Fermerët e Devollit janë ngritur në protestë për prodhimet e pashitura që janë detyruar t’i hedhin e për këtë akuzojnë qeverinë.
Pikërisht me produktin e tyre të famshëm, mollët, kanë shkruar dhe një mesazh për kryeministrin. “Rama ik”, shihet e formuar prej tyre.
Fermerët kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, ndërsa kanë paralajmëruar protestë pa afat....
Ajo ishte e ftuar në “Opinion” thotë se opozita po menaxhon më së miri urrejtjen popullore ndaj tij.
Madje ajo shkon dhe më tej kur thotë largohet nga politika nëse Edi Rama mbledh kaq shumë njerëz në shesh sa opozita.
“Edi Rama nuk rrëzohet duke bërë ne protesta paqësore. Në po sensibilizojmë opinion publik. Ne po menaxhojmë në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës”
Po në qoftë se Rama organizon mbështetësit dhe militantët e tij a mund të ketë një përplasje civile?
“Unë jam e gatshme dhe unë tërhiqem automatikisht nëse zoti Rama mbledh të njëjtët qytetarë që mblodhi opozita në 16 shkurt. Iki nga politika”
Po çdo parti në pushtet mbledh…
“Jo, nuk i mbledh dot! Prapë me gjithë infrastrukturën që zoti Rama mund t’ju krijojë qytetarëve”.
Sipas saj, “Edi Ramën e tmerron dalja e qytetarëve të Tiranës në rrugë. Nuk e tmerrojnë 20.000 qytetarë të ardhur nga rrethet. Protesta e djeshme ishte vetëm me qytetarë nga Tirana. Rama është i rrëzuar. Mjafton të shikoni se cili nga institucionet sot punon”.