2020-09-15

Vitaminat B Dhe Roli I Tyre Vital Ne Trupin Tone

 


Vitaminat B-kompleks luajne nje rol vital ne shendetin tone dhe mireqenien e trupit. Gjithashtu mungesa e tyre mund te coje ne probleme shendetsore serioze.
 
Nese veren se ke disa nga simptomat e mungeses se ketyre vitaminave mund te provosh suplementet B-Kompleks.
 
Kam listuar informacionin mbi sasine e dozes, nderveprimet me suplementet e tjera dhe efektet negative te mundshme.
 
Vitamina B1 ose Tiamine
Tianina luan nje rol te rendesishem ne:
  • Funksionimin normal te sistemit nervor
  • Rregullimin e karbohidrateve dhe tretjes normale
  • E mbron muskulin e zemres
  • Stimulon punen e zemres.

Burimet e vleshme te kesaj vitamine jane gruri, dritherat, arrat, fasulet, perimet jeshile, qumeshti, veza, bananet dhe molla.

Mungesa e saj mund te shkaktoje demtime serioze ne:
  • sistemin e tretjes
  • shkakton kapsllekun kronik
  • Mund te shkaktoje humbje ne peshe
  • diabet
  • depresion
  • lodhje mendore
  • dobesim te zemres.
Informacioni mbi dozen
Sasia e rekomanduar per te rriturit eshte 1.5 miligram, po ashtu edhe doza terapeutike eshte 1.5mg ne dite.
 
Nje suplement cilesor multivitamin-mineral permban sasine e mjaftueshme te tiamines.
 
Mund ta gjesh gjithashtu ne nje suplement B-kompleks ne tablet ose ne forme kapsule.
 
Efekte anesore te mundshme
 
Tiamina eshte e sigurte kur e merr sipas sasise se rekomanduar ditore.
 
Por, 5 mg, mund te shkaktoje efekte anesore si kruajtje, skuqje, rritje e shpejte e rrahjeve te zemres ne individe te ndjeshem.
 
Nderveprime te mundshme
Medikamente si antibiotiket, ilacet per epilepsine, kontraceptivet oral, si edhe antibiotiket qe luftoje infeksionet ne traktin urinar mund te ulin nivelet e tiamines ne trup.
 
Tiamina perdoret si suplement per te trajtuar funksionimin e dobet mendor tek te moshuarit si edhe personat me semundjen Alzheimer.
 
 
Vitamina B2 ose Riboflavin
E njohur edhe si vitamina G eshte esenciale per:
  • rritjen dhe shendetin ne pergjithesi
  • shendetin e syve, lekures, flokeve dhe thonjve
  • bashke me substanca te tjera i tret karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat.
Burimet e kesaj vitamine jane: Perimet jeshile, qumeshti, djathi, vezet, bajamet, fara luledielli, agrumet dhe domatet.
Mungesa e kesaj vitamine mund te shkaktoje
  • nje sensacion djegie ne kembe, ije dhe ne gjuhe
  • lekure te yndyrshme
  • rrudha te parakohshme ne fytyre, ne krahe dhe ekzeme.
Sasia e rekomanduar ditore per kete viamine eshte 1.6-2.6 mg per te rriturit dhe 0.6-1 mg per femijet.
 
Informacion mbi dozen
Sasia e rekomanduar ditore eshte 1.3mg(femra) dhe 1.8mg(meshkuj). Doza terapeutike eshte 2mg ne dite. Supplementet multivitamin-mineral dhe B-komplex eshte i mjaftueshem per shumicen e njerezve.
 
Shiko ne tabele per riboflavin-5-phosphate ose thjesht riboflavin.
 
Nje femer shtatezene duhet te kete kujdes qe te marre riboflavin mjaftueshem sepse mungesa e saj mund te shkaktoje demtime ne fetus.
 
 
Vitamina B3 ose Niacine
Eshte esenciale per:
  • qarkullim te rregullt
  • per funksionim te shendetshem te sistemit nervor
  • metabolizem normal te proteinave dhe karbohidrateve.
  • per sintezen e hormoneve seksuale, kortison, tiroksine dhe insuline.
Gjendet tek peshku, melcia, mishi i pules, kikiriket, perimet jeshile, domatet.
 
Mungesa e saj mund te sjelle ne
  • crregullime te lekures
  • depresion
  • pagjumesi
  • dhimbje te kokes
  • crregullime te tretjes
  • anemi.
Sasia e rekomanduar ditore eshte 12-20 mg per te rriturit dhe 4.8-12mg per femijet.
Informacion mbi sasine
Sasia e rekomanduar ditore eshte 15 mg per femrat dhe 20 mg per meshkujt. Doza terapeutike eshte 18mg.
 
Suplementet B-komplex qe permbajne niacin ose niacinamide eshte e mjaftueshme per shumicen e njerezve.
 
Efekte anesore te mundshme
Problemet shendetesore si diabeti, crregullimet e stomakut, glaukoma, ulcera e stomakut, mund te perkeqesohen me marrjen e niacines.
 
Nderveprimet e mundshme
Niacina mund te zvogeloje efikasitetin e insulines tek personat me diabet.
 
Vitamina B5 ose acidi panteonik
Vitamina B5 ndihmon ne
  • ndertimin e qelizave, mbajtjen , rritjen dhe zhvillimin normal te sistemit qendror nervor
  • Stimulon gjendrat e adrenaline
  • rrit prodhimin e kortisonit dhe hormoneve te tjera
  • Eshte esenciale per konvertimin e yndyrnave dhe sheqerit ne energji.
Burimet kryesore jane Buka dhe dritherat, perimet jeshile, fasulet, kikiriket dhe e verrdha e vezes.
Mund te sintetizohet nga trupi nga bakteri i zorreve.
 
Mungesa e saj mund te shkaktoje
  • lodhje kronike
  • mungese se glukozes ne gjak
  • zbarrdhje dhe humbje te flokeve
  • depresion
  • crregullime te stomakut
  • crregullime te gjakut dhe te lekures.
Sasia minimale e kerkuar eshte 30-50mg.
 
Vitamina B6 ose Pyridoksine
Ndihmon ne absorbimin e yndyrnave dhe proteinave. Parandalon crregullimet e sistemit nervor dhe lekures.
 
Burimet e kesaj vitamine jane dritherat, bananet, melcia, arrat, qumeshti, vezet, mishi dhe perimet e fresketa.
Mungesa e saj mund te coje ne
  • disa tipe te anemise
  • crregullime serioze te lekures
  • humbje te flokeve
  • demtim te qarkullimit
  • crregullime te stomakut
  • lodhje dhe depresion.
Doza: Doza e rekomanduar eshte 1.5mg per femrat, dhe 2mg per meshkujt. Doza terapeutike eshte 2.5mg.
 
Efekte te mundshme anesore: Nese merr sasi te teperta (200mg ose me shume ne dite) per nje periudhe te gjate, mund te shkaktoje humbje ndjeshmerise ne duar, kembe dhe veshtiresi ne ecje.
 
Vitamina B9 ose acidi folik
Acidi folik bashke me vitaminen B12 jane te nevojshme per formimin e qelizave te kuqe te gjakut. Ndihmon metabolizmin e proteinave dhe ndihmon ne parandalimin e flokeve gri ne menyre te parakohshme.
 
Burimet e saj jane spinaqi, marulja, kerpudhat, arrat, kikiriket dhe melcia.
 
Mungesa e saj con ne
  • disa tipe te anemise
  • crregullime serioze te lekures
  • humbje te flokeve
  • demtim te qarkullimit
  • lodhje dhe depresion

Vitamina B12

  • Eshte nje komponent kritik ne formimin e qelizes
  • Per tretje normale
  • Sintezen e proteinave
  • Absorbimin e ushqimit
  • Per metanolizmin e yndyrnave dhe karbohidrateve

Gjendet tek: Qumeshti dhe nenproduktet e saj, vezet, mishi, melcia, dhe produkte te tjera shtazore.

Shenjat e mungeses: Shkakton anemine. E cila mund te shkaktohet nga pamjaftueshmeria e vitamines B12 ose paaftesia per ta pervatsuar ne menyren e duhur.

Semundjet si Koliti mund te shkaktojne qe vitamina B12 te mos pervetesohet si duhet. Mund te shkaktohet gjithashtu nga nje sasi e pamjaftueshme e acidit te stomakut ose rritje jonormale e baktereve ne zorre.

Disa shenja te tjera perfshijne humbje te memorjes, demtim te nervave, zvogelim te reflekseve, halucinacione, probleme me syte dhe probleme me tretjen.

Doza: Sasia e rekomanduar eshte 3 mikrogram. Doza terapeutike eshte 5-20 mcg.

Suplementet jane shpesh te rekomanduara per te moshuarit, njerezit me probleme te tretjes dhe vegjetarianet.

Perdorimi i larte i vitamines B12 nuk shkakton efekte anesore.

B7 ose Biotin

Eshte e njohur gjithashtu si vitamina H dhe eshte pjese e familjes se vitaminave B.

Funksionet e B7 jane:

  • Asiston ne metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve, dhe proteinave.
  • Ndihmon me rritjen qelizore dhe per te lehtesuar perdorimin vitaminave te tjera B.
  • Studimet kane treguar si biotin ndihmon ne kontrollimin e insulines tek te semuret me diabet.

Disa burime ushqimore: Soja, e verrdha e vezes, bajame, arra, tershera, brokoli, banane, kikirika, melcia, veshka, qumeshti dhe fasulet.

Shenjat e mungeses: Depresion, humbje e flokeve, presion i larte i gjakut, anemi.

Mungesa e biotin eshte shume e rralle sepse kjo vitamine mund te prodhohet nga zorret nga shperberja e ushqime te tjera.

Informacion mbi dozen: Sasia e rekomanduar ditore eshte 100-200 mcg ndersa doza terapeutike eshte 200 mcg.

Shume njerez nuk kane nevoje per te marre nje suplement te vecante per kete. Pervec njerezve qe jane duke trajtuar diabetin dhe qe rekomandohet vetem nga nje doktor.

Efektet anesore: Nuk ka efekte anesore sepse sasite e teperta dalin jashte nepermjet urines.

Nderveprimet e mundshme: Substancat si antibiotiket, sheqeri artificial(sacharin), si edhe ilacet kunder infeksionit mund te ndikojne ne sasine e biotin ne trup.

Stresi mund te ndikoje ne menyre negative ne nivelin e vitaminave b ne trup. Shume nga ne jane ne ndikimin e stresit.

Jeta e perditshme eshte e mbushur me situata stresuese ne vendin e punes, ne shtepi, duke mos na dhene nje shans qe te qetesohemi. Kjo tregohet ne trupin tone duke na ulur nivelin e energjise.

Vitaminat b jane te tretshme ne uje, duke qene keshtu trupi nuk mund ti ruaje. Keshtu, ne duhet te sigurohemi qe cdo dite jemi duke marre sasine e nevojshme per te funksionuar ne menyre optimale.

Tani, nese je duke perjetuar simptomat e mungeses ose je i ndergjegjshem qe nuk je duke konsumuar mjaftueshem ushqime te shendetshme, mund te provosh suplementet.

Keto jane 5 suplementet me te mire B-kompleks
Eshte shume e rendesishme qe te zgjedhesh suplementet e duhura. Arsyeja eshte se nje suplement mund te kete nje impakt pozitiv por edhe negativ ne jeten tende.

Eshte shume e rendesishme qe te zgjedhesh suplemente qe jane ne sasine e duhur dhe nuk te shkaktojne reaksione alergjike.

1-Pure Encapsulations
Eshte nje kompani me nje reputacion shume te mire dhe te respektuar.

Shishja permban 60 kapsula. Nuk permban gluten, soje, dhe nuk ka ngjyrues artificial.

Duhet te marresh nje kapsule ne dite bashke me ushqimin. Ky suplement nuk permban acid folik, ne vend te saj permban folate(methylfolate).

2-Super B Complex vitamins by Divine Bounty
Eshte nje burim shume potent i vitaminave B. Cdo shishe permban 90 kapsula.

Eshte e perbere nga elemente organike dhe nuk eshte e modifikuar gjenitikisht. Nuk permban gluten, soje, dhe nuk ka konservues. Eshte gjithashtu e sigurte per vegjetarianet.

Ky suplement gjithashtu permban Inositol dhe Choline. Qe jane shume te rendesishme per te ndertuar membranen qelizore dhe per te rregulluar aktivitetin qelizor.

Inotisol mund te ndihmoje per te qetesuar ankthin, dhe per te reduktuar shpeshtesine e sulmeve te panikut. Merr nje kapsule ne dite bashke me ushqimin.

3-Nature Made Super B Energy complex
Keto kapsula qe jane shume te thjeshta per tu gelltitur do te t’ndihmojne qe te ndiheni shkelqyeshem dhe me energji. Te gjitha vitaminat permbushin 100% te sasise ditore.

Ky suplement eshte USP i verifikuar, qe do te thote:

  • I permban te gjitha elementet qe ndodhen ne tabele
  • Nuk permban kontaminante(papasterti)
  • Eshte prodhuar sipas rregullave te FDA qe do te thote eshte prodhuar duke perdorur procedura te mire-kontrolluara sanitare.

*FDA(federata e ushqimit dhe e kontrollimit te medikamenteve) eshte nje agjenci federale ne SHBA e cila eshte pergjegjese per kontrollimin e ushqimit, medikamenteve, produkteve te duhanit, suplementeve etj.

4-Vitafusion B Complex gummy vitamins
Eshte nje suplement qe nuk permban gluten. Ka nje shije luleshtrydheje po ashtu edhe vitamin C. Merr nje pilule ne dite.

5-NOW B-100 Vitamin, 250 Veg Capsules
Eshte e certifikuar GMP- Eshte e prodhuar sipas praktikave te mira te prodhimit. Ky suplement do te rrise nivelet e tua te energjise dhe fokusin gjate dites. Gjithashtu permban choline dhe inositol.

Eshte shume e rendesishme te marresh 1 kapsule ne 24 ore, dhe konsultohu me doktorin nese do marresh me shume. Gjithashtu sigurohu qe te kontrollosh efektet e mundshme anesore si edhe nderveprimet me ilacet e tjera te shpjeguara me siper.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...