Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/03/15

Brengosje në Beograd që “askush s’po reagon rreth deklaratave për Shqipërinë e madhe”

Aleksandar Vučić, 2017.jpg

Kryetari i Serbisë Alksandar Vuçiq (alias Aleks Vuçiç sipas gazetarit serb Dejan Lluçiç)ka shfaqur brengën e tij se “shqiptarët po flasin gjithnjë për krijimin e Shqipërisë së madhe” dhe as Evropa dhe as bota nuk po reagon ndaj tyre.

Rezultate imazhesh për dejan llucic

Dejan Lucic


“Na brengos situata në Kosovë dhe marrëdhëniet me Prishtinën, jo pse ne duam të bëjmë ndonjë gjë kundër shqiptarëve, por pse shqiptarët vazhdojnë të flasin për krijimin e Shqipërisë së madhe e për këtë askush nuk reagon”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se Beogradi duhet t’i përcjellë hapat e njerëzve të cilët në çdo moment provokojnë, e kjo, sipas tij, nuk do të thotë se Serbia i frikohet ndokujt.

Vuçiqi në fund ka përkujtuar marrëdhëniet shumë të mira që Serbia i ka me Rusinë e Kinën.

© FLORIPRESS

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...