2019-03-12

SHQIPE HASANI ” QËNDISTRAJA S’KA MORT” DRAMË




Rezultate imazhesh për shqipe hasani
Shqipe Hasani e lindur me 18 dhjetor 1971 në Prishtinë pas mbarimit të shkollës fillore , mbaroi shkollën e mesme të mjekësisë, pastaj edhe në Fakultetitin e Filologjisë në Unversitetitn e Prishtinës. Aktualisht ëshhtë në mardhënie pune në Qendrën Emergjente si teknike e Radiologjisë në Prishtinë. Është anëtare e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës . Shqipe Hasani ka të botuar këto përmbledhje:



- “ Shiu i vetmisë” poezi. 1997

- “Qielli i varreve” poezi. 2000

- “ Akuarel i dhembjes” poezi. 2008

- “ Premtimi i lënë peng “ poezi. 2009



Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, përmbledhjen poetike “ Akuareli i dhembjes” ju dha çmimi si libri më i mire i vitit në Mitingun e poezisë.



Por fare në fund të vitit 2011, shkrimtarja jonë e talentuar Shqipe Hasani, para lexuesve solli një befasi të këndëshme në bagazhin e saj krijues vjen me një qëndisje aq të bukur krijuese, të një zhanri jo edhe aq të lehetë, u fut kësaj gjinie që do përkushtim, do perceptim intelektual, artistik, por megjithatë do edhe shpirt për t’i dhënë secilit përsonazh në vete, duket se ajo e bëri me shumë devocion artistik krijues, solli librin e saj të parë të këtij lloji në krijimtarinë e saj artistike, ajo që ishim mësuar deri këtë vit Shqipen ta njihnim dhe lexonim, si poetet , tani do ta lexojme edhe si dramaturge. Veprën e saj dramturgjike e titulloi:

“ Qëndistarja s’ka mort” Dramë 2011. . Shtëpia botuese “ Orfeu” Prishtinë Bibilioteka “Talia “ Redaktor : Rushit Rambaja, libri ka 117 faqe .



Përsonazhet: Hirushja, Bardi,, Njerku, Çakalli, Nili,Sara, , Sjellësi i Pusullës, Paramilitari, Çetniki i parë, Çetniku i dytë, Veshatorja e pare, Veshatorja e dytë, Jevga vithkërcyer, Jevga e Nagjallme, Ushtarja Flokëartë, Ushtari, Gra , burra. Në strukturën e saj kjo dramë ka tre akte. Skena e hapjes pasta skena e I,II, III. Akti i dytë: skena I, II,III.Akti i tretë: skena I,II,III dhe skena e mbylljes.



Për rëndësinë e kësaj vepre dramaturgjike, para lexuesve po sjellim edhe mendimin e Editorit të shtëpisë botuese “ Orfeu” Prishtinë dhe redaktorit të këtij libri Rushtit Ramabaja:



“ Derisa në katër librat me poezi të Shqipe Hasanit, veç tjerash,lexohen një kronikë lirike e shqiptuar nga një zemër gruaje, në dramën e pare të saj dhe shumë të sukseshëme “ Qëndistarja s’ka mort”, ajo me një dialog, stil dramatic të veçantë, projekton fatin e gruas sonë, që mëkohet në gjirine mitit po aq edhe në magjitë e kohës moderne.

Hirushja , kryeheroina, ikën nga përralla e ndjekur nga Njerka zemërkeqe, por në jetë takon Njerkun po aq zemërlig, që njëlloj nxirëos fatin e saj. Hirushja që e thrrasinedhe Qëndistare, megjithatë, ia del ta kapërcej rrethakun e trishtë dhe të gjej ngushllim e dashuri te Bardi.

Mpleksjae mynxyrës së luftëssë mbramë shqiptaro-serbe me fatin e kryeheronjëve( Hirushës e Bardit) e bënë këtë dramë më jetësoree më dinamike duke e shkrirë natyrshëm dhembjen individuale në atë kolektive”(Arsim Halili)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...