2020-09-15

A Ndikojne Mjedisi, Njerezit Dhe Rrethanat Ne Menyren Sesi Ndjehemi

 

Qeniet humane kane nje aftesi unikale qe te kete nje perceptim te qarte te personalitetit te tyre – duke perfshire pikat e forta, pikat e dobeta, mendimet, besimet, emocionet, dhe cfare i motivon ata.

Kjo quhet “vetedije” ose aftesia per te menduar dhe gjykuar gjithcka qe na rrethon.

Kjo eshte arsyeja qe njeriu ka dominance mbi te gjithe gjerat ne bote.

Kjo eshte arsyeja pse njerezit bejne avancime domethenese nga gjenerata ne gjenerate.

Kjo eshte arsyeja qe ne mund te vleresojme dhe mesojme nga eksperiencat e te tjereve si edhe nga tonat.

Ne kete menyre ne mund te krijojme dhe te thyejme zakonet tona.

Vetedija na mundeson qe te ekzaminojme edhe menyren sesi ne e shohim veten.

Ne fakt, nese ne nuk e marrim ne konsiderate menyren sesi e shohim veten dhe te tjeret, ne nuk do te jemi ne gjendje te kuptojme sesi te tjeret ndihen per veten dhe boten e tyre .

Nese vizioni qe ne kemi per veten vjen nga pasqyra sociale.

Pra, nese vjen nga opinionet dhe perceptimet e te tjereve, atehere pikepamja per veten tone eshte ashtu si reflektimi ne dhomen e pasqyres se cmendur  ne karnavale. 

“Ti nuk je kurrë në kohë.”

“Pse nuk mund t’i mbani gjërat në rregull?”

“Ti duhet të jesh artist!”

“Nuk e kuptoj sesi fitove!”

“Kjo është kaq e thjeshtë. Përse nuk mund ta kuptosh?”

Keto vizione jane pa lidhje dhe jashte cdo proporcioni.

Shpesh ato jane me shume projeksione sesa reflektime. Duke u bazuar ne shqetesime dhe ne dobesi te karakterit te njerezve sesa te reflektojne ne menyre te sakte ate qe jane ne te vertete.

Shume nga ne ecin gjate kursit te jetes bazuar ne hartat sociale te krijuara nga te tjeret dhe qe ne i ndjekim.

Por a jane keto harta, me shume corientim sesa orientim?

Ne librin e tij “7 zakone te njerezve super efektive”, autori Stefen Covey tregon historine e Viktor Frank:

Frank ishte rritur ne traditen e psikologjise se Frojdit… qe cfaredo te ndodh ty qe femije e formon karakterin dhe personalitetin tend, ne parim e drejton jeten tende, dhe ti nuk ben dot gje per kete.

Frank ishte nje psikiater dhe ishte cifut. Ai ishte i burgosur ne kampet e vdekjes te gjermaneve naziste, ku ai perjetoi shume gjera te tmerrshme.

Te gjithe anetaret e familjes se tij kishin vdekur ne kamp ne dhomat e gazit. Pervec motres se tij, e gjithe familja e tij ishte zhdukur.

Franku vete vuajti tortura dhe poshterime te panumerta, duke mos e ditur nese nga momenti ne moment rruga e tij do ta conte ne dhomat e gazit.

Nje dite, lakuriq dhe vetem ne nje dhome te vogel, ai filloi te behej i ndergjegjshem per ate qe me vone ai e quajti “Liria e fundit e lirive njerezore”.

Nje liri qe rrembyesit naziste nuk mund t’ia merrnin.

Ata mund te kontrollonin te gjithe ambjentin e tij. Qta mund te benin cte donin me trupin e tij.

Por Frenku ishte nje qenie me vetedije qe mund te shikonte si nje mbikeqyres ne perfshirjen e tij.

Identiteti i tij baze ishte i paprekur.

Ai mund te vendoste brenda vetes se e gjithe ajo rreth tij nuk do te ndikonte tek ai. Pergjigja e tij ndaj kesaj ishte liria e tij per te zgjedhur ate pergjigje qe ambjenti i jashtem nuk do te ndikonte ne boten e brendshme te tij.

Ne mes te eksperiences se tij, Frank mund te projektonte ose ta imagjinonte veten ne rrethana te ndryshme.

Ai imagjinonte sikur ishte duke u dhene leksione studenteve te tij pasi te lirohej nga kampet e vdekjes.

Ai mund tu shpjegonte ne klase, ne mendjen e tij, dhe tu jepte studenteve te tij mesimet qe kishte marre ndaj cdo torture.

Pas nje serie te disiplinave te kesaj natyre, mendore, emocionale, dhe morale, kryesisht duke perdorur memorjen dhe imagjinaten, ai po sterviste lirine e tij embriotike.

Derisa kjo liri u be edhe me e madhe derisa ai kishte me shume liri se rrembyesit naziste.

Ata kishin me shume liri, me shume opsione per te zgjedhur nga mjedisi i tyre, por ai kishte me shume fuqi te brendshme. Ai u be nje inspirim per te gjithe rreth tij, edhe per disa nga rojet.

Ai i ndihmoi te tjeret qe te gjenin kuptimin e tyre ne vuajtjen e tyre dhe te gjenin dinjitetin ne kohen kur ishin te burgosur.

Ne mesin e rrethanave me degraduese qe mund te imagjinohen, Frank perdori dhuraten e vetedijes per te zbuluar nje rregull themelor mbi natyren njerezore:

Mes stimulit dhe pergjigjes, njeriu ka lirine per te zgjedhur.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...