregon se ajo qe tha pati nje impakt te madh tek ti.
Heren tjeter ndiq keto hapa:
- Stop
- Shijoje komplimentin
- Thuaj shume faleminderit. Ose dicka te tille si, “faleminderit per konsideraten, “ma bere diten me te bukur” .
Beje dike te ndihet sikur eshte personi me i rendesishem ne ate ambjent.
Mendoje sikur po flet me nje VIP. Ne kete rast do degjoje cdo gje qe thote, apo jo?
Mos u perpiq ti mahnitesh te tjeret. Leri ata te te mahnitin ty. Nuk ke pse i tregon sa perfekt je, thjesht bej qe ata te ndihen se jane te rendesishem. Gje qe eshte e vertete, cdo qenie njerezore eshte e rendesishme, disa njerez thjesht nuk e kuptojne kete.
2. Pushteti dhe ngrohtesia
Te kesh pushtet do te thote te jesh i afte te ndikosh ne boten perreth.
Ti mund te tregosh pushtet nepermjet inteligjences, ekspertizes, parave, ose forces fizike.
Ngrohtesi do te thote dashamiresi kundrejt te tjereve. Kur ti e perdor pushtetin qe ke per te ndihmuar dike.
Ti shfaq ngrohtesi kur tregohesh i dashur, dhe i gatshem per te ndihmuar.
Kur ti projekton ngrohtesi dhe pushtet ne te njejten kohe, ti e shumfishon potencialin e karizmes.
Kerkimet kane treguar se ne shohim ne fillim per pushtet dhe ngrohtesi kur i vleresojme njerezit.
3. Trego ndjeshmeri
Ndjeshmeria eshte aftesia per te kuptuar sesi po ndihet tjetri.
Eshte nje kusht qe nje marredhenie te funksionoje.
Kur ti tregon ndjeshmeri drejt dikujt ti i jep shtyse besimit, e cila con ne nje komunikim me te hapur dhe te sinqerte.
Por, si te jesh me empatik?
Behu kurioz mbi te huajt- Fillo nje bisede me nje qe se njeh. Shih dicka te vecante ne mjedisin ku ndodhesh dhe komentoje.
Ne perballemi me te huaj cdo dite, si kamarjeri, punonjesi i fast fudit, njerez qe mund ti takojme rastesisht tek puna ose ne rradhe duke pritur.
Sfido paragjykimet e tua- Te gjithe e kemi degjuar shprehjen: “Mos e gjyko librin nga kopertina”. Epo, nuk eshte e vertete.
Ne bejme supozime te menjehershme mbi dike bazuar mbi origjinen, fene, ngjyren e lekures, ose gjinine. Dhe, ne shumicen e rasteve keto opinione jane te gabuara.
Te besh gjykime te shpejta per dike qe sapo e ke njohur eshte nje aspekt themelor i njerezve. Ne e zhvilluam kete aftesi nga paraarrdhesit tone te lashte.
Kujto kete fakt dhe perpiqu qe ta njohesh personin. Kush e di, personi qe sapo gjykove negativisht mund te behet shoku yt me i mire.
4. Kontakt karizmatik i syve
Nje kontakt i mire i syve eshte i domosdoshem. Por, nje kontakt i thelle mund te kete nje impat te forte sepse komunikon empati dhe inteligjence.
Kontakti me sy eshte nje nga menyrat kryesore qe njerezit karizmatik i bejne te tjeret te ndihen te rendesishem.
FAKT: Kur ti e shikon tjetrin drejt ne sy, i shpejton rrahjet e zemres dhe leshon nje hormom qe quhet PEA.
Eshte i njejti hormon qe prodhohet gjate fenomenit qe ne e quajme dashuri me shikim te pare.
Kontakt karizmatik do te thote qe syte e tu duhet te kene nje fokus te relaksuar.
Kur ti ndjen tension perreth syve, kujtohu qe te marresh fryme thelle dhe te qetesohesh.
Mundohu ta perdoresh kete lloj shikimi te qetesuar tek njerezit qe njeh dhe ndihesh rehat.
Pas nje fare kohe do ta besh ne menyre te pandergjegjshme, dhe do ndihesh me rehat ne situata sociale.
5. Pershtypja e Pare
Njerezit e gjykojne nivelin tend te edukimit, social dhe ekonomik, vetem ne disa sekonda. Ne disa minuta, ata gjithashtu kane supozuar nivelin tend te inteligjences, kompetences dhe sa miqesore je.
Pershtypjet e para kane nje impakt qe zgjat per nje kohe te gjate.
Nese lë nje pershtypje te pare te mire, pjesa tjeter e lidhjes ngjyroset nga ajo. E kunderta ndodh kur le nje pershtypje te keqe.
Studimet e sjelljes kane treguar se kur bejme nje gjykim ne perpiqemi qe me kalimin e kohes te vertetojme se gjykimi eshte i sakte. Edhe pse mund te jete i gabuar.
Drejtoret dhe menaxheret shpesh pranojne se vendosin nese do e punesojne dike qe ne sekondat e para te intervistes.
Pra, si te leme nje pershtypje te pare fantastike?
Rregulli eshte i thjeshte: Ne lidhemi, punesojme, blejme nga persona qe jane te ngjashem me ne.
Kur njerezit jane te ngjashem ne termat e paraqitjes, sjelljes dhe fjaleve, ata automatikisht supozojne se ndajne te njejtin sfond social, te edukimit ose vlerave.
Veshja
Imagjino kryeministrin duke dhene nje fjalim i veshur nje pallto te zeze, kemishe te barrdhe me nje kollare dhe duke mbathur nje pale shapka. Mund te jete nje skene e mire per nje film komik por ne realitet do ta merrnin per te cmendur.
Te vishesh mire eshte kritike per te lene nje pershtypje te pare fantastike. Mundohu te adaptosh stilin e veshjes ne varesi te ambjentit ose situates ku ndodhesh.
Nese ke per te dhene nje interviste pune, kalo nga zyra disa dite para per te pare sesi vishen punonjesit ose mund te pyesesh dike qe ka punuar aty.
Nje doreshtrengim i mire
Nje drejtor i Fortune 500 njehere tha se kur duhej te zgjidhte midis dy kandidateve me kualifikime te ngjashme, ai do punesonte konkurrentin me doreshtrengimin me te mire.
Nje doreshtrengim i mire do kete nje impakt pozitiv per ty qe te tregosh autoritet. A mund te imagjinosh nje lider me nje doreshtrengim te dobet?
Si te japesh nje doreshtrengim prefekt?
1-Ji i sigurte qe dora e djathte eshte e lire.
2-Mos mbaj nje pije freskuese ne dore, sepse mund ta beje doren te ndihet si e ftohte dhe e lagesht.
3-Nese je ulur, ngrihu perpara se ti japesh doren dikujt.
4-Mbaj kontakt me sy dhe buzeqesh me ngrohtesi por shkurt.
5-Mbaj koken drejt, dhe rri perballe personit.
6-Mbaje doren ne nje kend te drejte, as ne menyre dominante apo nenshtruese
Dhame nje pershtypje te mire, po ashtu edhe nje doreshtrengim prefekt, tani eshte koha te flasim…
Njerezit karizmatik dine si te nisin nje bisede dhe ti bejn njerezit te ndihen special.
Tani te shohim si te hapim dhe ta mbyllim nje bisede:
Thyej akullin
Nje menyre e thjeshte dhe efektive per te hapur nje bisede eshte duke komplimentuar. Mund te jete per dicka qe ka veshur.
Vazhdo me nje pyetje te hapur, si “Cila eshte historia pas kesaj?” Fjala histori ka nje efekt te fuqishem sepse njerezit vdesin te tregojne histori.
Nje pyetje tjeter per te thyer akullin eshte,”Nga vjen ti?” Pyetja do inkurajoje me shume bisede dhe pastaj mund te pyesesh, “Si eshte te rritesh atje?”.
Mundohu te besh pyetje te hapura. Ne kontrast, pyetjet qe kane pergjigje vetem po/jo, e bejne te veshtire biseden qe te vazhdoje.
Eshte gjithashtu e rendesishme qe te fokusohesh ne tema pozitive, sepse njerezit do te lidhin ty me ndjenjat qe gjenerohen nga biseda.
Kur ai/ajo ben nje pyetje, perdor kete teknike: Pergjigju pyetjes me nje fakt, shto nje opinion personal, dhe drejtoji nje pyetje.
Per shembull: “Pra, ku jetoje?”.
“Jetoj ne Tirane”[fakt], “eshte nje qytet shume i bukur”[opinion personal], “Po ti cfare mendimi ke?”[drejton biseden]
Kujto, e gjithe biseda dhe vemendja duhet te jete per personin tjeter.
“Foli nje personi per veten e tij dhe ai do degjoje per ore te tera”, tha Benjamin Disraeli.
Kur te jesh duke folur, perdor me shume fjalen “Ti” sesa “Une”.
Dil nga biseda me elegance
Te jesh karizmatik do te thote qe njerezit do e shijojne pranine tende.
Ne fakt, sa me karizmatik te jesh, aq me e veshtire do jete qe te largohesh nga shoket e rinj.
Nje nga menyrat me te mira per tu larguar eshte kur ke nje arsye. Kur “je ne detyre”, njerezit nuk do presin qe te shpenzosh me shume kohe me ta.
Nje menyre tjeter eshte te ofrosh dicka te vleshme:
Informacion- Nje liber, websajt, artikull qe mund ti ndihmoje ata.
Prit derisa ta mbarojne fjaline dhe thuaj:
“E di, bazuar ne ato qe the, duhet ta kontrollosh kete (liber, artikull, websajt). A mund te me japesh adresen e e-mailit, te facebook, dhe une do ta dergoj linkun. Ishte nje kenaqesi qe u takuam.”
Nje person- Mund ta prezantosh ate me nje person qe e njeh. Nese bie dakort qe te takohen, ti thjesht mund te thuash,”Me lejo te te prezantoj”, dhe leri te flasin.
Kur ti ofron dicka te vleshme, ata do te kene ndjenja te mira dhe te ngrohta ndaj teje.
Mos prit shume gjate qe te mbyllesh nje bisede, perndryshe, ti dhe partneri nuk do ndjeheni rehat.
Pasi te largohesh, mos u shqeteso per ate qe duhej te kishe thene dhe nuk e the.
Nuk kane shume rendesi fjalet por ajo qe kane ndjere njerezit me ty.
Te tjeret jane duke lexuar: